Ukshin Hoti është gjallë…?!!
(Një vegim mallëngjyes çasti, pranë gërmadhave të shtëpisë ende të djegur nga serbët të veprimtarit tonë madh dhe të pavdekshëm të çështjes kombëtare, UKSHIN HOTI)
Një veprim, 10 vite që nga zhdukja pa gjurmë e veprimtarit tonë të madh të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, që nuk e ka bërë asnjë përfaqësues zyrtar i institucioneve tona shtetërore, asnjë parti politike, apo ndonjë subjekt tjetër qeveritar dhe joqeveritar, e bënë djelmoshat e lëvizjes “Vetëvendosje”. Ata, më 28.08.2009, të udhëhequr nga lideri i tyre Albin Kurti, vizituan në Krushë të Madhe, familjen e veprimtarit tonë të madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit.
Ishte kjo një vizitë tejet emocionuese dhe mbresëlënëse, si për mysafirët e nderit, ashtu edhe për nikoqirët, që pa dyshim mbetën tejet të kënaqur dhe mirënjohës nga ky takim. Këtë vlerësim me përplot ngazëllim dhe dashamirësi, e vërtetuan edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Ukshin Hotit të cilën e deklaruan edhe publikisht: “Pas 10 vite sa ende konsiderohet ai i zhdukur, është hera e parë që një autoritet dhe personalitet me bagazh të madh atdhetar sikurse është Albin Kurti, ta vizitoj zyrtarisht këtë familje.
Por, sikur kjo vizitë e paralajmëruar disa ditë më parë nga lëvizja “Vetëvendosje”, nuk mbeti pa u hetuar edhe nga qeveritarët tanë në pushtet. Nuk e di se kjo ndodhje në vazhdim, a mund të merret si e qëllimshme, apo koincidencë rasti, por, menjëherë posa përfundoj kjo vizitë nga lëvizja “Vetëvendosje” familjes së Ukshin Hotit, aty arriti një delegacion i komisionit qeveritar për zbardhjen e fatit të të zhdukurve?
“Për të gjithë ne që në njëfarë forme merremi me politikë, Ukshin Hoti dhe filozofia e tij e zgjidhjes së çështjes tonë kombëtare, është si Dielli i cili na ka përcjellë dhe na përcjell neve kudo. E, dielli, dihet! Nuk mund të përvesohet dhe as të futet në gjep nga askush. Ai shndrit pandërprerë, dhe pa marrë parasysh se sa dikush e dëshiron apo nuk e dëshiron atë ngrohtësi që flakëron, rrezet e tija depërtuese nguliten thellë në zemrën, mendjen, arsyen dhe ndërgjegjen e çdo veprimtari politik që sado pak e ndjen veten shqiptar” – tha në mes tjerash Albin Kurti në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve.
Ku është Ukshin Hoti?!
Ajo dilemë që sot e 10 vite e mundon, jo vetëm familjen e ngushtë të tij, por edhe shumë adhuruesit dhe përkrahës të tij shtegtarë që i ndjekin mësimet e filozofisë atdhetare të dhe rrugës së drejtë kombëtare të trasuar nga ky kolos, mysafirit si pyetje nga të pranishmit ju parashtrua edhe në këtë takim: “Ku është Ukshin Hoti dhe pse aq gjatë nga dikush, sikurse me qëllim, lihet anash dhe margjinalizohet çështja e rastit të zhdukjes pa gjurmë të tij? Përgjigja e Albinit në këtë dilemë ishte e prerë dhe koncize: “Sepse, posa një politikan i yni aktual, ta zëmë, do ta kishte përmendur në ndonjë fjalim emrin e Ukshin Hotit, atëherë, pa dashas, intuitivisht, do të na lindte krahasimi: Kush është ky që flet për Ukshinin, e kush është Ukshin Hoti, emrin e të cilit e përmend ai? Kështu, me shfaqjen e një krahasimi të tillë psikologjik, këta si vetëvete do të duken shumë të vegjël dhe minorë…”.
Se vërtetë në këtë pyetje, kjo përgjigje alegorike e Albinit, duhet merret si e saktë, u tregua edhe në flagrancë, kur, të paraprirë nga nikoqirët, delegacioni i lëvizjes Vetëvendosje, vizitoj gërmadhat e shtëpisë personale, në të cilën me vite të tëra ka jetuar dhe vepruar Ukshin Hoti.
