Kryesuesi i garës brenda kampit republikan, Donald Trump, është detyruar të anulojë fushatën e tij elektorale të parashikuar për të premten mbrëma në Chicago për arsye sigurie, pas protestave të dhunshme kundër miliarderit.
Qindra protestues u mblodhën përpara Universitetit të Ilinois në Chicago, disa orë përpara mbërritjes së Trumpit.
Brenda në auditor, protesta degjeneroi në dhunë fizike mes mbështetësve dhe protestuesve, që tundnin flamujt dhe këndonin në kor kundër Trump.
Menjëherë zyra e shtypit e zotit Trump bëri të ditur se vetë kandidati vendosi ta shtyjë tubimin, pas një takimi edhe me zyrtarë të policisë.
Por ky lajm u mohua menjëherë nga Departamenti i Policisë së Chicago-s, i cili tha se nuk kanë patur asnjë konsultim me stafin e Trump, për të shtyrë tubimin.
Përplasjet nisën më shumë se një orë përpara nisjes së aktivitetit dhe vazhduan për orë të tëra, derisa u njoftua lajmi se Trump e kishte anuluar.
Në pamjet e filmuara jashtë ambienteve të Universitetit, duket qartë kaosi por edhe arrestimet e kryera nga policia.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i dy rivalëve të Trump, Ted Cruz dhe Marco Rubio, duke e cilësuar të premten një ditë të trishtë për Amerikën. Më herët, vetë stafi i universitetit kishte firmosur një peticion për të anulluar këtë tubim.
Edhe më herët fushatat e kandidatit republikan Trump janë anuluar për arsye sigurie. Kështu, të premten 32 vetë u arrestuan pas protestave kundër Donald trump në Misuri.
Protestat vijnë vetëm një ditë pas publikimit të videos ku miliarderi shfaqet duke goditur me grusht një nga protestuesit në Karolinën e Veriut. Vetë Trump reagoi duke thënë se veprimet e protestuesit ishin të pavend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Temperaturat e rrezikshme mund të vrasin 50% më shumë evropianë deri në vitin 2100, paralajmëron një studim
Diplomati i lartë iranian thotë se nuk ka kontakte me SHBA-në që nga kthimi i Donald Trump
I dërguari i Ukrainës në Britaninë e Madhe: Vonesa në pajisjen e Ukrainës me armët e nevojshme ka ndryshuar situatën në fushën e betejës
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?
Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve
Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'
I dërguari i Ukrainës në Britaninë e Madhe: Vonesa në pajisjen e Ukrainës me armët e nevojshme ka ndryshuar situatën në fushën e betejës
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës