Trepça dikur ka bartur barrën kryesore të ekonomisë së Kosovës, ndërsa sot ajo është bërë një barrë për Qeverinë e Kosovës. Për më shumë se 17 vjet, institucionet që kanë qeverisur me Kosovën nuk kanë arritur të ringjallin këtë gjigant të ekonomisë së Kosovës.
Nuk është se kanë munguar planet, vizionet dhe projektligjet, pasi disa herë individë të caktuar kanë tentuar t’i japin kahe kësaj ndërmarrje. Kanë pasur guxim t’i hartojnë planet e projektligjet, por ju ka munguar guximi final për t’i miratuar ato, apo thënë troç për t’i zbatuar në praktikë
Qeveria Mustafa në janar të vitit 2015 kishin dhënë fjalë të mëdha për Trepçën. Vetëm disa ditë pasi ishin alarmuar nga një vendim i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për të futur Trepçën në likuidim, Qeveria Mustafa ia pati gjetur zgjidhjen Trepçës. Ishte bërë gati një projektligj me të cilin Trepça shndërrohej si ndërmarrje publike, në pronësi të plotë të qeverisë së Kosovës. Por, një gjë të tillë nuk e kishin përkrahur ambasadat dhe e kishin kundërshtuar ministrat serb të qeverisë së Kosovës. Kundërshtimi kishte ardhur nga një konferencë e mbajtur në Beograd. Kryeministri ishte zmbrapsur. Kuvendi vetëm sa e kishte prolonguar kohën e futjes së Trepçës në likuidim.
Kjo histori është interesant për të treguar dy gjëra:
E para, Qeveria e Kosovës nuk mund ta caktojë vizionin për Trepçën pa i bindur ndërkombëtarët dhe pa i neutralizuar serbët. Qeveria e Kosovës nuk e ka të sigurt që mund ta shtyj deri në fund një ligj të ri për Trepçën, sidomos nëse me atë ligj caktohet pronësia mbi Trepçën dhe se Beogradi do të mundohet me çdo kusht që ta prolongoj sa më shumë fatin për Trepçën, që një ditë ajo të vendoset në tavolinën e bisedimeve.
E dyta, Qeveria e Kosovës nuk e kishte dhe nuk e ka në prioritet Trepçën. Ashtu si në vitin 2015, por edhe tash qeveria e ka lënë Trepçën në fund të secilit prioritet duke e lënë që fati i Trepçës të vendoset në minutat e fundit.
Nëse në vitin 2015 qeveria ka pasur qoftë edhe një për qind arsye për të thënë se ishte zënë e befasuar me vendimin e Dhomës së Posaçme, tash nuk e ka as atë një për qind. Të gjithë kanë qenë në njohuri për ditën D, 2 nëntorin e 2016 si dita e fundit para së cilës duhet të caktohet një vizion për Trepçën.
Institucionet e Kosovës vetëm në muajt e parë të vitit 2015 e kanë pasur në diskurs Trepçën për të harruar tërësisht në pjesën dytë të vitit. As në vitin 2016, Trepça nuk është përmendur nga qeveria. E kishin formuar një komision për hartimin e projektligjit për Trepçën, por asnjëherë deri më sot nuk janë publikuar rezultatet e takimeve të këtij grupi.
Tash jemi në muajin tetor. Kanë mbetur më pak se një muaj për të caktuar një vizion për Trepçën. Nuk kemi projektligj. Askush nuk e ka parë projektligjin për Trepçën. Në këtë situatë, çdo vendim për Trepçën do të shkojë e do të votohet pa pasur diskutime të merituara për të. Nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për debat publik. Nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për të trajtuar me kujdes nga komisionet parlamentare. Të gjitha këto janë për faj të një qeveria që është e mbushur me ekonomistë, porse nuk kanë një vizion të qartë për ekonominë e vendit. Tashmë është shumë e qartë se Qeveria e Kosovës nuk e sheh Trepçën si shtyllë të ekonomisë së Kosovës, por vetëm si barrë të saj.
Nuk do të habitem, nëse qeveria sërish do të dështojë t’i vendos bazën e një të ardhme më të mirë për Trepçën, duke e shpëtuar nga likuidimi dhe duke ia caktuar pronësinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë