LAJMI I FUNDIT:

To be or not to be

Të jesh apo të mos jesh (to be or not to be), ky ngjanë të jetë misioni që i kanë venë vetes, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherazi kryetar i Partisë më të madhe, tani për tani, në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës. Të dy këta politikanë kosovarë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që vërtetoj pohimin se z. Sejdiu po shkelte Kushtetutën e vendit duke mbajtur dy pozita publike në të njëjtën kohë, atë të kryetarit të LDK-së dhe Presidentit të Kosovës, dhe pas vendimit të njëanshëm të kryesisë së LDK-së për t‘u tërhequr nga qeveria, kanë vendosur të luajnë lojën e të fituarit apo të humburit të çdo gjëje! Kjo edhe për faktin se deri më tani këta dy politikanë, në karrierën e tyre politike, si kryetar të dy partive më të mëdha në vend, kanë sa dështime aq suksese.

Fatmir Sejdiu, që nga marrja e kryetarllakut në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka humbur të gjitha proceset zgjedhore përball Hashim Thaçit, ndërsa ka ndarë partinë e tij në dysh. Por, falë matematikës postzgjedhore, z. Sejdiu më shpejt se z. Thaçi ka kapur majat e pushtetit në Kosovë, duke u bërë President i vendit. Por, tani ngjanë se ish Presidenti Fatmir Sejdiu do t‘i humb të gjitha, kjo për faktin se ka luajtur lojën gabimisht dhe ngritja e tij politike ka qenë artificiale që nuk ka pasur bazë të meritokracie!

Në këtë kontekst, tani anëtarësia e LDK-së nuk e dëshiron më tutje në ballë të saj Fatmir Sejdiun, për faktin se do t‘i nxjerr sërish humbës përball Hashim Thaçit dhe PDK-së. Kështu që njeriu që do të dalë fitues nga beteja që po zhvillon tani z. Sejdiu, do të jetë kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, lojën e të cilit deri në ditën e zgjedhjeve në LDK, është duke e luajtur ish ministri i Shëndetësisë dhe ish kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi. Ardhja e z. Mustafa në krye të LDK-së, jo vetëm nga anëtarësia e LDK-së, por edhe më gjerë, shikohet si mundësia e fundit që mund t’i sjellë fundin politik Hashim Thaçit.


Lojën politike prapa dyerve, të një krahu politik brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk është se nuk e ka kuptuar edhe kryeministri Thaçi! Pikërisht kjo është edhe një nga arsyet kryesore, pse ai dhe zyrtarët e tjerë të PDK-së po insistojnë tani në mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve parlamentare, përmes të cilit vendim ata synojnë të zënë në befasi këtë grup politik brenda LDK-së dhe t‘u shkatërrojnë planet. Ndryshe, Hashim Thaçi, sa ka qenë kryetar i LDK-së Ibrahim Rugova, ka humbur po ashtu të gjitha proceset zgjedhore përball tij dhe këtë leksion z. Thaçi nuk mund ta harrojë lehtë.

Por, Hashim Thaçi, për dallim nga Fatmir Sejdiu, ka arritur të menaxhojë më mirë problemet brenda partisë së tij. Kjo, ndoshta edhe për faktin se një kohë të gjatë kjo parti ka mbetur në opozitë dhe të gjithë e këna kuptuar se nuk kanë çfarë të marrin nga të qenit në opozitë, ndërsa pas ardhjes në pushtet thuajse të gjithë morën diçka nga fitorja e tyre politike. Megjithatë, rreziku ende nuk ka kaluar në këtë parti dhe se ai mund të shfaqet pas këtyre zgjedhjeve, kur jo të gjithë “të rëndësishmit” brenda PDK-së do të mund të kenë vend dhe hise në pushtetin e ardhshëm, kjo për shkak të matematikës postzgjedhore dhe disa proceseve të filluara gjatë këtij viti!

Pikërisht kjo periudhë mendohet se do të jetë “Dita D“ për LDK-në, duke e parë të gjunjëzuar Hashim Thaçin, ashtu siç u gjunjëzua sot rivali i tij politik, Fatmir Sejdiu, ani pse të dy këta politikanë kanë arritur të realizojnë ëndrrat e tyre në rrugën politike, i pari duke qenë kryeministër, ndërsa i dytë President i Kosovës. Më gjithë këtë, kjo ëndërr mund t’u ndërpritet një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të krijohet një koalicion qeverisës mbi bazën e një marrëveshje të heshtur politike mes Lidhjes Demokratike të Kosovës e udhëhequr nga Isa Mustafa dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt, duke ju bashkuar atyre edhe Lidhja Demokratike e Dardanisë e Nexhat Dacit, që dëshiron të jetë afër LDK-së pa Fatmir Sejdiun kryetar.

Ky skenar do të jetë edhe më i realizueshme, nëse marrim seriozisht paralajmërimin e serbëve të Kosovës se do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilët mund të marrin deri në 20 deputet, plus edhe 20 deputet pakicat tjera që bëjnë 40 deputet, duke imponuar krijimin e një qeverie multietnike. Sipas kësaj formule politike postzgjedhore shumëkush do të mbetet duke pritur prapa derës për një shans të ri politik. Dhe për të mos mbetur duke pritur këtë shans të ri, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi do të përdorin gjithë arsenalin që u ka mbetur nga betejat e kaluara politike, për t‘i “luftuar armiqtë“ brenda dhe jashtë partive të tyre, edhe pse të dy këta politikanë do të duhej të bënin paraprakisht “paqe me të kaluarën e tyre, në mënyrë që të mos e dëmtojnë të tashmen“ dhe të ardhmen e Kosovës e qytetarëve të saj!

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori