LAJMI I FUNDIT:

“Ultimate G” – armiku i ri numër një i mashkullit

“Ultimate G” – armiku i ri numër një i mashkullit

Edhe pse duket e tmerrshme, vibratori “Ultimate G”, siç thonë prodhuesit e tyre, ofron diçka që deri tani

Siç transmeton shtypi i huaj, tani po arrin edhe orgazma e nivelit të tretë. Përveç faktit që janë një ndër ndihmësit më të zakonshëm seksualë, vibratorët mund të shkaktojnë edhe një ndër orgazmat më të mira që i keni përjetuar ndonjëherë.

Pjesa themelore e këtij vibratori me pamje të tmerrshme është e mbuluar me “gunga kënaqësie”, të cilat përqendrohen në pikën G, ndërsa dorezat e jashtme stimulojnë klotorisin e brendshëm, thonë disenjatorët gjinekologë të kësaj lodre, të cilën gjoja e kanë punuar ekspertët mjekësorë, por që kushton 106 dollarë.


Sipas “New York Times”, transmeton telegrafi, 53% e femrave të pyetura, kanë pranuar përdorimin e vibratorit. Pothuajse gjysma e meshkujve të anketuar, pranuan gjithashtu përdorimin e tij. Ndërsa faktet dhe shifrat nuk përbëjnë lajm, pasi shumica e njerëzve që njohim, nuk janë aq puritanë sa ç’duken, është për t’u çuditur pranimi i hapur, i diçkaje që konsiderohej tabu.

I njëjti studim tregon se përdorimi më i madh i këtij vibratori, në të shumtën e rasteve, nuk përdoret për të rritur intensitetin e vetëkënaqësisë, por funksioni primar, duket të jetë në marrëdhëniet seksuale midis dy individëve.

Një nga faktet më interesante të studimit, ishte se industria e lodrave të seksit, nuk u step nga kriza ekonomike. Sipas Jim Daniels (zëvendës-president i marketingut për kompaninë Trojan) shitjet janë rritur me 20%, në krahasim me vitin e kaluar. Me sa duket, pavarësisht ngërçeve ekonomike, disa gjëra nuk dalin nga stili. /Telegrafi/