LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person

Theret me thikë një person

Është therur me thikë një person në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Sipas raportit policorë ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 të hënën, ku një i dyshuar ka therur me thikë një person duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Personit të therur i është ofruar ndihmë mjekësorë, dhe se jeta e tij shëndetësore është jashtë rrezikut.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, dhe se rasti është nën hetime. /Telegrafi/