LAJMI I FUNDIT:

Tre të lënduar nga rrahjet në veri të Mitrovicë

Tre të lënduar nga rrahjet në veri të Mitrovicë

Tre persona janë lënduar në një përleshje masive që ka ndodhur të shtunën mbrëma në veriun e Mitrovicës, ndërsa janë përdorur edhe armë zjarri.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Ergin Medic ka thënë për Blic se, për shkak të përdorimit të armëve, një person i lënduar është mbajtur në spital, ndërsa një tjetër është arrestuar. Bëhet fjalë për një 18 vjeçar të cilit i është caktuar masa e ndalesës prej 48 orësh

Sipas Medicit, rasti është kualifikuar si vrasje në tentativë, mirëpo nuk është i motivuar etnikisht.

“Të gjithë të përfshirët në këtë rast janë nga territori i Zveçanit, i veriut të Mitrovicës, dhe ata edhe më parë përmes sjelljes prej huligani kanë bërë vepra të tilla”, ka thënë Medic. /Telegrafi/