Indiciet e theksuara që edhe më tepër e vërtetojnë tendencën e lënies së qëllimshme nga ana e institucioneve në harresë të çdo gjëje që ndërlidhet me emrin dhe personalitetin e Ukshin Hotit u bë e dukshme menjëherë: Posa u afruam shtëpisë së tij, merrni me mëndë se çka pamë aty…?!! Rrënime e gërmadha…ku fare as pas 10 viteve nuk ka prek dora e njeriut…
A thua, kush mundet ta paramendoj këtë?! Në vend se kjo hapësirë me vlerë dhe një rëndësi të veçantë kombëtare të jetë një shtëpi muze, fatkeqësisht, edhe pas 10 viteve në liri, ajo ka mbetur ashtu gërmadhë që nga shkatërrimi i dhunshëm i saj, me një pamje aq të shëmtuar ku as macet dhe qentë nuk tentojnë të gjejnë më strehë aty.
A nuk është kjo marrëzi?!
Po, po, marrëzi, kryetar dhe kryeministër! Por turp edhe për ju ministra që më së shumti ju shohim në opinion me lopata në dorë duke vërë gurë-themele dhe me gërshëra në xhep duke prerë shirita promovuese anë e kënd Kosovës …
Pse shtëpia e rrënuar e Ukshin Hotit të mos shndërrohet në MUZE?
Do ta eliminoj me këtë rast qeverinë dhe politikën në pushtet, por, për idenë e hedhur si të mirëfilltë që shtëpia ende gërmadhë e Ukshin Hotit të shndërrohet në muze, jam më se i bindur se vetëm me një nisëm të sinqertë nga dikush, populli ynë kudo që të jetë, do ta ndihmonte edhe financiarisht me donacione realizimin e saj.
Të mbetemi edhe ca tek vizita e delegacionit të lëvizjes “Vetëvendosje” në familjen e Ukshin Hotit!
“Të gjithë ne, anëtarët e lëvizjes “Vetëvendosje”, me përkushtim të madh i lexojmë dhe i studiojmë veprat e shkruara të Ukshin Hotit, dhe ato si mësime bazë, tentojmë t’i aplikojmë edhe në praktikë. Në bibliotekën e lëvizjes, i kemi të gjitha veprat e Ukshinit, dhe ato konsiderohen si literaturë obliguese për çdo anëtar.. “ – tha në vazhdim të fjalimit të vetë të rastit, Albin Kurti.
Dhe, çka të themi për fund?! Sikur po duket, ideali ynë kombëtar i kristalizuar me kohë dhe qartë nga ana Ukshin Hotit si filozofi, në tërësi mbetet të realizohet, jo nga këta politikan tanë që sot i kemi në pushtet dhe opozitë, por, pikërisht, nga ai brez i ri të cilin, qysh moti, edhe vetë Ukshini e ka parathanë se do të lindi patjetër dikur.
“Sipas mendimit tim, rrugën e vërtet kombëtare të trasuar nga vëllai im Ukshini, si duket me devotshmëri e vazhdojnë dhe e kultivojnë drejtë vetëm këta djelmosha të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, të paraprirë nga lideri i tyre Albin Kurti. Ata, tani e tutje, për këtë veprim, do ta kanë edhe bekimin tim si vëlla …” – deklaroi me këtë rast, në një prononcim para mediave, vëllai i Ushin Hotit, Afrim Hoti.
Krejt në fund, këtë artikull do ta përfundoj me një përmbyllje që si vegim patetik po më shfaqet reshtur në mua në këto momente: Vallë, le të më thotë dikush se, a thua, mund të vritet pavdekësia? Si mund të vdes ajo? A thua, a ka dikush në botë që mund ta bëjë këtë?! Askush, pa dyshim! Andaj, pa marrë parasysh se si do të jetë lajmi për gjetjen e tij gjallë apo të vdekur, falë brezit të rij që veç ka lindur dhe po na vjen, Ukshin Hoti, ka qenë, është, dhe do të mbetet përherë pavdekësi..
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin