LAJMI I FUNDIT:

Triniteti Horizontal/Ati Biri dhe Shpirti i Shenjët/(PA)Varësia

Përderisa në Kuranin famëlartë triniteti nuk gjen mbështetjen, dhe se ai nuk konceptohet si diçka që kaplon universin dhe aftësia e tij për të funksionuar është zero, dhe se Zoti është një dhe i vetëm – Triniteti si koncept gjen hapësirën dhe mundësinë e shtrirjes së tij dhe funksionit të tij në vendin e quajtur Kosovë.

Asnjëherë nuk kam problem me shkuarjen e fjalës PAVARËSI, kur fjalia si kryefjalë e ka ndonjë shtet të huaj. Problemi del kur marr të shkruaj një fjali ku si kryefjalë ka Kosovën, dhe këtu më lindin dyshimet lidhur me këtë fjali, por që bazë për këto dyshime ka mjaft.

Nuk e di nëse njerëzit me dashje, apo pa dashje bëjnë gabimin më të madh gjuhësorë, ku ne rastin e Kosovës, fjalës VARESI, ia shtojnë edhe dy shkronja PA, duke e bëre "PAVARESI". Ky gabim trashanik bën që t’i ndërrohet kahja dhe të shtrembërohet e vërteta mbi këtë vend.


Sa herë që marrë të shkruaj këtë fjali, më del para fytyrës realiteti në Kosovë, dhe kësaj fjalie ia heq dy shkronjat e para PA, duke e lënë vetëm fjalën e fundit që edhe përkon me realitetin, fjalën VARESI. Varësisht nga shkrimi apo theksimi i kësaj fjale nga njerëzit që më rrethojnë, ku si aneks i kësaj fjalie është Kosova, ndryshon edhe gjendja emocionale e imja, duke bërë që unë të jem i qetë apo nervoz. Nuk e kuptoj se si njerëzit për kundër realitetit, vazhdojnë të jenë jo real dhe pa fshesa të syve.

Për derisa triniteti për besimtarët e Krishterë bazën e tij e ka në Bibël, triniteti horizontal ne Kosovë bazën e tij e ka në një libër tjetër, qe besa të shenjët për "Hyjninë" e këtij triniteti, dhe te quajtur Rezoluta 1244.

Dallimi tjetër në mes këtij triniteti dhe atij që besojnë të krishterët është aty se ky trinitet quhet horizontal sepse është i shtrirë në mënyrë horizontale ku Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë janë në tokë, ndërsa trinitetin e krishterë kushtimisht mund ta quajmë vertikal, duke aluduar në atë se Zoti është lartë.

Për të mos dashur që ky trinitet të keqkuptohet dhe te keq interpretohet, dhe kjo metaforë me trinitetin të tregojë atë që në fakt përmban ky "Trinitet" i quajtur Horizontal duke e pasur si shembull për të krahasuar sado pak atë çka po ndodh sot në Kosovë.

Triniteti i shtrirë në tërë territorin e Kosovës është i përbërë nga: "Ati" (Bashkësia ndërkombëtare), "Biri" (Serbia dhe strukturat e saj paralele) dhe "Shpirti i Shenjtë" (Institucionet e Kosovës). Ky lloj triniteti i shtrirë në mënyrë horizontale, aftësinë veprimit të tij e ka ngushtë të lidhur njeri me tjetrin, por se tepërmi ky afirmimet është i theksuar ne dy pjesët e para te tij, mes Atit dhe Birit.

A ekziston ky trinitet në Kosovë?…Përgjigjen për këtë pyetje mund ta gjesh me lehtë se sa shtëpinë tënde kur je i dehur. Mjafton që të merret një vendim për Kosovën dhe ky trinitet të del në pah (Disponibile), dhe dalja e tij ne shesh apo paraqitja e tij online nuk është e rrallë në Kosovë.

Marrja e një vendimi apo diskutimi i këtij vendimi bën që ky trinitet ndonjëherë të mos funksionoj si duhet duke shkaktuar katastrofa te natyrës (POLITIKE). Ai qe zakonisht është iniciues i këtyre vendimeve është Ati ku me këtë vendim mund te mos pajtohet as Biri e as Shpirti i Shenjtë, por që me disa intervenime, gjerat vinë në vendin e duhur dhe vazhdon triniteti i përkryer Horizontal i Kosovës.

Në rast se një vendim nuk është konform dëshirave dhe epsheve të Birit (Serbisë dhe bishtit të saj strukturë paralele), kjo ikën me vrap te ati duke u ankuar por duke lutur dhe duke bërë që Ati (Ndërkombëtarët), të ndërrojnë mendje dhe të vendosin në favor te Birit. Duke qenë që shpirti (institucionet e Kosovës) është diçka që nuk shihet por që vullneti dhe dëshira vjen gjithmonë nga ai, kjo nuk nënkupton që ato edhe të realizohen ngase jo gjithmonë trupi bën atë që ndjen shpirti dhe shpirti jetë mu si "Shpirti".

Pjesa e parë e këtij triniteti horizontal "Ati" dhe "Biri" funksionon në mënyrë perfekte duke e lënë "Shpirtin" jashtë funksionalizimit të kësaj trinie. Ky përjashtim i shpirtit ndodh ngaqë vet shpirti është ai që nuk përballet me vdekjen siç e ka edhe për detyre, por qe vdekjen e hedh nga cila anë të mundet dhe në këtë mënyrë dy pjesët e para të rinis nuk e përfillin dhe e detyrojnë te nënshtrohet. Mosrespektimi i vullnetit te vet nga ana e shpirtit krijon mos respekt nga ana e Atit dhe Birit ne raport me vet Shpirtin.

Të mundohemi ta zbërthejmë sado pak fjalën PAVARËSI….

Të qenurit i pavarur, nënkupton JO VARESI nga dikush tjetër, ne atë se çka vendos ti për veten tënde, dhe realizim te vullnetit tënd. A ndodhë një gjë e tillë në Kosovë?!…..A ka ne Kosovë PAVARESI?!, apo vazhdojmë ta gënjejmë veten duke thënë se jemi te pavarur?!….siç e gënjenim dikur duke thënë se Lirinë do ta fitojmë pa luftë.

Po dëgjoj disa zëra duke thënë se kemi pavarësi, mirëpo ajo është e kushtëzuar, atëherë cilat janë kushtet?!…A është kusht që nëse nuk dëgjojmë bashkësinë ndërkombëtare pavarësia ikën?!..Po mirë atëherë pse bashkësia ndërkombëtare thotë që statusi i Kosovës është i zgjidhur dhe është çështje e mbyllur?!…Pyetje dhe vetëm pyetje Pse? Ndoshta as romani i Sterio Spasses i quajtur "Pse" nuk ka me shumë Pse se sa pyetjet e mia lidhur me atë se si po e quani veten të Pavarur kur në fakt jeni dhe jemi të varur aq fort sa që nuk jemi ngulfatur për pak.

Një shtet nuk mund te quhet i pavarur vetëm atëherë kur ka flamurin himnin gjuhën kulturën. Shteti i pavarur është shteti qe përpos këtyre elementeve që e përbëjnë atë, ka edhe pavarësinë e tij ne te marrurit vendime dhe për të vendosur sipas dëshirës së tij, për fatin dhe zhvillimet e brendshme të tij. Ne, ndonëse i kemi pasur te gjitha flamurin gjuhen kulturën territorin edhe gjatë okupimitsSerb, por ishim te privuar nga e drejta e ushtrimit te këtyre dhe marrjes së vendimeve për fatin ton. Nuk kontrollonim dot as territorin e as nuk vendosnim për fatin tone, siç nuk e bëjmë as sot për gjerat më esenciale, madje thuhet se kemi edhe forcën e sigurisë ku kjo force mund te siguroj vetëm ndihme për ndonjë fatkeqësi natyrore siç ishte ajo e Shkodrës, por jo edhe fatkeqësitë që bën vazhdimisht triniteti horizontal ne Kosovë.

E di që secili nga ne e di se çka do të thotë fjala PAVARËSI, dhe nuk do të doja që të bëj të mençurin duke ua shpjeguar domethënien e kësaj fjale. Ajo që dua të bëj është se dua të di nga ju se nga c lloj gjëja po nxirrni konkludimin se Kosova është e pavarur kur dihet se për gjithçka jemi të varur nga dikush, qofshin ata ndërkombëtaret apo edhe serbët?… Shtet i pavarur dhe pa ushtri, me një lloj ushtrie të quajtur Forcë e Sigurisë së Kosovës ku as lopata nuk posedojnë, dhe që po gabuan shtinë më armë qoftë edhe për nderim të dëshmorëve sanksionohen me ngrirje marrëdhëniesh me ndërkombëtarë, siç edhe ndodhi së fundmi me rastin e manifestimit ne përkujtim te dëshmorëve ne Prekaz.

Thuhet qe janë dy palë gjykata, e Kosovës dhe ajo e Serbisë, e cila funksionon në Kosovë në mënyrë paralele. Ne fakt janë tri gjykata, dhe e treta është ajo e EULEX-it, ku kosovarët thonë që është ndihmës e gjykatave të Kosovës, por në fakt nuk është kështu sepse ata marrin njerëzit sipas tekeve të tyre apo interesave te tyre politike, apo varet se i "çohet" njërit apo njërës nga gjykatësit e tyre dhe arrestojnë kënd te duan, them kujt ti "çohet" për mashkull apo femër, sepse mund të jene trans (kalim nga një gjini në tjetrën), dhe kjo nuk është hiq larg mëndësh ngase prej nga vinë këta njerëz një gjë e tillë në vendet e tyre është një lloj kulture.

Funksionimi i këtyre tri qendrave të vendimmarrjes në Kosove, apo këtij Triniteti Horizontal në Kosovë, bën që fjala PAVARËSI nga unë të vazhdon të jetë ëndërr e përdorimit në rastin e Kosovës, sepse mu këta faktorë ia heqin Kosovës mundësin faktike e të vetëquajturit e PAVARUR, duke mos i lejuar vendosje të kontrollit në tërë territorin e saj, dhe marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me çështjet e saja të brendshme dhe për disa çështje të jashtme ku shtetet e tjera e gëzojnë këtë të drejtë dhe me meritë quhen të PAVARURA.

Triniteti Horizontal/Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, si metaforë e ushtrimit të pushtetit Hyjnor, janë dhe do të jenë pjesë e hipokrizisë dhe mentalitetit të një tërësie truri ku pjesët e tij janë të ndara dhe pa mundësin e kontaktit të tyre mes vete duke pasur si pasojë ç`kyçjen e një kablloje që lidh trurin e madh me atë të vogël, me ç`rast kemi bllokim truri apo mosfunksionim të tij.

Thuhet të jenë afërsisht deri 12 dimensione vizuale, politika që zhvillohet sot, është politike tri dimensionale apo e njohur edhe si 3D, gjatësi, gjerësi, thellësi, mirëpo politikanët tanë si duket nuk po kanë mundësinë e shqimit të tri dimensioneve të saj. Si duket aq janë kapacitetet teknologjiko-politike.

(Autori është student i shkencave politike “Universita di Perugia” Terni – Itali)

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori