Organizimi i kundërmitingut nga ana e Qeverisë Gruevski është karta e tij e fuqishme, e cila po luan jo vetëm me opozitën, por edhe kundër Perëndimit. Metodat e Gruevskit nuk dallojnë nga ish-Millosheviqi. Përdorimi i gjithë pushtetit në shërbim të klanit mafioz të tij duket qartë se ka përkrahjen e Rusisë – Serbisë.
Angazhimi direkt i diplomacisë ruse, madje duke dërguar emisarë specialë në Maqedoni është diçka që hapur po duket angazhimi serioz dhe i drejtpërdrejtë i një superfuqie botërore. Diplomacia ruse është duke u përpjekur që të gjejë një vrimë diku në Evropë ku do të mundë të influenconte dhe ta thyente aleancën veriatlantike.
Pozita gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Kumanovës, trekëndëshi Kosovë-Maqedoni-Serbi, ka bërë që kjo pikë neurologjike të mundë të zotërohet, si nga Aleanca Perëndimore, e po ashtu edhe nga Rusia me aleatët e saj. Maqedonia një shtet artificial dhe i brishtë që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, është mbajtur dhe po mbahet në këmbë nga Perëndimi për ruajtjen e balancave ushtarake, gjeopolitike dhe gjeostrategjike.
Qeveria Gruevski, duke e pasur derën hapur e ka humbur përkrahjen e Perëndimit dhe mundësia reale se Gruevski duhet të përfundojë në burg së bashku me aleatët e vet, ka bërë që ajo të drejtohet nga aleanca e vjetër Rusi-Serbi.
Edhe vrasjet e fundit në Kumanovë na dolën se ishin skenar i përgatitur nga shërbimet inteligjente pro maqedonase dhe të atyre që janë kundër interesave perëndimore, por edhe kundër shqiptarëve. Për fatin e keq edhe kësaj radhe ne u bëmë “mish për top”, kësaj here u vranë komandantë të shquar të UÇK-së, ata që morën mbi supet e veta tre luftërat, ata që e mundën edhe vdekjen. Edhe pse ajo ngjarje na kushtoi me jetët e djemve më të mirë të vendit, unë mendoj se ata luftuan për ta mbrojtur dinjitetin e vet, por edhe kundër interesave ruso-serbo-maqedonase.
Për herë të parë në histori populli shqiptar është rreshtuar në krah të vendeve evropiane. Pra, shqiptarët në Kumanovë luftuan kundër aleancës ruso-serbo-maqedonase dhe i mbrojtën vlerat perëndimore. Nëse Perëndimi nuk ju ndihmon shqiptarëve në Kumanovë, aty nuk do të humbnin vetëm shqiptarët si komb, por do të humb për shumë shekuj edhe Perëndimi dhe se më nuk do të dihet se ku do të ndalet shteti hegjemonist rus së bashku me Serbinë aleate.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë