LAJMI I FUNDIT:

Tregu mobil, vetëm me prodhime vendore (Video)

Tregu mobil, vetëm me prodhime vendore (Video)

Në fillim të muajit tetor pritet të funksionalizohet “Tregu Mobil”, i cili do të përmbajë vetëm prodhime vendore. Kështu ka deklaruar drejtori i zhvillimit ekonomik në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota.

Ai ka treguar se vlera e projektit është 497 mijë euro prej të cilave komuna i ka dhënë 20 për qind ndërsa Komisioni Evropian 80 për qind.

Bashota beson se ky treg do të pritet mirë nga qytetarët, pasi deri më tani nuk ka pasur ndonjë të tillë.


Por krejt kjo ide e “Tregut Mobil”, nuk do t’i konvenonte tregtarit Fitim Ibrahimit.

Ndërsa, Beqir Avdiu ka thënë se tregu në të cilin punojnë edhe pse i vogël është më I mirë, sesa “tregu mobil”. /Telegrafi/