Për ata që i ndjekin nga afër ngjarjet e politikës ndërkombëtare, zgjedhjet parësore amerikane duken një pauzë freskuese. Pas fëmijëve sirianë të vdekur nga uria apo të mbytur, refugjatëve të braktisur në baltën e kufirit midis Francës dhe Britanisë së Madhe, atentateve terroriste me ritme tashmë të dyfishta, në këtë fillim të 2016-s, të atyre të vitit të shkuar dhe të tmerreve të tjera të përditshme, ja ku shfaqet, në sfondin e sheshtë dhe të krehur mirë të Des Moines-it, Aioua, i gjithë vargu i kandidatëve në zgjedhjet presidenciale amerikane, për të komentuar me edukatë votën e së hënës në caucus të Shtetit, grupi i parë kilometrik i rrugës së gjatë për të mbërritur në Shtëpinë e Bardhë.
Në fakt, pauza është vetëm në dukje, sepse rruga e nisur verën e shkuar, dhe ku zgjedhjet parësore të së hënës janë një etapë e rëndësishme, lidhet ngushtësisht me përsëritjen e tmerreve të përditshme për të cilat fola më sipër. Jo vetëm për arsyen banale që, në nëntor, do të zgjidhet kryetari i fuqisë së parë botërore, që mban, me hir apo me pahir, një barrë përgjegjësie mbi gjithçka, ose pothuajse, asaj që ndodh në botë. Por edhe për atë që doli nga kjo fushatë presidenciale deri më sot, deri në caucus-in e së hënës së shkuar.
Në Shtetet e Bashkuara njoftohen shenjat e para të një fenomeni që tashmë ka zënë rrënjë në shumë vende, edhe në më të rëndësishmet: ndarja midis politikës dhe realitetit. Le të marrim rastin francez: nga 2012-a, debati politik në Francë sillet pothuajse vetëm rreth zgjedhjeve presidenciale të 2017-s, dhe një pjesë e madhe e fjalëve, e qëndrimeve dhe e vendimeve të klasës politike zgjidhen në funksion të efektshmërisë së tyre (të hamendësuar) elektorale.
Çështja e refugjatëve sirianë është një tjetër shembull: Turqia është në gjendje të presë 2.503.549 refugjatë, ose Jordania 633.466 (të dhëna të UNHCR-së më 31 dhjetor 2015), është qartazi e pamundur që Gjermania të mos mundë të presë 184.054, Suedia 102.870 apo Franca 9.431 (vlerësime të nëntorit 2015). Reagimet mospranuese janë një fakt i psikologjisë sociale, që nuk ka të bëjë fare me problemin real. Kaq e vërtetë është kjo sa mbylljet më të rrepta janë adoptuar nga vende si Republika Çeke, ku refugjatët sirianë janë 400, apo Polonia, ku janë 150, apo Letonia, ku numri i tyre është kaq i parëndësishëm sa nuk shfaqet në asnjë statistikë.
Në Biblën e “shoqërisë civile”, ndarja e politikës nga realiteti u atribuohet përgjithësisht “politikanëve” (të lexohet: zanatçinjve të politikës). Problemi është e kundërta: është e ashtuquajtura “shoqëri civile” që, e çorientuar nga një realitet gjithnjë e më i pakapshëm, lejon të magjepset nga një problem dhe e kthen atë në fiksimin e saj, duke i shndërruar, në pavetëdijen e saj kolektive, karakteristikat dhe përmasat. Psikozat e masave krijojnë kështu një botë paralele, të paqenë në realitet derisa nuk shndërrohet në vota, gazeta të shitura, abonime në sitet internet. Ata letonezë që shohin refugjatë atje ku nuk ka, apo ata amerikanë që do të donin t’i ndalonin myslimanët të hynin në vendin e tyre apo ta detyronin Meksikën të ndërtonte një mur në kufi, jetojnë në një botë që nuk është ajo reale, por përcaktojnë sidoqoftë zhvendosje elektorale të cilat klasa politike duhet, në një mënyrë apo në një tjetër, t’i mbajë parasysh.
Donald Trump dhe Bernie Sanders janë dy produkte të këtyre botëve paralele. Bëhet fjalë, natyrisht, për botë paralele shumë të ndryshme, madje të kundërta, por që kanë të përbashkët pikërisht mungesën e kontaktit me botën reale.
Tifozët e Trump-it janë produkti i skajshëm i frikës së fundit të hegjemonisë amerikane. Fundi i asaj hegjemonie është në rrugë që prej njëfarë kohe, sepse bota është bërë multipolare, dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë më, dhe nuk mund të jenë më, të fuqishme si dikur. Pesha e tyre është zvogëluar relativisht, sepse forca ekonomike e shumë konkurrentëve të tyre është rritur, dhe vazhdon të rritet, më shpejt. Tifozët e Trump-it pararendin të ardhmen, por i kërkojnë zgjidhjet në të shkuarën, në një të shkuar që nuk mund të kthehet më, në mos për gjë tjetër sepse, në të shkuarën, kur Amerika ishte e madhe, Kina ishte shumë e vogël.
Tifozët e Bernie Sanders-it, sa për ata, jetojnë në një botë tjetër paralele: atë ku fuqia e parë botërore është e armatosur dhe e respektuar nga të gjithë për mirësinë e saj dhe ndjenjës së saj të drejtësisë. Nuk mund t’u hapin telashe Shteteve të Bashkuara thjesht sepse beniamini i tyre nuk e ka më mundësinë e brishtë për t’u zgjedhur. Mund t’i hapin telashe vetëm Partisë Demokratike, siç ndodhi kur etërit dhe gjyshërit e tyre imponuan George McGovern-in në presidencialet e 1972-shit, dhe Partia Demokratike shkoi drejt disfatës më të madhe të historisë së saj.
Caucus-i i Aiouas vlen aq sa vlen. Si për njërën palë ashtu edhe për tjetrën. Por as Trump-i dhe as Sanders-i, dhe me shumë gjasë as Ted Cruz-i nuk do të zgjidhen. Por përfaqësojnë shenjat e para të një procesi që do të jetë gjithnjë e më i dukshëm në Shtetet e Bashkuara dora-dorës që forca e tyre relative do të zvogëlohet, dhe dora-dorës që efektet e fundit të hegjemonisë së tyre do të hidhen në jetën e amerikanëve. Kur kjo të ndodhë, Trump-ët do të dalin nga bota paralele për të hyrë në botën reale. /Përktheu nga italishtja: Adrian Beshaj/Gazeta Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës