LAJMI I FUNDIT:

Tymi “freskon” mushkëritë e pacientëve dhe qytetarëve (Foto)

Tymi “freskon” mushkëritë e pacientëve dhe qytetarëve (Foto)

Kontejnerët e mbeturinave, të vendosur në hyrje të Dispanserit për Sëmundjet e Mushkërive të Qendrës Kryesorë të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, sot nuk kanë kutërbuar, ata sot i kanë “freskuar” mushkëritë e pacientëve, por edhe qytetarëve, me tymin e mbeturinave që po digjeshin aty, transmeton Telegrafi.

Komuna e Prishtinës dhe kompania për menaxhimin e mbeturinave “Pastrimi”do të duhej të ndërmarrin diçka për largimin e këtyre kontejnerëve që gjenden në hyrje të institucionit shëndetësor. /Telegrafi/