LAJMI I FUNDIT:

Tjetër shpërthim makine, s’ka të lënduar

Tjetër shpërthim makine, s’ka të lënduar

Një tjetër automjet është dëmtuar të martën rreth orës 2:30 të mbrëmjes, në rrugën “Myslym Keta”, në Tiranë.

Sipas policisë, është dëmtuar me lëndë plasëse automjeti “reno klio”, në pronësi të shtetasit Ardit Ademi, 21 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Nga kryerja e veprimeve proçeduriale rezultoi se sasia e eksplozivit, e vendosur në automjetin e mësipërm, ka dëmtuar pjesën e përparme të mjetit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve./Telegrafi/