Në zyrat e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, së bashku me drejtorin ekzekutiv Albert Matoshi, të mërkurën, me 18 nëntor ora 15:00, kishim kënaqësinë të presim përfaqësues të një kompanie gjermane e cila që moti interesohet për të investuar në Kosovë. Zyrat e OEGJK-së gjenden në qendër të qytetit, afër sheshit “Zahir Pajaziti”. Bisedonim me investitorët e mundshëm gjerman, për disa problematika që kishin hasur dhe mundoheshim t’u ofrojmë ndihmën për zgjidhjen e tyre…. Deri këtu gjithçka normale.
Për një moment jashtë zyrës dëgjoheshin fishkëllimat, britmat, krismat, ndihej era e gazrave… Këto na përcollën gjatë gjithë takimit. Seç e ndjeja një siklet gjatë këtij takimi!. Në fakt, më vonë kuptova se edhe Alberti e kishte të njëjtin siklet, se si do i përgjigjeshim pyetjes së mundshme të investitorëve nëse situata politike në Kosovë është stabile?!
Ajo çfarë po ndodh ditëve të fundit në skenën politike të Kosovës, bllokada aktuale institucionale, përplasjet në mes të pozitës dhe të opozitës, trazirat që po ndodhin për momentin e parregullsi të panumërta… të gjitha ndikojnë vetëm negativisht në ekonominë e vendit e në veçanti, në thithjen e investimeve të huaja.
Çfarë po u ofrojmë për momentin investitorëve të huaj të mundshëm? Pamje dhune, gaz lotsjellës, koktej molotovi, thyerje veturash, demolime, arrestime… këto janë mesazhet më të këqija që mund t’i jepen një investitori potencial. Kështu përçohet imazh negativ për Kosovën, ose thënë më mirë, kështu forcohet edhe më shumë imazhi negativ që ka Kosova te investitorët e shteteve të zhvilluara.
Thjesht, aty ku ka trazira politike nuk mund të ketë investime. Trazirat politike janë helm për ekonominë. Investitorët në radhë të parë kërkojnë siguri dhe stabilitet ekonomik. Investitorët e mundshëm do të largohen nga ideja e investimit në një vend jostabil. Investitorët që tanimë kanë investuar në këtë vend, i vëmë para dilemës, se a janë investimet e tyre të sigurta dhe mbi të gjitha a janë punëtoret e tyre të sigurt.
Sot investitorët e huaj që aktualisht janë në Kosovë, kanë argument të fuqishëm të fillojnë të ndjehen të pasigurt dhe të dyshojnë në funksionalitetin e shtetit dhe në stabilitetin politik.
Lobimin që e kemi bërë dhe e bëjmë të gjithë duke filluar nga institucionet e shtetit, pozita dhe opozita, komuniteti i biznesit dhe qytetarët e thjeshtë… për të sjellë investitorë në vendin tonë, me pamje të dhunës që po i përçojmë botës, do ta humbasim dhe do ta kthejmë në gjendjen zero. Kjo do të thotë se prapë duhet filluar nga e para t´i bindim investitorët e huaj se Kosova është një vend i qëndrueshëm dhe nuk ka krizë politike… e më pastaj të konkurrojmë me vendet e rajonit për përparësitë që ofron vendi ynë!
Nëse nuk ka zhvillim ekonomik nuk ka shtet stabil. Për të pasur zhvillim ekonomik para se gjithash duhet të kemi shtet funksional në të gjitha aspektet!
PS. Investitorët në takim nuk e shtruan pyetjen nëse situata politike në Kosove është e qëndrueshme?!… Përgjigjen e morën rrugës duke u kthyer në Hotel….
(Autori është president i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës