Michael Bowman / VoA
Mes tensioneve të shtuara midis Uashingtonit dhe Teheranit, presidenti amerikan Donald Trump e fillon javën i mbështetur nga veprimi i Senatit që në mënyrë indirekte pohoi lirinë e tij për të urdhëruar sulme ushtarake kundër Iranit. Në fund të javës së kaluar, Senati hodhi poshtë një përpjekje për ta detyruar presidentin Trump të merrte miratimin e Kongresit për çdo veprim ushtarak kundër vendit islamik.
Votimi i së premtes ishte një lloj fitoreje për administratën Trump. Për të qenë të qartë, Senati nuk miratoi ndonjë veprim ushtarak kundër Iranit pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak amerikan pa pilot mbi ngushticën e Hormuzit. Në fakt, ligjvënësit hodhën poshtë një kërkesë për të frenuar autoritetin e presidentit për të sulmuar Iranin.
Përkrahësit e masës argumentuan se është në dorë të Kongresit të miratojë veprime të tilla.
“Kongresi është ai që miraton ose refuzon luftërat dhe pikë”, tha senatori Chuck Schumer.
“Ky amendament thotë: ne nuk do të shkojmë në një luftë të paautorizuar me Iranin. Nëse presidenti dhe anëtarët e këtij organi mendojnë se ne duhet të ndërmarrim masa ushtarake kundër Iranit, atëherë le të debatojmë dhe të votojmë”, tha senatori demokrat Tom Udall.
Kundërshtarët e quajtën propozimin një gabim që do të inkurajonte Teheranin.
“Ky amendament mishëron hezitimin, dobësinë, druajtjen… Kjo ka të bëjë me përpjekjen për t’i lidhur duart komandantit të përgjithshëm që atyre nuk u pëlqen, në një kohë kur një vend i huaj po vë në shënjestër avionët dhe ushtarakët tanë”, tha senatori republikan Tom Cotton.
“Mendojeni pak këtë: Irani rrëzon një avion amerikan. Dhe çfarë nxiton të bëjë Senati amerikan? Ai nxiton të votojë në një mënyrë të paqartë për të kufizuar pasojat ushtarake për Iranin. Kjo është thjesht e paimagjinueshme”, tha senatori republikan Mitt Romney.
Shumë republikanë vunë në dukje qëndrimin e përmbajtur të presidentit Trump në përgjigjen ndaj Iranit. Presidenti anuloi një sulm ushtarak hakmarrës për rrëzimin e avionit dhe në vend të kësaj nxiti sanksione kundër Teheranit dhe dislokoi forca shtesë amerikane në Lindjen e Mesme.
“E vetmja gjë që administrata ka bërë, kur bëhet fjalë për përdorimin e forcës, është të sigurojë që kemi anije, avionë, personel dhe mjete të mjaftueshme në Lindjen e Mesme, në mënyrë që nëse sulmohemi, mund të përgjigjemi. Kjo është e vetmja gjë që ata kanë bërë”, tha senatori republikan Marco Rubio.
Demokratët nuk ishin të kënaqur.
“Populli amerikan është i shqetësuar, dhe me të drejtë, pasi edhe nëse presidenti nuk është i etur për luftë, ai mund të na çojë në luftë. Provokimet e vogla në Lindjen e Mesme shpesh mund të dalin jashtë kontrollit. Vendi ynë e ka mësuar këtë nga përvoja të vështira”, tha senatori demokrat Chuck Schumer.
Kongresi autorizoi veprime ushtarake në Afganistan në vitin 2001. Një vit më vonë, autorizoi luftën në Irak. Qysh atëherë, Kongresi nuk e ka ushtruar autoritetin e tij mbi përdorimin e forcës, një fakt që i shqetëson disa ligjvënës.
“Ata që votojnë kundër amendamentit, janë në thelb duke i dhënë dritën jeshile presidentit për të bërë luftë kudo, kundër kujtdo. Dhe kjo nuk është një fuqi që duhet t’i japim këtij presidenti apo ndonjë presidenti tjetër”, tha senatori demokrat Tim Kaine.
Ligjvënës të tjerë shohin rrezik në se Kongresi i lidh duart presidentit në një kohë të vështirë.
“Ka një arsye përse kemi një komandant të përgjithshëm dhe jo 535”, tha senatori republikan Tom Cotton.
Trumpi nuk ka përjashtuar veprime ushtarake kundër Iranit, dhe së fundmi tha në Twitter: “Çdo sulm i Iranit mbi çdo gjë amerikane do të marrë përgjigje të fortë dhe dërrmuese. Në disa zona, kjo do të thotë zhdukje. “
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit