Turpi parekselancë
Shkencëtarët e ndryshëm që kanë studiuar veprat e paraardhësve tonë dhe mbetjeve të krijimtarisë së tyre, kanë ardhur në përfundim se ne shqiptarët jemi pasardhës të popullit të lashtë ilir të cilët ishin pasardhës të pellazgëve.
Këtë nuk e kam thënë unë por studiues të ndryshëm, duke përfshirë edhe ata ndërkombëtarë, të cilët përfundimisht kanë konfirmuar atë që ne e themi se është e sigurt se jemi pasardhës të popullit ilir, apo popullit më të lashtë dhe më të madh të mbarë Ballkanit, të cilët kishin një traditë dhe kulturë, që trashëgohej brez pas brezi, e që ishte edhe më e vjetër se shumica e popujve të Evropës që sot konsiderohen se janë shembuj të kulturës.
Arsyeja pse po shkruaj rreth kësaj nuk është për të thënë diç rreth ilirëve apo pellazgëve, por për të përmendur kulturën dhe traditën tonë e cila daton para ekzistimit të shumë popujve dhe kombeve tjera, e cila arriti të mbijetoj edhe pas shumë robërimeve që pasuan mbi popullin ilir dhe pastaj pasardhësit e tyre shqiptar, e deri në vitin 1999.
Pas shumë torturave, ekzekutimeve, tmerreve që përjetoj populli ynë të cilët e kishin të ndaluar që edhe në magjet e tyre të mbanin edhe miellin që mbanin shpirtin me te, vetëm e vetëm t’i shndërronin në diçka tjetër dhe kështu tu zhduknin traditën dhe kulturën, e që përkundrazi me sa u pa, ajo u fuqizua dhe arriti të qëndroj fuqishëm dhe të siguroj me këtë qëndresë edhe lirin nga okupuesit klasik serb.
Mirëpo sot pas 2000 viteve pas Krishtit, traditën dhe kulturën tonë po e dëmtojmë aq shume vet ne, sa që në këtë formë as vet pushtuesve tonë nuk i kishte rënë në mendje.
Të dalësh dhe të dëmtosh çdo gjë që është e jona vetëm e vetëm për tu thirr në emër të asaj se gjëja po punohet diçka, kjo më bënë të ndjehem aq keq sa që njerëzit të cilëve u ka hy paraja në kokë dhe nuk shohin diçka tjetër përpos asaj që ka lidhje me paranë, e kanë shndërruar veten në dëmtuesit më të mëdhenj të kulturës dhe traditës sonë.
Çdo ditë, që nga mëngjesi deri në mbrëmje, qytetari i edukuar i Kosovës, është i stërbombarduar me të metat profesionale të njerëzve apo individëve të cilët thirrën në emër të punës, dhe nëpërmjet aktivitetit të tij, më shumë mundohet t’a njeh vetveten se sa të tregoj se është i gatshëm të përgatisë ndonjë shfaqje, ndonjë këngë, ndonjë skenar ose ndonjë emision në mënyrë profesionale.
Por unë nuk i fajësoj këta persona, që fatkeqësisht për mendimin tim shumica e tyre nuk kanë të bëjnë as me kulturën, as me rregullat, as me edukatën, as me rritën normale, për shkak se Kosova dhe mënyra e jetesës në të dikur ishte e pa barabartë, dhe i dëmtuari kryesorë ishim ne populli i Kosovës. Por e vërteta është se tani kur jemi të pavarur nuk po arrijmë t’i ndajmë detyrat tona të shtëpisë për të ndërtuar në mënyrë profesionale, shtyllat kryesore të shtetësisë, e që janë për mendimin tim 3 sosh:
a) Drejtësia
b) Ekonomia
c) Kultura
Për gjendjen e drejtësisë në Kosovë dhe atë ekonomike në vend, besoj se shumëkush e di mirë se janë në nivelin me të ultë të mundshëm, pasi që ka mundësi njeriu të takoj njerëz në Kosovës (siç flitet) të cilët kanë vuajtur gati dy vite në burgjet e Kosovës, dhe pastaj i është kërkuar falje ngase është mbajtur në burg gabimisht.
Po ashtu edhe ekonomia jonë është në një ngërç absolut, të cilat më së miri do të i elaboronte një ekonomist, mirëpo një ekonomist që nuk ka të bëjë me udhëheqjen institucionale, sepse po të ketë ndonjë lidhje, druaj se do të thotë që ekonomia në Kosovë po ecën rrugës së duhur apo po lulëzon, siç thotë Kryeministri i vendit.
Dhe në fund, ajo më e rëndësishmja, ajo për të cilën mendoj se është thelbi i një shoqërie, ajo që tregon për nivelin e edukimit tonë të përgjithshëm. Ajo në emër të së cilës thirren shumë pseudo-analistë, pseudo-artistë, pseudo-juristë, pseudo-ekonomistë, që të qojnë të vjellat me mënyrën e qëndrimit të tyre ose me mënyrën e uljes, e lë më me mënyrën e shpjegimit që ata japin para të tjerëve. Është fjala për KULTURËN.
Të gjithë i arsyetoj nga pak, por nuk mundë ti kuptoj pseudo – artistët, të cilët vetin e thërrasin me emrin ARTIST (aktor, këngëtar, dramaturg, shkrimtar, etj) me shkronja të mëdha, e që në fakt nuk kanë të bëjnë fare me profesionin të cilin e ushtrojnë.
Në Kosovë për tu bërë aktor, skenograf, regjisor i filmit dhe i teatrit, skulptor, dizajner, piktorë etj, mjafton të marrësh vendim për t’iu drejtuar Fakultetit të Arteve, por se sa në fakt do të dalësh profesional nga ajo ndërtesë e ftoftë akull (që i ngjanë një podrumi të pastër nga jashtë ndërsa nga brenda era e ËC-ve jo që të helmon, por edhe sytë t’i qorron) ja vlen të kthehet kujtesa pak prapa dhe të shofsh se çfarë pune apo çfarë perfomansash janë realizuar dhe po realizohen sot dhe padyshim se do të shohësh shfaqje apo perla qe janë përgatitur dikur ndërsa tani vetëm shund, kiç, mbeturina dhe mënyra e servimit për infektimin e popullit nga ana e alamet “artistëve” me “shfaqjet” e tyre.
Po ju jap një shembull shumë shume të thjesht ndërsa për dikë-dikë është shumë i pakuptueshëm. Po t’i pyesësh shumicën e njerëzve që kanë të bëjnë me teatrin, përse nuk ka publikë në teatër, del se fajet kryesore i ka qytetari i vendit, ndërsa në anë tjetër nuk është i gatshëm as t’i njeh të metat e veta profesionale, vetëm për një arsye, ngase shumica e tyre nuk kanë të bëjnë me teatrin por me shongleraj rrugësh që nuk e kanë vendin në tempullin e artit që është teatri, por e kanë vendin ndoshta për të shqyer bileta. Gjë që nuk është e keqe, ngase një biletashitës i mirë nuk i shet dy bileta me të njëjtin numër të ulëses.
Një profesor i imi në Fakultetin e Arteve, Dega e Arteve Dramatike, Drejtimi i Aktrimit më thoshte, “Nuk është e thënë që të gjithë të bëhen aktor. Dikush mjafton të filloj të mendoj ndryshe, të filloj të edukohet ose të kulturohet”.
Unë pajtohem plotësisht me këtë, por e keqja e tërë kësaj është se, këtyre personave që kanë lexuar tërë jetën e tyre disa vepra (dhe atë vetëm të Shekspirit sepse mendojnë se bota fillon me të dhe mbaron me të) duhet të mos mbështeten që të jenë në udhëheqje të projekteve apo organizmave të ndryshme, ngase nga këta pseudo-artistë po kemi probleme me përmasa gjigante shkatërruese si popull.
Të gjithë këta pseudo-artistët i kanë kthyer disa media kosovare, në një kazan plehrash të cilat po ju servohen qytetarëve të vendit. Tani është logjike që në rrugët tona të shohësh fëmijë që ecin për në shkollë, duke emituar një X këngëtare (që unë i quaj striptiz), apo X “aktori” (të cilët unë i quaj humoristë), që me performansën që e kanë ndërtuar dhe që i kanë ngulitur në kokë atij fëmije, zanafillën apo rrënjën e ndërtimit e ka nga kafenetë e zakonshme të Prishtinës, mirëpo nuk po mendoj për atë mënyrën franceze, ku diskutimet më të rëndësishme bëhen gjatë kafesë së punës apo me ndonjë gotë vere, por me ato kafenetë ku me shume vije erë tym duhani, çaj i zier apo parfum me litra, që do të thotë nga ky ambient në teatër dhe nga teatrin në kafe, ose nga i ashtuquajturi koncert në kafe dhe në fund ja shfaqja, koncerti, emisioni etj, që po i servohet popullit tonë të dashur.
A mos ndoshta kjo nuk është arsyeja pse ne Kosovë teatri nuk ka publik?
Keni mundësi të shihni në Kosovë çdo ditë, shfaqje të cilat janë të përgatitura nga alamet regjisorë, të cilët në pesë minutat e para të performansës, të gjithë atë kënaqësi dhe atë energji që e kishe për ta parë shfaqjen, ta shndërrojnë në kokë dhimbje, apo në një migrenë, që tërë kohën të mundon dhe ti tërë kohen duhet të lëvizësh në karrigen tënde në mes të sallës, duke mos pasur mundësi për shkak të edukatës, të lësh shfaqjen në gjysme dhe të dalësh jashtë.
Kur të përfundoj shfaqja të gjithë kanë dëshirë të dëgjojnë për mendimin tënd rreth performansës, por me kusht që mendimi i juaj duhet të jetë kritikë pozitive dhe jo t’i thuash të vërtetën në sy. Sepse po që se i thatë të vërtetën, se shfaqja është një ndër mbeturinat e zakonshme në Kosovë, rrezikon se ai person nuk do të ketë më diskutime me juve.
Por nuk i ka fajet ai, por profesura e cila e ka përgatitur këtë kuadër “profesional” dhe edukata familjare, ngase me këtë qasje Kosovën e kanë kthyer përfundimisht në një provincë apo geto, e cila profesionalizmin dhe personalen i vendos në një vijë, ku mu aty e dallon se në këto fusha nuk ka asgjë profesionale, prandaj është çdo gjë personale.
Kjo është zgafellja e quajtur e Kosovës, kjo është provinca që e kemi ndërtuar, kjo është getoja në të cilën po ndihemi shumë mirë ngase fitimtarët jemi ne, dhe jo populli i drejt dhe i sinqertë që e kemi, kjo është edukata jonë, kjo është turpi ynë parekselancë që e kemi ndërtuar vetë ne, nga edukata jonë, nga kultura jonë, nga profesionalizmi jonë shabllon.
Ka edhe punë të mira në Republikën e Kosovës, por e keqja është duke fituar ndaj të mirës. Por jo edhe gjatë, jo edhe gjatë.
Armend Baloku
(Aktor, student në studime post-diplomike – Master, Fakulteti i Arteve, Dega e Arteve Dramatike, Drejtimi i Aktrimit, Universiteti i Prishtinës).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë