LAJMI I FUNDIT:

Tushemisht, këngëtari plagos aksidentalisht gruan

Tushemisht, këngëtari plagos aksidentalisht gruan

Një festë familjare për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Tushemisht të Pogradecit. Këngëtari i muzikës popullore Avni Lushka sipas policisë, në gjendje të dehur ka qëlluar me pistolete në ajër, por një nga plumbat rikoshet ka plagosur të shoqen.

42-vjeçarja është dërguar në Spitalin Ushtarak ku mësohet se është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, këngëtari po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për “plagosje të rëndë nga pakujdesia” dhe “armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/