Të jesh katundare nuk është turp, përkundrazi është krenari. Me këtë njeriu tregon kulturë, qytetërim, dinjitet, respekt për fshatin, fisin, origjinën, prejardhjen e tij.
Mua nuk trembin fjalët e injorantëve, mendimet primitive që mund të thuhen diku, por më gëzon fakti që për dallim nga qytetarët e Gjakovës, unë jam katundare e një fshati tejet të bukur, Kunushec, por e lindur dhe e rritur në Prishtinë
Duke lexuar një ditë lajme, rastisa të shikoj një kronikë e cila më hamendësoi me disa opinione tek disa të rinj nga Gjakova, ku në mënyrë publike, pa fije turpi, duke u zgërdhirë ofendonin bashkëqytetarët e tyre, duke dalluar ata në katundarë dhe qytetarë. Madje njëra tregonte që përpara vetëm me pasaportë kanë pas të drejtë të hyjnë në qytet.
Jo kot desha të komentoj për këtë temë, ku këto vajza të reja treguan dhe njëherë që mbjellja e urrejtjes, diskriminimi për fshatarët daton me vite në këtë qytet. Ka mbi pesëmbëdhjetë vite kur pata takuar në pushime, një mike nga Gjakova, e cila qante se si shoqëria nuk e pranon vetëm pse është fshatare.
Pas gjithë këtyre viteve, kam menduar që është larguar kjo dukuri negative, por dhe në këtë shekull shohim të reja që flasin kaq hapur duke ofenduar, jo vetëm origjinën e tyre, por dhe vendin dhe shoqërinë. Ishte shokuese për mbarë opinionin shqiptar.
Problemi nuk është vetëm tek mënyra e të menduarit, pasi paragjykimet kanë një shtrirje të gjerë në qëndrimet njerëzore
Këto lloj paragjykime dhe qëndrime negative janë vërtet të pajustifikueshme, pasi shpesh në jetën e përditshme krijohen konflikte të ndryshme sociale midis grupeve. Këto grupe zakonisht favorizojnë njërën palë dhe me sjelljen e tyre negative diskriminojnë anën tjetër. Personat e disfavorizuar, përveç që ndihen të indinjuar, të refuzuar nga shoqëria, fillojnë të jenë më kërcënues, pasi nevoja për ruajtje identiteti personal, nevoja për respekt, shpeshherë bëhet shkak i konfliktit të tyre.
Gjithashtu fillon të shfaqet dhe rivaliteti i drejtpërdrejtë për vlera të caktuara duke krijuar armiqësi. Qëndrimet negative, indiferenca e tyre matet dhe me aftësinë e tyre, duke shfaqur kërkesa për t’u përshtatur në shoqëri. Shembull: nëse një nxënëse, student, apo shok-shoqe nuk flet, nuk vishet, nuk ka të ardhura si ata, nuk e pranojnë një përfaqësuese të klasës së ulët as në shtëpi, as nuk martohen, pra e diskualifikojnë nga rrethi.
Kjo tendencë për të refuzuar njerëzit e grupeve të tjera është më e shprehur në disa njerëz dhe më pak e shprehur tek disa të tjerë. Zakonisht individët që shfaqin karakteristika të personalitetit autoritar, vazhdimisht i refuzojnë njerëzit e grupeve tjera. Ata qysh në fëmijëri edukohen nga prindër dominues që përdorin masa të rënda ndëshkuese disiplinore. Duket që personat që mendojnë në terma të thjeshtë, janë më paragjykues, pasi janë kategori që kanë nevojë për një shkarkim të frustrimeve të tyre personale.
Shikuar në prizmin psikologjik, qetësia shpirtërore që të ofron jeta në fshat, nuk krahasohet me jetën në qytet. Madje, jeta në qytet ka predispozita më të mëdha të rritjes së stresit, duke shkaktuar dhe sëmundje të tjera të shëndetit mental, pasi banorët e qytetit i ekspozohen dhe rrezikut më të madh nga ndryshimet e shpeshta të disponimit.
Prandaj, kjo ndarësi katundar/qytetar është shumë primitive. Nuk ka rëndësi vendi ku ke lindur, por mënyra si sillesh aty ku jeton. Nga pikëpamja e origjinës, ne jemi të gjithë katundarë. Para se gjithash rëndësi ka të jemi njerëz në mendje e në trup. Prandaj, me mburrje e them: Unë jam katunare!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës