Vendimi i fundit i Qeverisë së Shqipërisë për të ndaluar përdorimin e TikTok-ut në nivel kombëtar për një vit, vjen si rezultat i mungesës së masave të edukimit dhe parandalimit të problemeve në shkolla të cilat po përballen me një valë të re sfidash të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e TikTok-ut nga nxënësit. Sfida të rrezikshme dhe destruktive, si dëmtimi i pasurisë publike, xhirimi i konflikteve mes bashkëmoshatarëve ose përhapja e bulizimit përmes videove të publikuara, janë bërë fenomen shqetësues.
Ky vit ndalese duhet të shoqërohet me informim dhe edukim në nivel kombëtar për moshat e reja rreth përdorimit të rrjeteve social, duke transformuar përdorimin e tyre nga metodat përçarëse në atë të edukimit digjital sikur që përdoret në shumë vende.
Në një epokë ku teknologjia dhe rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën si të rinjtë komunikojnë, mësojnë dhe shprehen, platformat si TikTok-u po vihen gjithnjë e më shumë në qendër të kritikave për problemet që po përhapen në shkolla. TikTok-u është bërë një nga mjetet kryesore të argëtimit dhe shprehjes për të rinjtë. Megjithatë, sfidat virale, videot që glorifikojnë sjellje të rrezikshme dhe përmbajtja toksike, kanë ngritur alarmin mes mësuesve dhe prindërve. Rasti i fundit tragjik në Shqipëri dhe dhjetëra raste të tjera në Kosovë, Shqipëri dhe vendet e rajonit, kanë bërë që në disa shkolla të ketë rritje të vandalizmit, ngacmimeve dhe sjelljeve të papërshtatshme, shpesh të lidhura me trendët viralë në TikTok.
Në përgjithësi, rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën si komunikojnë dhe ndërveprojnë të rinjtë, por ato po shfaqen gjithnjë e më shumë si një sfidë serioze për shkollat dhe edukimin. Shumë prej trendëve viralë dhe përmbajtjes që shpërndahet me shpejtësi, kanë krijuar probleme shqetësuese në mjediset shkollore të nxitura nga sfida të pakuptimta deri te problemet e shëndetit mendor që lidhen me presionin social dhe varësinë nga rrjetet sociale.
Ndërkohë që disa vende po propozojnë ndalimin e platformave si TikTok-u, problemi është më i thellë se një aplikacion. Pyetja nuk është nëse duhet të ndalojmë TikTok-un, por si mund të edukojmë të rinjtë dhe t’u japim mësuesve mjetet e duhura për të rritur ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë.
Shumë mësues ndihen të papërgatitur për të përballuar problemet që vijnë nga përdorimi i rrjeteve sociale. Kjo është arsyeja pse trajnimet për mësuesit janë jetike. Ata duhet të kuptojnë ndikimin që teknologjia ka në sjelljen e nxënësve dhe të kenë mjetet për të adresuar sfidat që lindin nga kjo. Trajnimi i mësuesve për të identifikuar dhe ndërhyrë në rastet kur nxënësit ndikohen negativisht nga rrjetet sociale, është një hap i domosdoshëm.
Institucionet duhet të kenë rol kyç në krijimin e një brezi të ndërgjegjshëm dhe të aftë për të përdorur teknologjinë në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme. Përmes një kombinimi të edukimit, mbështetjes dhe rregullimeve ligjore, është e mundur të adresohen ndikimet negative të rrjeteve sociale dhe të krijohet një mjedis më i sigurt dhe më i shëndetshëm për të rinjtë.
Kjo nuk është vetëm një detyrë për shkollat, por një përgjegjësi për të gjithë shoqërinë.
Ndalimi i TikTok-ut në shkolla mund të duket si një zgjidhje e shpejtë, por a është kjo vërtet zgjidhja? Problemet që po përballen shkollat janë më të thella se një aplikacion i vetëm. Ato pasqyrojnë një krizë më të gjerë të vlerave dhe edukimit që duhet adresuar nga e gjithë shoqëria, nga prindërit dhe mësuesit deri te vetë kompanitë teknologjike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës