Përfaqësuesit e Unionit të Biznesit Kosovarë në Gjermani në krye me kryetarin e saj Ejup Berisha, kanë arritur t’i bëjnë bashkë qindra biznese shqiptare nga Gjermani dhe pjesët tjera të Evropës. Ky ishte kongresi i parë i organizuar nga Unioni i Bizneseve Kosovare në Gjermani që ka tetë degë të saja në territorin gjerman. Ky Unioni kishte qëllimin kryesorë që së bashku me anëtarët dhe mysafirët e shumtë të diskutohet për disa projekte të rëndësishme dhe ambicioze.
Të pranishëm në këtë kongres ishin kryetari i Bashkisë së Kolnit, Dr. Ralf Heinen, Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik , Valon Murati, ministri i Diasporës.
Ejup Berisha, kryetari i Unionit të Bizneseve Kosovare në Gjermani u ka prezantuar të pranishmëve tri projektet e Unionit që janë krijimi i mundësive të shërimit për pacientët nga Kosova në klinikat gjermane, rritja e kapitalit të fondit zhvillimor për Kosovën, i cili sapo është themeluar e që ka për qëllim zhvillimin e Kosovës, si dhe krijimi i mundësive për punësimin e 10.000 punëtorëve nga Kosova në Gjermani. Ndërsa, për projektin e fundit, kryetari Berisha ftoi biznesmenët e pranishëm që një pjesëmarrje sa më aktive të ofrojnë mundësi vende të punës për kosovarët.
“Ky kongres nuk është konferencë, është një kongres do të thotë një mbledhje vjetore e gjithë anëtarëve nga gjithë Gjermania, do të thotë është një mbledhje pune një kongres pune çka kemi bërë kohën që ka kaluar dhe çka bëjmë këtë vit. Kështu siç e vërejtët edhe ju ne e patëm këtu edhe kryetarin e qytetit të Kolnit , Kolni ika diku në bruto social në produkt mbi 80 miliardë euro. Këtu patëm shumë kompani të fuqishme edhe tre projekte që i prezantuam ato do të realizohen e kështu që kongresi nuk është ndonjë konferencë ndonjë premtim por është vetëm një takim pune edhe kështu që normal që do të ketë sukses”, tha Berisha.
Në këtë kongres dy ministrat kosovarë Valon Murati i diasporës dhe Blerand Stavilzci i Zhvillimit Ekonomik kanë njoftuar bizneset gjermane për mundësitë që ofron Kosova për investimet e huaja.
“Duke e parë peshën që e kanë bizneset që janë Unionit të Bizneseve, unë jam shumë optimist, kemi për herë të parë një tryezë unike të bizneseve tona këtu dhe mendoj që për herë të parë kemi një vizion të prezantuar me projekte konkrete…Këto firma kanë mundësi që 1 deri në 2 vite t’i punësojnë punëtorët tanë që vijnë nga Kosova dhe besoj që ky është një lajmë shumë i mirë dhe përmendi shifrën prej 10 mijë potencial të punësuar, pra që janë vende të reja punë për 1 një vjet deri 2 vjet dhe mendoj që ata tregohen të aftë dhe të shkathët kanë mundësi të vazhdojnë edhe më tutje. E dyta është realizoni Gjermani-Kosovë për të cilën edhe ne folëm këtu”, tha Blerandi.
Ai po ashtu ka premtuar se interesimin e bizneseve, brengat dhe kërkesat do t’i adresojnë nëpërmjet tre ligjeve. Që sipas tij janë ligji për partneritetin publiko-privat, ligji për investime të jashtme dhe një ligj të cilin janë duke e draftuar për partneritete të mundshme ekonomike strategjike në mënyrë qeveria të komunikoj drejtpërdrejtë.
Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Kolnit, Ralf Heinen, i cili tha se është i lumtur që kongresi ku me aktivitetin eUnionin është duke kontribuar në konsolidimin e shtetit të ri të Kosovës.
Në ndërkohë, ministri i Diasporës, Valon Murati ka thënë se bizneseve nga diaspora duhet të iu krijohen kushte në Kosovë.
Kurse, Vllaznim Kelmendi, pronar i kompanisë shumë të fuqishme në Gjermani ‘Kelmendi GmbH’, ka thënë se Unioni është rritë me anëtarësimin e bizneseve.
“Unioni i Bizneseve morri një drejtim të unitetit të biznesmenëve dhe afaristëve shqiptarë këtu në Gjermani dhe ne shpresojmë që përmes Unionit të Bizneseve Shqiptare të krijohet lidhje jo vetëm Kosovë –Gjermani apo Gjermani-Kosovë , qëllimi kryesor i Unionit të Bizneseve Kosovare është se të krijohet një rrjetëzimi i shqiptarëve brenda Gjermanisë që të bashkëpunojnë edhe të tregojnë suksese në të ardhmen”, tha Kelmendi.
Në kongres ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, Brunilda Paskali, e cila bëri prezantimin para të pranishmeve “Shqipëria – vend i mundësive“, që kishte të bëjë me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke theksuar potencialet e shumta që ofron vendi për investitorë të huaj.
Po ashtu, në kongres ishte e pranishme me një zë shumë kritikë edhe Hamide Latifi nga organizata “Women in Business“, e cila mes tjerash iu tha të pranishmeve që patriotizmi më i madh është të hapësh vende pune. Po ashtu, pas prezantimeve Unioni i bizneseve u ndau mirënjohje shumë biznesmenëve të pranishëm, të cilët kishin kontribuar në aksionin e ndarjes së bursave për 30 studentë në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj