LAJMI I FUNDIT:

Trimëresha shqetëson policinë

Trimëresha shqetëson policinë

Thirrjet e vazhdueshme në telefon dhe fjalët ofenduese të një femre, në numrin 192, janë cilësuar si pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrave të tyre. Me këtë rast, policia e Deçanit, ka arrestuar të një femër të mërkurën rreth orës 22:30.

Kjo ka ndodhur në kafenenë “Enisi”, e cila gjendët në rrugën “Mentor Tolaj” në Deçan, ndërkohë pas rastit të arrestimit, policia ka konfirmuar se e dyshimta, gjatë veprimeve të bëra, ishte nën ndikimin e alkoolit.

Megjithatë, ajo me urdhër të Prokurorit, po mbahet në paraburgim. /Telegrafi/