Se në Kosovë përdorim standarde speciale sa herë që dëshirojmë të gozhdojmë dikënd, nuk është më sekret. Se në këtë vend i ka humbë fija çdo gjëje, po dëshmohet edhe me kampanjën e fundit rreth ish-punëtorit të Bankës ProCredit. Sikurse çdoherë temat aktualizohen në kurriz të dikujt, pa e zbuluar edhe anën tjetër të medaljes.
Sikur të kishte moral shoqëror, vite me parë do të fillonin kampanjat kundër institucioneve të akredituara të fajdes që po i quajmë banka. Por, kur ato përkrahnin profiterët që sot po na shiten të ndershëm, të shumtë nga ta që kanë zhvatur buxhetin e shtetit tonë apo profiterë që janë pasuruar në emër të aktivizmit qytetar përmes fondeve ndërkombëtare, heshtnin.
Abdullah Thaçi është dënuar për veprën penale zbulim i fshehtësisë zyrtare, e cila në rastin në fjalë lidhet me të drejtën e individit për privatësi. Ai i ka zbuluar të dhënat personale të një klienti, të cilat duhej të ruheshin nga institucioni ku ai punonte në një subjekt politik. Subjektet politike nuk janë organe në të cilat denoncohet krimi; ato janë organizime në të cilat bëhen pazare për realizim interesash. Prandaj, në këtë mesele nuk ka moral shoqëror se është denoncuar ndonjë krim.
E keqja më e madhe është kur individi humb besimin në institucionet e shtetit, sidomos në organet e drejtësisë. Dhe, më e keqe është kur pjesë e këtij rasti është zbulimi i një keqpërdorimi nga i cili është shkaktuar dëm prej mbi 60 mijë eurosh.
Nga këndi konstitucionalist, dëmi më i madh i pariparueshëm është shkelja e lirive dhe të drejtave themelore. E, këto janë shkelur nga z. Thaçi. Është çështje tjetër kur shteti që vet çdo ditë t’i shkel ato të drejta, këtë herë përmbush një obligim kushtetues. Sikur z. Thaçi të denonconte krimin në Prokurori dhe ajo të mos procedohej tutje apo edhe të denohej, çdo reagim do të kishte rezon.
Secili qytetar i këtij vendi duhet të pasqyrojë ndryshimin që dëshiron ta shoh në këtë shtet. Nuk arsyetohet kundërligjshmëria, sidomos nëse synojmë të ndërtojmë një shtet të së drejtës, një shtet kushtetues në të cilin duhet ta kuptojmë se e keqja nuk luftohet në mënyrë të gabuar; një shtet në të cilin liritë dhe të drejtat themelore janë prioritet shoqëror dhe shtetëror.
Njëkohësisht duhet të kuptojmë se nuk ka logjikë që për çështje juridike, e sidomos rreth të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat janë çështje komplekse, të na “gjykojnë” laikët. Gjithologët që e “kanë bërë fet” në lëmin e tyre të studimeve, duhet të kuptojnë paditurinë e tyre, sepse në këtë kohë kur padituria profesionale është në kulm ata po bëhen horë me huqjet e tyre.
Sinjalizues nuk janë bashkëpunëtorët e partive politike, por ata që e denoncojnë krimin në adresën e duhur. Pra, në Prokurorinë e Shtetit. Prandaj, z. Thaçi ja huqi kur shkoi në një subjekt politik me qëllim të denoncimit të krimit. Ndërsa, të tjerët po ia huqin kur po mundohen ta klasifikojnë ndryshe këtë çështje dhe në fakt po e mjegullojnë situatën dhe po shkaktojnë huti. E, huqja më e madhe do të ishte indiferenca ndaj rastit kundër zyrtarëve komunalë, e që nuk është çudi. Sepse, në këtë shoqëri vëmendja ndaj ngjarjeve zgjatë vetëm tre ditë.
Për fund shpresoj se prapa kësaj buje nuk qëndrojnë bankat tjera të cilat janë sponsorë të mediumeve dhe OJQ-ve të caktuara, por se vërtetë tërë kjo fushatë po bazohet në qëllimin human për të përkrahur një qytetar qëllimi i të cilit ishte fisnik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit