Sot është hapur panairi i 15 me radhë “Prishtina 2015”. Edhe pse organizatorëve nuk u eci mirë fillimi i këtij panairi, thanë se është vendi adekuat për të lidhur bizneset me konsumatorët.
Në momentin që ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami deshi të hap panairin me një fjalë rasti, pati ndërprerje të energjisë elektrike.
Megjithatë, Bajrami, pasi përshëndeti KEDS-in, iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që brenda mundësive të tyre ta vizitojnë këtë panair sepse ndërmarrjet kosovare kanë nevojë për mbështetjen tonë, gjithnjë duke i besuar këtyre produkteve.
“Unë jam e kënaqur që në panair po ashtu ka edhe produkte të ekspozuara nga gratë ndërmarrëse dhe ne si ministri kemi marrë pikërisht për barrë që të sponsorizojmë shtandet e këtyre ndërmarrësve, sepse ambienti i biznesit sot është një sfidë, e për gratë këto sfida janë të dyfishta duke marrë parasysh që vetëm 10 për qind e tyre janë pronare të patundshmërive”, tha Bajrami.
Kurse, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se ky panair është vendi i duhur për të promovuar produktet vendore.
“Kohëve të fundit kemi bërë analiza të shumta, në vitin 2014, ndër problemet kyçe për të bërë biznes në Kosovë kanë qenë dukuritë negative, si korrupsioni, burokracia, nepotizmi, ndërsa këtë vit problemi kryesor është furnizimi me energji elektrike dhe çmimi i energjisë elektrike, prandaj të bëjmë një apel ndaj institucioneve që të punojnë më tepër në këtë drejtim, sepse sot e gjithë kjo punë dhe kjo mbështetje institucionale e cila është duke u bërë mori një notë negative edhe në ceremoninë e hapjes së këtij panairi, mungesa e energjisë elektrike”, tha Gërxhaliu.
Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi tha se panairi është krijuar në një pikë referente të zhvillimit ekonomik të vendit dhe para së gjithash të sektorit privat në vend.
“Qeveria do të jetë partneri juaj kryesor dhe për ne është jashtëzakonisht i rëndësishëm partneriteti me sektorin privat, me afaristët e Kosovës sepse ju jeni ata të cilët në mënyrë të vazhdueshme jeni ballafaquar dhe po ballafaqoheni me sfida të ndryshme, me probleme të natyrave të ndryshme dhe është obligimi dhe zotimi ynë që bashkërisht këto sfida t’i tejkalojmë”, tha Krasniqi.
Kryetari i shoqatës së bizneseve shqiptare në Zvicër, Naser Mustafa tha se dëshirojnë të jenë pjesë e proceseve zhvillimore në Kosovë sepse vetëm përmes zhvillimit ekonomik, Kosova mund të arrijë stabilitet politik dhe stabilitet social.
Panairi do të zgjasë deri më 2 maj dhe është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë