LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, grabitet një dyqan celularësh

Tiranë, grabitet një dyqan celularësh

Një dyqan me aparate celularësh dhe aksesorë të tjerë u grabit të martën në zonën e pallateve “Agimi” në Tiranë. Grabitja ka ndodhur gjatë natës dhe është vënë re vetëm në mëngjes kur pronari ka hapur qepenin e dyqanit.

Grabitësit kanë marrë me vete një sasi të konsiderueshme aparatesh celularë dhe aksesorë të tjerë. Sipas pronarit të dyqanit, dëmi material i shkaktuar nga grabitja kap shumën e 1 milionë lekëve të reja.

Policia ka shoqëruar dy persona si të dyshuar për grabitjen dhe ka nisur veprimet hetimore./Telegrafi/