LAJMI I FUNDIT:

Tribunali dhe dilemat e tij!

Tribunali dhe dilemat e tij!

Që nga paralajmërimi i formimit të Gjykatës speciale apo Tribunalit per gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, janë hapur dilema të shumta! Dikush pro dhe pjesa tjetër kundër Tribunalit, ka bërë që të ndahet në dysh popullata e Kosovës, përfshirë këtu një pjesë të politikës, por jo të gjithë!

Përpos emërtimit të paqartë janë hapur edhe shumë dilema: si do të duket Kosova në fund të këtij Tribunali, kush do të jenë të dënuarit dhe kush përfituesit, përderisa viktimat e luftës (pasluftës) na janë të njohura të gjithëve?

Pyetja që shkakton shumë dilema është pse ky Tribunal, pikërisht tani 15 vite nga përfundimi i luftës, kur Kosova është në kërkim të ndryshimit pozitiv, të ecjes dhe zhvillimit ekonomik të saj? Pse nuk u formua një Tribunal për dënimin e shkaktarëve të pesë luftërave shkatërrimtare në Ballkan (Serbisë), por po krijohet për gjykimin e një lufte çlirimtare, për mbrojtësit e pragut të shtëpisë, nderit dhe dinjitetit kombëtar?!


Drejtësia ndërkombëtare u dëshmua pjesërisht e suksesshme edhe më Tribunalin e Hagës, ku as për së afërmi nuk u përmbushën pritjet dhe parashikimet e viktimave të pesë luftërave në ish Jugosllavi. Vrasësit dhe xhelatët e tyre u dënuan në mënyrë simbolike, sa të tjerë u shpërblyen si të pafajshëm përderisa shumica e kriminelëve të vërtetë të luftës u lanë të qetë nga drejtësia ndërkombëtare!

Në Tribunalin e Hagës u provuan të dënohen edhe pjesëtarë të luftës çlirimtare në Kosovë. U dënuan për aq sa patën fakte dhe argumente dhe tani ç’arsye ka të njëjtit të dalin prapë para një gjykate tjetër për të njëjtat akuza?!

Mirëpo, kur bëhet fjalë për këtë Gjykatë "speciale", flitet për një listë më të gjerë të pjesëtarëve të UÇK-së, siç thuhet të përfshirë në krimet e luftës?! Atëherë vetvetiu shtrohet pyetja: pse në këtë listë të gjerë nuk janë edhe emrat e kriminelëve serbë që kryen krime dhe masakra anë e kënd Kosovës? Kush i ka fajet për këtë?

Shumica e të përgjigjurve në këtë pyetje do të thonë se fajet i ka Qeveria aktuale? Gjë që është e vërtetë e pamohueshme kjo, por faji është pak më i gjerë, mbase është edhe kolektiv! Që 15 vite nga përfundimi i luftës e deri në ditët e sotme, asnjë padi institucionale nuk ka shkuar në Tribunalin e Hagës apo në institucionet tjera ndërkombëtare! Asnjë institucion kompetent në Kosovë nuk ka ngritur padi për krimet e shtetit serb! Ku ishte Akademia e Shkencave, ku ishin partitë politike, ku ishte shoqëria civile?

Të vetmit që ngritën zërin ishin familjarët e viktimave, familjarët e të zhdukurve që askush nuk dëshiron (nga institucionet) të dëgjojë zërin e tyre.

Akuzat individuale të shqiptarëve prodhuan vetëm dënimin simbolik të një grushti të vogël kriminelësh serb nëpër gjykatatat serbe dhe vetëm kaq! Përderisa, në anën tjetër, padia institucionale e shtetit serb ndaj "krimeve" të supozuara individuale e prodhojë këtë gjykatë speciale, të ashtuquajtur "Tribunal për dënimin e krimeve të UÇK-së" !

Ata që kanë iniciuar një gjykatë të tillë (serbët) dhe sponsorët ndërkombëtarë, jo që nuk janë duke e bërë për të mirën e popullit shqiptar, po e bëjnë të kundërtën e saj. Droja është se përmes këtij Tribunali tentohet t’i ngritin shqiptarët kundër njëri-tjetrit; përmes sindromit përçarës ta luajnë edhe një herë shfaqjen "teatrale" në koloseumin e quajtur Kosovë, ku dikush do ta marrë rolin e "tradhtarit" e tjetri të "patriotit", për të nxehur gjakrat e shqiptarëve të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social, ku secili do të luftonte kundër secilit!

Dikush mund të thotë ky është turp i ndërkombëtarëve!

Padyshim se po, por për më tepër është turp i klasës (së korruptuar dhe shantazhuar) politike kosovare, që 15 vite nga përfundimi i luftës prioritet nuk e patën ndërtimin e shtetit, mirëqenien e qytetarëve e as të ardhmen e vendit të tyre, por prioritet kishin pasurimin e tyre dhe uzurpimin e pushtetit.

Kjo që aktualisht është duke ndodhur nuk është krejt e rastësishme, kur pothuajse e tërë klasa politike ndodhen para aktit të kryer që i solli Serbia, kur nuk janë më të zotët as të pranojnë dhe as të refuzojnë një Tribunal të tillë!

Po ndodh kështu, ngase prej fillimit të bisedimeve të Qeverisë së Kosovës me Serbinë, kahet e zhvillimeve politike në vendin tonë nuk është duke i përcaktuar më Qeveria jonë, por është duke i përcaktuar Serbia me ndihmën e Brukselit, e përderisa për ironi të faktit "bekimin" përfundimtar e "marrin" gjithnjë nga qeveritarët dhe kuvendarët vendorë kosovarë!

Kështu pritet të ndodhë edhe tani, kur liderët e partive politike më tepër ju kanë përkushtuar parafushatës zgjedhore se sa vendimeve kruciale për vendin e tyre.

Yryshi për pushtet, se edhe pak ka mbetur shtet!

Në trend

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Lajme
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Kalo në kategori