LAJMI I FUNDIT:

Trump mbështetet edhe nga doktori Ben Carson

Trump mbështetet edhe nga doktori Ben Carson

Ish-kandidati republikan për nominimin presidencial, Ben Carson ka konfirmuar mbështetjen e tij për ish-rivalin, tashmë pretendenti kryesor për këtë nominim në garën paraprake presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Mbështetjen e tij, ai e bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp të mbajtur në Florida, përpara se të zhvillohen të ashtuquajturat “primare” në këtë shtet gjatë ditës së martës së ardhshme.

Fituesi i nominimit nga ana e republikanëve do të përballet me Hillary Clintonin apo Bernie Sanders, nga krahu demokrat, në garën për Shtëpinë e Bardhë që do të zhvillohet në nëntor.


Carson është i dyti mes ish-kandidatëve që jep miratimin e tij për manjatin e pasurive të patundshme, Trump, pas guvernatorit të New Jerseyt, Chris Christie.

Një neurokirurg i dalë në pension, Carson ishte fillimisht pretendent në kampin republikan, por u tërhoq nga gara javën e kaluar pasi dështoi të fitonte mbështetje të mjaftueshme popullore.

“Gjatë bisedës me të, kam kuptuar se ai ka një shtrirje më të gjerë, qoftë në aspektin filozofik, ashtu dhe shpirtëror, nga ç’kisha menduar më parë”, tha Carson për ish-rivalin e tij. “Donald Trump flet shumë për ta bërë Amerikën të madhe sërish. Këto nuk janë vetëm fjalë, ai ka ndërmend vërtet ta bëjë këtë gjë”.

I pyetur në lidhje me ofendimet që dy kandidatët kanë hedhur ndaj njëri-tjetrit në fazat e mëhershme të fushatës, Carson u përgjigj shkurt dhe qartë, duke thënë se ata “i kanë varrosur shpatat”.

“Ishte një debat politik – tha ai. – Kjo ndodh shpesh në politikën e Amerikës”.

Ndërkohë, edhe Trump shpjegoi se përse e kishte shënjestruar ish-rivalin e tij, tashmë të tërhequr nga gara. “I vetmi person që më frikësonte mua, dhe për këtë arsye nuk mund ta humbas, ishte doktor Ben Carson”, tha Trump. “E luftova dhe e godita fort, por kjo është politika dhe ai e kupton këtë gjë”, transmeton tch.

Mbështetja e Carsonit ndaj manjatit vjen pas debatit në Miami të zhvilluar të natën e së enjtes, mes Trumo dhe rivalëve të mbetur në garë, Ted Cruz, Marco Rubio dhe John Kasich. Trump, një biznesmen miliarder nga Nju Jorku, por pa eksperiencë në politikë, ka dominuar garën e primareve deri më tani. Votimet e ardhshme, që nëse do të forcojnë kryesimin e tij do të përcaktojnë edhe fatin e Rubios dhe Kasich, do të jenë si më poshtë:

15 Mars: Florida, Illinois, Missouri, North Carolina, Ohio (Primaries)

22 Mars: Arizona (Primary), Utah (Caucuses), Idaho (Caucuses) (Democratic)

26 Mars: Alaska, Hawaii, Washington (Caucuses) (Democratic)

1 Prill: North Dakota (Caucuses) (Republican)

5 Prill: Wisconsin (Primary)

9 Prill: Wyoming (Caucuses) (Democratic)

19 Prill: New York (Primary)

Në trend Botë

Më shumë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Botë
Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Evropa
Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Evropa
I dërguari i Ukrainës në Britaninë e Madhe: Vonesa në pajisjen e Ukrainës me armët e nevojshme ka ndryshuar situatën në fushën e betejës

I dërguari i Ukrainës në Britaninë e Madhe: Vonesa në pajisjen e Ukrainës me armët e nevojshme ka ndryshuar situatën në fushën e betejës

Botë
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Mali i Zi
Kalo në kategori