Që nga paslufta, ndjekja dhe gjykimi i krimeve të luftës në Kosovë ka qenë ekskluzivitet i misioneve ndërkombëtare. Në fillim UNMIK-u, ndërsa që nga viti 2008 EULEX-i. Standardet e përdoruara nga këto misione dhe rezultatet e tyre tanimë të gjithë i dimë.
Tani le të analizojmë një situatë hipotetike sikur Bashkësia Ndërkombëtare, t’i njihte Drejtësisë së Kosovës të drejtën t’i gjykonte edhe rastet e krimeve të luftës, dhe Drejtësia e Kosovës të përdorte pikërisht këto standarde që përdorën këto dy misione.
Kështu që, menjëherë pasi Drejtësisë së Kosovës iu dha kjo e drejtë, disa prokurorë të Republikës së Kosovës i hynë punës të hetojnë të gjitha krimet që janë kryer në territorin e saj. Më pas, si rezultat i hetimeve, pasojnë ngritjet e aktakuzave ndaj atyre që dyshohen se kanë kryer krime lufte, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale, sërb, shqiptarë apo kushdo qofshin ata.
Natyrisht, pas ngritjes së aktakuzave radha u erdhi proceseve gjyqësore, dhe meqë drejtësia e Kosovës për herë të parë është duke ushtruar kompetencën për të gjykuar krimet e luftës, proceset gjyqësore monitorohen fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos nga Bashkimi Evropian dhe nga organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Meqë shumica absolute e viktimave të krimeve të luftës janë shqiptarë edhe rasti i parë për të cilin është duke u mbajtur procesi gjyqësor zhvillohet kundër disa të dyshuarve serbë që kishin kryer krime kundër një Grupi shqiptarësh nga Drenica.
Aktakuzën prokurori e ka mbështetur vetëm te një dëshmitar serb i cili dëshmon se të akuzuarit kanë vrarë disa shqiptarë emrat e të cilëve dëshmitari nuk i din, nuk e din as ku janë varrosur viktimat vetëm thjesht e din që një ngjarje e tillë është zhvilluar para syve të tij dhe kryesit e saj janë pikërisht ata të cilët ndodhen para trupit gjykues.
Vëzhguesit ndërkombëtarë marrin shënime në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike por nuk ndërhyjnë.
Nuk ndërhyjnë sepse thonë se edhe pse nuk është në rregull që të ngriten aktakuza me bazë kaq të dobët, le të themi se është në natyrën e prokurorëve që të mos brengosen shumë për mungesën e provave të mjaftueshme.
Vëzhguesit ndërkombëtarë të gjitha shpresat i kanë varur te Trupi Gjykues, detyrë e të cilëve është ndarja e drejtësisë, se nuk do të pranojë pretendimet e prokurorit dhe kështu drejtësia do tëvihet në vend.
Pas prezantimit të provave nga prokurori dhe mbrojta, vjen dita e shpalljes së Aktgjykimit. Të gjithë monitoruesit e vëmendshëm, sidomos ata ndërkombëtarë tani presin që Trupi Gjykues të shpallë pafajësinë e të akuzuarve. Por jo, për habinë e të gjithëve Trupi Gjykues shpallë të akuzuarit fajtor dhe i dënon me shumë vite burg.
Menjëherë pas gjykimit reagoi Bashkimi Evropian. Përmes një konference për gazetarë përfaqësuesit e BE-së deklaruan se Kosova dështoi që në mënyrë të drejtë dhe të pa anshme tëndajë drejtësi… Kosova shpallet e pa aftë për të proceduar proceset e tilla gjyqësore…nuk ka dëshmi për krimet në Drenicë.
Tani kthehemi në realitet.
Një proces i tillë këto ditë u mbajt në Kosovë kundër "Grupit të Drenicës"! Ky proces kishte një dëshmitar që nuk e dinte identitetin e viktimës, as vendin e varrosjes së saj, as armën e krimit, u zhvillua jo nga drejtësia e Kosovës por nga Misioni Evropian për Sundim të ligjit – EULEX!
Ende pa kaluar as një muaj nga shpallja e aktgjykimit, bëhet publik skandali se gjatë caktimit të panelit gjyqësor ka pasur shkelje të rënda procedurale. Bëhet publik fakti se ky panel është formuar sipas preferencave personale të kryetarit të trupit gjykues.
Shumë kush para pak muajsh do t’i fuste duart në zjarr se një gjë e tillë kurrë nuk mund t’i ndodhë këtij misioni, sepse ata vijnë nga vende me standarde të larta të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.
Sepse vijnë nga vende ku aktgjykimet dënuese shpallen vetëm kur të jenë të argumentuara mirë, apo siç thuhet në gjuhën juridike të këtyre vendeve “Përtej çdo dyshimi”.
Sepse, drejtësia e këtyre vendeve udhëhiqet nga maksima që ka fillin që nga periudha romake e cila thotë: “Më mirë 100 fajtorë në liri, sesa një i pafajshëm në burg”.
Sepse, një sistem i drejtësisë mund ta përballojë nëse nuk arrin në ndonjë rast ta vë drejtësinë në vend, por asnjëherë nuk guxon t’ia lejojë vetes që duke dashur me çdo kusht ta vë drejtësinë në vend, të bëjë padrejtësi.
Sepse, për të vënë drejtësinë në vend kurr nuk është vonë, por për të korrigjuar padrejtësinë shpesh herë mund të bëhet vonë.
Pas gjithë kësaj shtrohet pyetja: a duhet edhe më tej të besojmë se ata do ta bëjnë ndarjen e drejtësisë më mirë se ne?
Duke i pasur parasysh të gjitha këto, do t’i referohem një fjale të urtë popullore e cila thotë: "Nëse dëshiron të dish se si do të veprojë dikush në të ardhmen, shihe se si ka vepruar në të kaluarën".
Pra, nëse dikush pret se Gjykata Speciale do të veprojë ndryshe nga këto dy misione që i patëm gjatë këtyre viteve ai nuk ka mësuar asgjë nga e kaluara. Nuk thuhet kot se "kush nuk mëson nga gabimet e të tjerëve ka rast të mësoj nga gabimet e veta, ama kush nuk mëson nga gabimet e veta nuk do të mësojë kurrë!
Dhe, për fund, nëse dikush të cilit i beson të mashtron njëherë, fajtor është mashtruesi sepse keqpërdor besimin tënd, ama nëse i njëjti të mashtron dy here madje edhe tri herë fajin kërkoje te vetja.
Prandaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet t’i thonë njëzëri JO kësaj forme të ndarjes së drejtësisë. Ti thonë JO ndërhyrjes politike në sistemin e drejtësisë. Në të kundërtën do të favorizojnë padrejtësitë e shumta kundër shtetit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë