Trashëgimia e Kosovës është shtëpia jonë
Kosova është shtet i ri, por ka kulturë shumë të vjetër. Është shtet shumetnik, laik dhe mik. Është thënë, nga shumë etnologë e historianë ballkanikë, se ky vend është thesar i kulturës së Ballkanit, kurse se është e vendosur në tokën Dardane. Nëpër kohë të ndryshme, gjatë luftërave, është dëshmuar edhe si vend i paqes.
Sido që të ketë qenë e kaluara e saj dikur, e kushdo që të ketë jetuar nga të parët tanë këtu, sot, duke qenë shtet i tillë (shumetnik, laik e mik), brenda territorit shtetëror të vet ka kulturë, gjithashtu, shumetnike, të cilën përpiqet ta ruajë, me mish e me shpirt, edhe me pakicat (turqit, serbët, boshnjakët, romët, ashkalitë).
Por, problemi është që, sot Kosova në kohë paqe ka edhe pak shkëndija të luftës në trashëgiminë kulturore!
Në këtë bashkëjetesë shumetnike ajo sot ka disa probleme, të cilat herë sa vijnë e i shtohen, herë sa vijnë e i zvogëlohen! Krejt këto paradokse të dëmshme për trashëgiminë, kemi qenë dëshmitarë, se kanë ndodhur pas përfundimit të luftës (kujtojmë trazirat në mars të vitit 2004 në disa komuna të Kosovës). Një, për shkak të temperaturave politike të asokohshme ndërmjet Kosovës e Serbisë: E para, që bënte rrugë drejt formimit të shtetit të pavarur; E dyta, që protestonte e kërcënonte, kinse kjo është pjesë e vet, e Jugosllavisë, pa qenë e saj. Dy, për shkak të vetëdijes së ulët të opinionit për vlerën e trashëgimisë.
Por, pas të gjitha atyre kthesave të shpeshta e të kohëpaskohshme, erdhi një e mirë e përbashkët e, e përhershme, për të dyja vendet: Pas konflikteve fizike e diplomatike, Kosova u bë shtet, u nda nga ish-Jugosllavia. Formoi parlamentin dhe shkroi, me këshillat e miqve ndërkombëtarë, Kushtetutën. Ndërsa, Serbia, vazhdoi shtetësinë e britmën e vet për Kosovën, por pa të, deri edhe sot. Ndërkohë, në Kosovë u hapën e u mbyllën edhe shumë probleme të tjera. Aty-këtu, si jermë, përmendej edhe çështja e trashëgimisë së saj kulturore.
Por, problemi është që, sot një pjesë e madhe e trashëgimisë kulturore të Kosovës nuk nderohet!
Sot Kosova ka trashëgimi të vet ashtu si më parë, ka identitet evropian ashtu si më parë, simbole të reja si kurrë më parë (flamur e himn). Ndërsa, nderohet, si komb shqiptar. Ajo është, po qe se i duhet Serbisë, fqinje e mirë për të dhe për të gjithë fqinjët e tjerë në Ballkan.
Por, problemi është që, sot për trashëgiminë kulturore të Kosovës përkujdeset pak kush e i bën dëm shumëkush.
Kjo dashamirësi ndërmjet fqinjëve ruhet e i shtrin rrënjët e miqësisë, nëse brenda vendit tonë respektojmë e ruajmë – trashëgiminë e shtetit shumetnik – objektet materiale të shenjta të tij (shtëpitë e ZOTIT): kishat, xhamitë e manastirët; objektet si: muzetë, kullat, hamamet, urat; vlerat shpirtërore: këngën, vallëzimin; vlerat e punëdorës: veshjen, qëndisjen, drugdhendjen e gurgdhendjen e plot punë të tjera me interes për shkencat e për artet.
Më konkretisht, duhet të kihet përkujdesje më e madhe për: Muzeun Etnografik në Pejë, Muzeun Kombëtar të Kosovës, Muzeun Hekurudhor të Kosovës, Muzeun Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë, shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Muzeun Arkeologjik në Prizren, Muzeun në Mitrovicë, hamamet dhe kalatë e shumta të shndërruara në muze. Ka dhe shumë objekte të tjera me rëndësi të veçanta, por shqetësimet duhet dhënë së pari për këto.
Sigurisht se në të gjitha këto objekte ka pjesë të folklorit, në këtë kontekst, të popullit shqiptar, madje pjesë më të veçanta e më të paharrueshme të tij, të cilave u duhet përkujdesje e shtuar e mbrojtje e autorësisë nga njerëzit e ligj, edhe kur provokohen e përpiqen të përvetësohen ato sende nga dora e huaj pa qenë të saj!
Por, problemi është që, sot Kosova ka pak para për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe për promovimin e saj në Evropë dhe në Botë. Madje, ka pak njerëz të vet që dinë si t’i mbështesin projektet rreth saj.
Në Kosovë ka përfunduar lufta që dhjetë vjet, por edhe pas kësaj dekade zhvillohet një luftë e ftohtë në dhe për kulturën e saj. Ashtu si më parë, ende kultura e saj është në krizë. Ende s’i jepen para të bollshme nga institucioni kryesor i saj – Ministria e Kulturës, nuk mbrohet e as nuk mbulohet sa e si duhet as nga kjo ministri e as nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
E tillë është e gjendja trashëgimisë kulturore të Kosovës. Ndërsa një pjese të saj çdo ditë vdekja i sillet përreth! Në ç’mënyrë?
Në disa komuna të Kosovës, në të cilat ende ka frikë se mos dikush dëmton trashëgiminë, ruhen objektet nga policët e Kosovës, të EULEX-it, madje edhe nga ushtarët e kontingjenteve të atyre shteteve të botës që janë të pranishme në Kosovë që nga pas lufta.
Ruhen shtëpitë e ZOTIT. Ruhen punët e njerëzve. Ruhen edhe njerëzit së bashku me to. Pra, pasi janë të rrezikuara, duhet të ruhen, njashtu sikurse pylltari pyllin, njashtu sikurse bariu delen, njashtu sikurse ushtari kufirin, njashtu sikurse njeriu sendin e vet.
Kështu që, sot trashëgimisë kulturore së Kosovës, para së gjithash, i duhen: roja e përbashkët dhe respekti, patjetër përkrahja materiale nga shteti e institucionet e saj, pse jo edhe nga ndonjë organizatë ose fondacion jofitimprurës (bëmirës) siç është “CHwB” – Fondacion për Trashëgimi Kulturore pa Kufij.
I duhet përkrahje edhe nga ndonjë qendër e madhe kulturore, siç është Centre Français de coopération “Jain Monnet”, që brenda një viti zhvillon mbi 1 000 aktivitete në Evropë. Zhvillon edhe në Maqedoni, qoftë duke përkrahur projektet e rinisë në trajnimin (aftësimin) e saj për sensibilizimin e opinionit të gjerë publik dhe për trashëgiminë kulturore e historike, por edhe për pasuritë natyrore të vendit. Po ashtu, është interesuar t’i japë hapësirë për gjetjen e potencialeve ekonomike për restaurimin e ndonjë objekti kulturor të dëmtuar.
Pasi ndihma e kësaj shoqate i duhet Kosovës domosdo, po kaq domosdoshmërisht Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës duhet t’i obligojë punonjësit e saj (zyrtarët) për të organizuar takime me përfaqësuesit e kësaj shoqate dhe ndonjë tjetër të këtij soji në Botë, sepse Kosova në këtë kohë ka shumë nevojë ta sjellë botën përreth vetës.
Pra, përkrahjet qëllimira janë të mirëseardhura nga cilido fondacion apo shoqatë i cilido shtet. Megjithëse, tekembramja, edhe nëse nuk na mbështet askush, këtë detyrë, me vullnetin më të madh, duhet ta kryejë gjithkush, sidomos ne si popull, sepse po flitet për trashëgiminë e popullit tonë. Andaj, pasi është e jona, t’i ruajmë e t’i nderojmë ato që i kemi vlera të përbashkëta, bashkërisht. Të jemi më të pranishëm e më të lidhshëm me kulturën. Mundësisht të marrim ndonjë aksion për organizimin e seminareve, me qëllim të ringjalljes së zanateve të vjetra dhe të artizanateve që janë në zhdukje e sipër në komunat e qyteteve të Kosovës, por edhe prezantime të ndryshme për t`i bërë me dije publikut edhe ato pjesë të historisë e të etnologjisë sonë që janë harruar, janë duke u harruar e duke u shkatërruar, njëkohësisht. Se, përkujdesja ndaj trashëgimisë, sinqerisht, ia rrit vlerën shtetit, punës së njeriut dhe të Zotit.
Por, nga të gjitha këto të këqija, është edhe një e mirë: sot kemi shumë miq në Kosovë që pasurinë shtetërore tonën e konsiderojnë pasuri të shtëpisë së vet, që punojnë vazhdimisht dhe që premtojnë edhe më tutje ndihmë për ne.
Tekefundit, këta janë shpresa e fundit e vetëdijesimit të institucioneve dhe të shoqërisë sonë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore këtu e kudo!
(Ky artikull është shkruar për Fondacionin CHwB)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin