LAJMI I FUNDIT:

Tritoli në makinën e ish-teknikut të Dinamos

Tritoli në makinën e ish-teknikut të Dinamos

Ilir Daja, ish-tekniku i Dinamos, të cilit orëve të para të së hënës iu vu një sasi tritoli, që më pas është shpërthyer me telekomandë në automjetin e tij tip ‘benz’, thotë për GSh: "S’besoj se unë kam qenë shënjestra e sipërmarrjes së mbrëmshme, pasi s’ia kam bërë borxh kujt të më vërë tritol në makinë”.

Në vendshpërthimin e sasisë jo të madhe të tritolit janë dëmtuar edhe tri automjete të tjera, por policia dyshon se lënda plasëse ka qenë vënë pikërisht në makinën e Dajës.

Sipas policisë së Tiranës, sasia e lëndës plasëse është vënë në kofanon e automjetit të Ilir Dajës dhe për pasojë makina ka pësuar dëmtime serioze, ndërsa janë dëmtuar edhe automjetet që ishin afër saj.

Ilir Daja është një nga personazhet e njohura të botës së futbollit në vendin tonë, ku mësohet se vetëm para dy muajsh është larguar nga posti i teknikut të skuadrës së Dinamos. “Vazhdoj të jem pa punë, pasi tani sapo përfundoi sezoni dhe ende nuk kam vendosur se çfarë do të bëj për sezonin e ardhshëm”, – thotë ish-tekniku./Telegrafi/