David Ignatius
Të martën në mbrëmje, pak orë pas njoftimit të papritur të presidentit Trump se po shkarkonte drejtorin e FBI-së James B. Comey, një politikan i shquar republikan më dha këtë vlerësim të thjeshtë dhe të sinqertë, për Shtëpinë e Bardhë të Trumpit: “Këta njerëz mua më trembin”.
Vendimi impulsiv e hakmarrës i Trumpit për të shkarkuar Comeyn ka frikësuar shumë njerëz. Ai flet për një zemërim të mbartur dhe mungesë gjykimi, që do të ishin shqetësuese për këdo, e jo më për komandantin e përgjithshëm. Më keq, siç është bërë e njohur tashmë me këtë Shtëpi të Bardhë, vendimi për të shkarkuar Comeyn fillimisht u rrethua nga një tymnajë, që ia atribuonte shkarkimin zëvendësprokurorit të përgjithshëm, Rod J. Rosenstein, dhe jo vetë Trumpit.
Washington Post dhe New York Times e kapën zënkën që fshihej prapa vendimit të Trumpit për të larguar shefin e FBI-së, e cila kishte nisur që nga inaugurimi. New York Times e përshkroi Trumpin si “të shqetësuar” dhe “të fiksuar pas besnikërisë”. Washington Post tha se ishte “gjithnjë e më shumë i shqetësuar”, me një “armiqësi personale” ndaj Comeyt dhe i “zemëruar” që FBI vazhdonte të hetonte Rusinë dhe jo të ndiqte rrjedhjet e informacioneve në media.
Normalisht, është gjë e zgjuar të mos ekzagjerojmë rëndësinë e ngjarjeve të veçanta. Ato rrallë janë aq tronditëse sa duken në fillim. Por, ky mund të jetë një nga ato momente kur situata më e keqe e mundshme është duke ndodhur: Presidenti me të vërtetë sapo shkarkoi personin, i cili po udhëhiqte një hetim në të cilin ai vetë është një objektiv i mundshëm. Si duhet t’i përgjigjen qytetarët e ndërgjegjshëm kësaj?
Një mik arab më tha vite më parë se për çdo pyetje ekziston një përgjigje e duhur dhe një përgjigje e vërtetë. Përgjigja e duhur këtu është besimi në sundimin e ligjit dhe institucionet që e ruajnë atë. Kushtetuta është projektuar për t’i bërë ballë streseve politike dhe ka funksionuar shumë mirë.
Përgjigja e vërtetë është se ne varemi përfundimisht nga udhëheqësit politikë që kanë bërë betimin për ta zbatuar atë Kushtetutë. Përndryshe, institucionet janë vetëm copa letre. A e kanë politikanët tanë dhe zyrtarët e qeverisë, guximin për të marrë vendime të vështira? A do t’i thonë ata jo urdhrave të pahijshëm dhe të japin dorëheqjen, në vend se t’i zbatojnë ato? A mund t’i shpëtojnë xhaketës së ngushtë të besnikërisë ndaj partisë?
Përgjigja e vërtetë, mjerisht, është se nuk e dimë. Presidenca Trump është një provë. Do të zbulojmë sa të forta janë institucionet tona dhe nëse ky brez udhëheqësish është i denjë për etërit tanë themelues. Deri më tani provat janë të përziera. Trumpi ende lëshon postime të tilla si “Lajmi i bashkëpunimit Rusi-Trump është një mashtrim total”, dhe shumë zyrtarë të Partisë Republikane e lënë t’ia hedhë.
Testi i parë i madh është nëse Rosenstein do të kërkojë emërimin e një prokurori të posaçëm për të hetuar çështjen e Rusisë. Duke pasur parasysh mënyrën se si Rosenstein u përdor nga Trumpi dhe prokurori i përgjithshëm Jeff Sessions, si mbulesë për shkarkimin e Comeyt, besueshmëria dhe reputacioni i tij janë në rrezik. Pa një prokuror të posaçëm, shumica e publikut do të dyshojë se ky është vërtet një hetim i pavarur.
Shtëpia e Bardhë duhet të qetësojë nervat e veta, duke kujtuar se ky është një hetim i gjerë kundërzbulimi i përpjekjeve të Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Çdo shqyrtim i bashkëpunimit të mundshëm me fushatën Trump do të “përfshihej” në atë hetim më të madh, thekson John Carlin i cili mbikëqyri hetimin si kreu i Divizionit të Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Drejtësisë, deri në tetorin e kaluar, kur u largua për t’u bashkuar me “Morrison & Foerster” – një firmë private ligjore.
Testi i dytë i madh është emërimi i një drejtori të ri të FBI-së. Trumpi sigurisht që është i aftë të marrë vendime të mira në interesin publik: Shikoni ekipin e tij të sigurisë kombëtare, të Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis, Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare H.R. McMaster. Ai ka nevojë për një zgjedhje të ngjashme me ta, për drejtorin e FBI-së.
“Agjentët e FBI-së do të shikojnë”, më tha Carlin. “Ata duan të dinë që në krye të zinxhirit, po i raportojnë dikujt që godet drejt”.
Shtetet e Bashkuara kanë parë sjellje të parregullta presidenciale më parë. Skema e plotësimit të gjykatës nga Franklin Roosevelt ishte një kapje e pamatur. Harry Truman shkroi letra të errëta për armiqtë e tij, të cilët më së shumti nuk i dërgoi dhe urdhëroi një konfiskim të paligjshëm të uzinave të çelikut të Amerikës. Lyndon Johnson shqetësohej në mënyrë obsesive ndaj rrjedhjeve të informacionit, dhe nganjëherë i mashtronte dhe manipulonte miqtë dhe armiqtë e tij, pa dallim. Dhe, sigurisht, Richard Nixon mundësoi përgjimin e Komitetit Kombëtar Demokratik dhe gënjeu për këtë në skandalin “Watergate”.
Abuzimi me pushtetin nuk është gjë e re. Por, Shtetet e Bashkuara kanë mbijetuar gjithmonë të paprekura, për shkak se institucionet tona frenuan autoritetin presidencial, dhe gra e burra të mirë bënë të pamundurën që sistemi të funksiononte. Kështu do të dalim edhe nga kjo rrëmujë. /The Washington Post/Në shqip nga: bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?