Njerëzimi është ballafaquar dhe zhvilluar që në kohë të hershme me fenomenin e migrimit. Mirëpo, për dallim nga popujt e tjerë, tek shqiptarët ky fenomen jo vetëm që ka zgjatur më shumë, por edhe ka shkuar gjithnjë në rritje, duke e shndërruar kështu migrimin në pjesë të pandarë të historisë sonë. Përderisa shkak të migrimeve popujt e tjerë kishin kryesisht arsyet ekonomike, tek shqiptarët para luftës së Kosovës, arsyeja ishte një – përkatësia etnike, e cila u pengonte pushtuesve serbë, me projektet e tyre kolonizatore e lakmitare.
Kurse pasluftës, fatkeqësisht arsye për migrim përveç shkaqeve ekonomike janë edhe mungesa e zhvillimit, pamundësia për punësim dhe paperspektiva e të rinjve kosovar.
27 vite më parë, më 14 shkurt 1990, duke e parë se si çdo ditë e më shumë të rinj, familje por edhe vendbanime të tëra shqiptarësh po iknin nga Kosova dhe trojet tjera të pushtuara nga ish Jugosllavia, bashkë me shumë aktivist dhe bashkëpunëtorë, vendosëm për themelimin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta.
Ishte një imperativ, kërkesë e kohës e cila edhe sot është aktuale.
Miliona shqiptarë kishin lëshuar trojet e tyre në një periudhë kohore jo shumë të gjatë, por migrimi i qindra mijëra qytetarëve shqiptar drejt Turqisë me marrëveshjet e famshme të Mbretërisë serbe dhe shtetit turk, pastaj ri aktualizimi i kësaj marrëveshje nga Jugosllavia e Titos, si dhe vala e migrimit pas shpërbërjes së Jugosllavisë, na vuri para një akti sa të vështirë aq edhe fisnik, krijimin e kushteve për kthimin e bashkatdhetarëve tanë në trojet e tyre stërgjyshore.
Shoqata menjëherë filloi aktivitetet e saj përmes aksioneve konkrete, duke siguruar truall për familjet që ktheheshin, përmes aksionit gjithpopullor për faljen e trojeve për të kthyerit, pastaj të arritura tjera edhe pse në kushte tejet të vështira dhe në sy të pushtuesit serb, shoqata arriti shtrirjen e saj në gjitha trojet shqiptare dhe ne diasporë.
Aktivitetet tjera që duhet të përmenden janë edhe regjistrimi i të shpërngulurve, të humburve dhe azilkërkuesve.
-Themelimi i lëvizjes ‘Hasan Prishtina’ për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve me inkuadrimin e profesorëve te universitetit.
-Themelimi i redaksisë së botimeve në nivel kombëtar me kryeredaktor Akademik Pajazit Nushin.
-Themelimi i çmimit ‘Hasan Prishtina’, i cili ndahet për merita të veçanta në pengimin e pastrimit etnik të Kosovës si dhe qindra organizime të tryezave shkencore, tribunave të ndryshme, si aktiviteteve të ndryshme nga ana e shoqatës.
Shoqata me angazhimin, por edhe propagandën e saj iu kundërvu projekteve kolonialiste serbe që për qëllim kishin zbrazjen e tokave shqiptare.
Përgjatë 27 viteve aktivitet, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, përkundër vështirësive, ndjekjeve, persekutimeve dhe arrestimeve të aktivistëve të saj nga ana e pushtuesit serb para luftës së Kosovës, por edhe përkundër mos përkrahjes nga ana e institucioneve të Kosovës pas luftës, asnjëherë nuk u ndal në aktivitetin e saj.
Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, ishte shumë aktive edhe përgjatë viteve të fundit, sidomos pas valës së madhe të ikjeve më 2015, ku afro 100.000 qytetarë, shqiptarë të Kosovës ikën përmes Serbisë e Hungarisë drejt shteteve të ndryshme evropiane.
Kjo plagë e madhe po vazhdon ta godas edhe sot popullin tonë, e me këtë edhe zhvillimin tonë kombëtarë.
Edhe sot, mijëra qytetarë të Kosovës ikin nga vendi i tyre, mijëra të tjerë çdo ditë heqin dorë nga shtetësia e vendlindjes së tyre në mungesë perspektive, nga varfëria apo shkaqe tjera ata kërkojnë jetë më të mirë në vende të ndryshme të botës.
Sot, në 27 vjetorin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur, ju bëjmë apel institucioneve tona që të merren shumë më seriozisht me këtë plagë që po na copëton, të krijojnë dhe zbatojnë një platformë të qëndrueshme për kthim të qëndrueshëm. Kurse rinisë tonë të mrekullueshme ju bëjmë apel, të qëndrojnë, nga këtu të nisim ndryshimin për vendin tonë më të mirë, më të zhvilluar, bashkërisht të krijojmë perspektivën tonë.
(Autori është një ndër themeluesit dhe kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

"Jo, jo president shumica ishin dhuratë", Starmer si Macroni korrigjon Trumpin që pretendoi se Evropa po i huazon para Ukrainës

Macron iu drejtohet evropianëve: Nuk duhet të bëhemi vasal të amerikanëve

Athina kthehet në fushëbetejë, protestues të maskuar sulmojnë ndërtesën e parlamentit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet