Autoritetet qeveritare thonë se Kosova ka arritur që për një periudhë të shkurtë kohore të shënojë rezultate të prekshme në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizimit.
Ndërkohë, njohës nga fusha e sigurisë thonë se Kosova e filloi vonë luftën kundër esktermizmit dhe terrorizmit dhe se tani më shumë po merret me pasojat.
Megjithatë, zyrtarët e lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme theksojnë se për nëntë muaj asnjë qytetar nga Kosova nuk është evidentuar se u është bashkuar grupeve terroriste, në vatrat e luftës në Lindje të Mesme.
Edon Miftari, këshilltar për siguri i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, tha për Radion Evropa e Lirë se rezultatet pozitive dhe rënia e interesimit të qytetarëve nga Kosova për të mos shkuar në Siri dhe Irak mund të jenë ndikuar nga disa faktorë.
Si faktor kryesor, Miftari përmend miratimin e ligjit me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja, si dhe Strategjia Nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.
“Kjo nuk nënkupton se ka përfunduar puna. Ne do të jemi të angazhuar që të zbatojmë strategjinë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me Bashkësinë Islame, me organizatat jo qeveritare, me komunitetin ndërkombëtar dhe me institucionet e tjera lokale e qendrore, në mënyrë që ta trajtojmë këtë fenomen dhe të jemi të gatshëm që të përballemi më pasojat e mundshme”, tha Miftari.
Skënder Perteshi, analist nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, pajtohet se në muajt e fundit ka rënie të interesimit të qytetarëve nga Kosova për të shkuar në vatrat e luftës në Siri.
Perteshi thotë se qytetarët në Kosovë e kanë kuptuar se shkuarja në Siri është një rrezik i madh.
“Nëse në vitin 2012-13 shënohet numri më i madh i qytetarëve të Kosovës që kanë marrë pjesë në konflikt, në vitin 2014-15 ka filluar një rënie e këtij numri. Po ashtu, ka filluar edhe rënia e interesimit të qytetarëve për të marrë pjesë në luftë në Siri dhe Irak, për shumë faktorë.”
“Faktori i parë ka qenë që në vitet 2012 – 2013 ka qenë një mjegull e informacioneve se çka është duke ndodhur në Lindjen e Mesme dhe pse duhet shkuar për t’iu ndihmuar atyre në atë konflikt. E dyta është që në vitin 2014 në Kosovë filluan arrestimet e mëdha dhe kjo temë filloi të dsikutohet në diskursin publik dhe në media”, tha Perteshi.
Analisti nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë konsideron se institucionet kompetente duhet të bëjnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie, që sipas tij, vazhdon të jetë një sfidë dhe shqetësim i madh për Kosovën.
“Ne ende jemi duke u marrë me pasojat e ekstremizmit të dhunshëm. Ne jemi në hapat fillestarë. Pse po them me pasojat? Sepse gjithçka që po flitet është që ne po merremi me personat që kanë qenë në luftën e Sirisë dhe Irakut, po e dimë se kush janë dhe po merremi me arrestimet, me gjykimet e hetimet ndaj këtyre personave, mirëpo shumë pak është duke u bërë në terren. Të paktën për të parandaluar personat që mund të indoktrinohen prej kësaj ideologjie ekstreme”, tha Perteshi.
Në Qeverinë e Kosovës thonë se, bashkë me faktorët e tjerë relevantë, po punojnë për zbatimin e strategjisë. Edon Miftari thekson se aktivitetet rreth zbatimit të strategjisë po zhvillohen me njerëzit që punojnë në arsim e edukim, si dhe me bashkësitë fetare në Kosovë.
“Puna jonë nuk ka përfunduar, mirëpo deri sot, krejt çka është bërë nga qeveria dhe nga institucionet e tjera relevante, vërehet në numër dhe statistika”, tha Miftari.
Përfaqësuesit nga shoqëria civile u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm të ketë një bashkëpunim konkret mes Bashkësisë Islame , shoqërisë civile dhe nivelit qendror dhe atij lokal.
Në kuadër të luftimit të terrorizmit, Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës të mërkurën ka realizuar dy operacione, në lokacione të ndryshme të vendit, duke arrestuar dy persona nën dyshimet për rekrutim dhe financim të terrorizmit.
Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, por edhe ata nga shoqëria civile, thonë se që nga viti 2012 e deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste, në Siri dhe Irak, është rreth 300.
Autoritetet e rendit në Kosovë kanë theksuar se janë duke mbikëqyrur “çdo aktivitet të personave fizikë dhe juridikë, për të cilët siguron informata se mund të paraqesin rrezik për rendin kushtetues në të ardhmen apo mund të kryejnë ndonjë vepër penale” dhe se “e gjithë kjo bëhet me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të ndonjë vepre penale të mundshme, duke përfshirë veprat e terrorizmit dhe ekstremizmit fetar”. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova