Flamuri kombëtar është vendosur kudo, rrugët janë stërmbushur me njerëz, furrat dhe mishtoret janë hapur pa pagesë që qytetarët të shërbehen me bukë e mish, kurse kënga e vallja ka jehuar nga agimi në mbrëmje. Kështu kujtohet kremtimi i Ditës së Flamurit - 28 Nëntori, në vitin 1941, kur Kosova ishte e bashkuar me Shqipërinë dhe prishtinasit ishin vetëm banorë të një qyteti të Shqipërisë, ndërsa kryeqytet kishin Tiranën.
Banorët e Kosovës që janë gjallë sot, e në atë kohë ishin nxënës të Shqipërisë etnike, mbajnë mend edhe pikat kufitare të Shqipërisë që përfshinin tokat e çliruara me katër prefektura: Prizreni, Peja, Prishtina dhe Dibra. Por, meqë aq shpejt kishte kaluar kjo periudhë, nga pleqtë ishte konsideruar si “Tri ditë Shqipni”.
Ibrahim Stublla (1932), 83 vjeçari që jeton në Podujevë, ishte tetë vjeç e gjysmë kur mori pjesë në festimin për herë të parë të Ditës së Flamurit në këtë qytet, por që po kremtohej dhe në gjithë Kosovën në vitin 1941. Shqipëria, në këtë vit thotë se kishte 74 mijë kilometra dhe Podujeva qyteti ku ka lindur ai ishte një nga qytetet e Shqipërisë. Shtatëdhjetekatër vjet pas, ai rrëfen për “Zërin” sesi u shpërnda lajmi se më 28 Nëntor duhet të festohet Dita e Çlirimit.
Ndryshimi që shqiptarët e përjetuan për herë të parë.
“Populli nuk mbahet mend të ketë pasur gëzimin më të madh. Më 28 Nëntor 1941 ishte festa e parë që u bë në rrethin e Llapit, njerëzit u mblodhën në atë shesh që kishte qyteti në të kohë, vinin nga të katër anët, zbrisnin me kuaj nga fshatrat, u bë si dasmë me një fjalë, thernin bagëti, hanin populli buke e mish e ne fëmijët këndonim këngë me motive kombëtare. Të gjitha furrat e mishtoret kanë qenë të hapura që të marrë populli ushqim për kremtim”, kujton plaku Stublla, e që më vonë u bë një nga mësuesit e parë të kësaj komune. Ai tregon se në ballkonin e një ndërtese u shfaqen dy vajza që recituan vjersha për 28 Nëntorin dhe hoxhën e qytetit që bënte amin. “Edhe imamët (feja) në atë kohë ishte bashkë me elitën intelektuale. Falë inteligjencës shqiptare për herë të parë më 1941 populli shqiptar përjetoi një festë të madh kombëtare”, thotë Stublla, duke folur për lirinë e plotë të shqiptarëve, që kishin xhandarmërinë e tyre, shkolla, administratën…kurse vulat mbanin emrin Shqipëri. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
BDI: LSDM nuk po vepron si opozitë, është vendosur në shërbim të OBRM-PDUKM-së
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles