As ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble, as ministri grek i Financave Janis Varufakis, nuk shohin një shans real që mosmarrëveshja e borxhit me Greqinë mund të zgjidhet në mbledhjen e eurogrupit në Luksemburg. Varufakis tha para mbërritjes së tij në Luksemburg, se nuk e besonte një gjë të tillë. “Tani është koha për liderët politikë për të arritur një zgjidhje”, tha Varufakis të mërkurën në mbrëmje në Paris.
Kancelarja gjermane Angela Merkel i paralajmëroi grekët në një deklaratë qeveritare në Bundestag në Berlin, se tani e kanë ata radhën. “Aty ku ka vullnet, ka një rrugë”, tha Merkel.
Pra, i mundshëm është një rinegocim i liderëve të BE-së me kryeministrin grek Aleksis Cipras javën e ardhshme në samitin e BE-së në Bruksel. Një mundësi tjetër do të ishte një samit i veçantë i 19 vendeve të euros. Por, diplomatët e frustuar të BE-së në Luksemburg vënë në dukje se në katër muajt e fundit tani ka pasur mjaft samite të tilla të veçanta dhe në to nuk është gjetur ndonjë rrugëdalje. “Përveç kësaj nga ministrat e Financave duhet të merren vendimet formale për të përfunduar programin e ndihmës dhe për të paguar 7,2 milardë eurot”, tha një punonjës i BE-së. Por koha nuk pret sepse programi i ndihmës merr fund automatikisht më 30 qershor.
Përfaqësuesit e tre huadhënësve, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian, mendojnë se Qeveria greke do t’i bjerë murit me kokë dhe e ka vënë gjithçka në një kartë. “Grekët duket se mendojnë se eurogrupi nuk do të lejojë Greqinë të falimentojë, në mënyrë që të mos rrezikohet euroja”, mendon një zyrtar i BE-së. “Zgjidhja politike” që do të kërkojë përsëri në Luksemburg, ministri grek i Financave i Janis Varufakis, përfshin një falje të borxheve ose të paktën një ristrukturim të borxhit qeveritar kryesisht ndaj FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane.
Kreu i ESM, fondit evropian të shpëtimit, Klaus Regling, kujtoi në Luksemburg se Greqia deri në zgjedhjet në janar ishte në të vërtetë në një rrugë shumë të mirë. Vendet e tjera në krizë, Irlanda, Portugalia dhe Spanja i kanë paguar madje borxhet e tyre të marra nga fondi i shpëtimit.
“Greqia është një kategori tjetër. Deri në mes të vitit të kaluar, ka pasur progres të rëndësishëm. Aftësia konkurruese është rritur dhe ka pasur rritje ekonomike. Shteti ishte madje në hedhur në treg bono të reja. Por, që nga fundi i vitit të kaluar, situata është përkeqësuar”, tha Klaus Regling.
Mediat greke raportojnë se ekonomia do të tkurret përsëri dhe bankat greke janë nën presion të madh. Grekët po tërheqin shumë para dhe po shtohet volumi i kredive të këqija, të cilat nuk mund të shlyhen. Banka Qendrore Evropiane vazhdon t’i mbështesë katër bankat e mëdha duke u aprovuar “hua emergjente”. Por, kjo gjendje nuk mund të vazhdojë përgjithmonë, thotë Banka Qendrore në Frankfurt.
Qeveria greke ndërkohë e ka refuzuar kontrollin mbi lëvizjet e kapitalit. Zëvendësministri për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare, Euklidi Cakalotos, tha në një intervistë me BBC, nëse Qeveria e tij nuk mund të arrijë një marrëveshje me europianët, do të ketë zgjedhje të reja apo një referendum.
“Ne nuk kemi një mandat nga qytetarët grekë që të braktisim eurozonën”, tha Cakalotos. Presidenti i Deutsche Bundesbank, Jens Ueidmann e paralajmëroi që të mos bëhen përpjekje me çdo kusht për ta mbajtur Greqinë në zonën e euros. Rreziqet e mundshme të përhapjes së problemit që rrjedhin nga një dalje greke nga zona e euros nuk duhet të jetë një carte blanche për Athinën, tha Ueidman në një intervistë me shtypin e huaj. “Ndërpreja e marrëveshjeve dhe ndalimi i pagesa ndaj partnerëve që e kanë ndihmuar apo ndaj BQE-së do të kenë për Greqinë me siguri pasoja të vështira për të kontrolluar. Në fund të fundit, përgjegjësia për qëndrimin e vendit në zonën e euros i takon qeverisë greke.” Ky është edhe mendimi unanim në ministrave të Financave në Luksemburg. Topi është në fushën e Greqisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit