LAJMI I FUNDIT:

Trump zbut retorikën ndaj myslimanëve

Trump zbut retorikën ndaj myslimanëve

Kandidati presidencial republikan Donald Trump duket se po e zbut qëndrimin e tij ndaj myslimanëve.

Në përgjigje të vërejtjeve të kryebashkiakut të porsazgjedhur të Londrës, Sadiq Khan, manjati njujorkez tha se deklarata për t’iu ndaluar atyre përkohësisht hyrjen në Shtetet e Bashkuara ishte thjesht një “sugjerim”.

Propozimi polemizues i Trump erdhi pas sulmeve të Parisit nëntorin e kaluar, ku humbën jetën 130 vetë.


Për Khan, i shqetësuar se nuk do të mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të besimit të tij, Trump u ofrua të bënte një përjashtim, të cilin kryebashkiaku mysliman i Londrës e refuzoi shumë shpejt.

“Nuk do jem përjashtimi mysliman i Donald Trump”, ishin fjalët e Khan, që këndvështrimin e biznesmenit nga Nju Jorku e konsideron “injorant” dhe thotë se mund ta bëjë si Amerikën ashtu dhe Britaninë e Madhe më të pasigurt.

Pretendimet e Trump u kritikuan ashpër në Shtetet e Bashkuara e përtej tyre dhe ai vetë deri tani i ka qëndruar propozimit me argumentin se është i nevojshëm për sigurinë e vendit.

Të mërkurën megjithatë, Trump tha për Fox News se, bëhet fjalë për një ndalim të përkohshëm, një sugjerim, siç u shpreh ai, derisa të mësojmë se çfarë po ndodh realisht.

Politikani kontrovers ka marrë pozicione të ashpra edhe në të kaluarën për çështje të caktuara vetëm për t’i ndryshuar pastaj pak ditë me vonë.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Botë
Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Mali i Zi
Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Evropa
Qeveria izraelite anulon udhëtimin e ministrit në Bruksel, duke përmendur kërcënime 'konkrete' të sigurisë

Qeveria izraelite anulon udhëtimin e ministrit në Bruksel, duke përmendur kërcënime 'konkrete' të sigurisë

Azia
Kalo në kategori