Situata e rëndë e sigurisë, militarizimi i vazhdueshëm, gjendja ekonomike, ajo politike dhe shumë faktorë tjerë të shprehur si mure për rininë shqiptare të Luginës së Preshevës, po ndikojnë që ky vend në vazhdimësi të zbrazet.
Ky konstatim i përfolur disa herë është real dhe si i tillë ka gjetur vend në paraqitjet e kujtdo që e përfaqëson sado pak këtë krahinë shqiptare.
Mungesa e perspektivës për të rinjtë po ndikon që rinia, sikur gjithnjë deri më tani, fatkeqësisht, të kërkojë një jetë ndryshe. Rrugët qojnë në drejtime të ndryshme: rinia kalon e krijon ura, por largësia nga Lugina dhe dëshira për tu’ kthyer këtu mbeten mure të pakalueshme.
Më brengosës është fakti se për vite të tëra, këtij fenomeni nuk i kundërvihet askush! Mbase kjo dukuri në vazhdimësi përsëritet dhe mbase kjo është mbjell në ndërdijen e njerëzve të këtushëm se po i zuri nata duhet të mendojnë që mos t’i qel dita këtu dhe kjo përsëritje tmerruese po përshkuan tek mendjet e gjithsecilit, mendimin e ikjes nga këtu.
Dhe, pa vetëdije, kjo përsëritet e përsëritet, zë vend në çdo takim, në çdo mbledhi, madje në çdo institucion, por assesi askush ta ndalojë, askush të marrë iniciativë që të paktën të ndryshojë retorikën e kësaj shprehie…
Ata që morën besimin qytetarë se do të mbrojnë interesat e shqiptarëve të këtushëm, si pasojë e qëndrimit të gjatë në kolltukët komunalë, disi janë mësuar që përballë gjendjeve të rënda nuk duhet të flasin, por të “jenë të matur” duke heshtur, përderisa vendi zbrazet e zbrazet.
Këta të “besimit qytetarë”, të lënë përshtypjen se nuk janë pjesë e realitetit dhe bëjnë jetë filmash, duke mos e përkul kurrizin e tyre të dhjamosur në nivelin e atyre që i votuan. Atyre që ndoshta nuk menduan shumë dhe hëpërhë në pak minutat sa qëndruan para kutive votuese ndërruan mendje, vendosën t`ua japin besimin për katër vjetët e ardhme mu këtyre. Këtyre që më pas nuk krahasohen me të tjerët dhe vazhdojnë të shohin ëndrra hollivudiane duke mos parë që dita ditës edhe ata që i besuan po ikin
Kjo mbase detyron vet rinin që të veprojë dhe të mos ndalet në kërkim të një zgjidhje për ata që mbeten këtu, për ata që nuk kanë vend tjetër dhe që këtë vend e shohin siç e shohin veten e tyre, prind e tyre dhe tokën e tyre.
Përpjekjet e shumta që të bëjnë një jetë të mirë edhe këtu, kanë shtyrë që aktiviteti për thyerjen e mureve të mos ndalet dhe të vazhdojë gjithnjë, me qëllim të krijimit të kthesës pozitive.
Prandaj, kjo iniciativë e nisur nga rinia duhet të përkrahet dhe duhet të vetëdijesojë ata të “besimit qytetarë” që kapërcimi i situatave të rënda dhe menaxhimi i tyre në këto situata është më se i nevojshëm dhe se nuk duhet heshtur në mënyrë që si të “matur” të dukën më të mençur, por për një gjë të tillë duhet flakur interesat personale dhe grupore.
Është koha të “Thejm`ura”, është koha për rilindje, është koha të kuptojmë se çdo njëri nga ne është i rëndësishëm, çdo njëri nga ne është vet sovrani dhe si të tillë t`i thyejmë muret, të ndërtojmë urat dhe hapërojmë përpara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq i zemëruar i thotë Daçiqit para kamerave: Nuk mund ta dëgjoj më këtë justifikim

Moska dhe rajoni i saj u goditën gjatë natës nga dronë, në "një nga sulmet më të mëdha të Ukrainës ndaj Rusisë në tri vjet"

Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Kaos në Serbi, studentët bllokuan ndërtesën e RTS - policia përdori edhe forcën kundër tyre

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare