Nëse e analizojmë gjendjen e tashme politike në Kosovë, nuk mund të mos pyesim veten se si erdhëm deri këtu? Si arritëm në këtë pikë të rrezikshme, ku mbizotëron një luftë e hapur dhe agresive politike ndërmjet presidentit dhe kryeministrit, gjë që kërcënon ta destabilizojë Kosovën me dëme të pariparueshme për të ardhmen e vendit?
Nëse nisemi nga premisa se njerëzit i bëjnë ngjarjet, mbase do të duhej të analizonim shkurtimisht personalitetet që i drejtojnë këto ngjarje.
Hashim Thaçi ishte udhëheqës politik i rezistencës së armatosur, e më vonë një nga emrat kryesorë për arritjen e Marrëveshjen së paqes të Rambujesë, të sponsorizuara nga ndërkombëtarët. Pas luftës ndërtoi karrierë politike, pasi e udhëhoqi një parti politike. U bë kryeministër dhe e shpalli Kosovën shtet. Tash është president vendi. Thaçi mund të kritikohet për shumëçka, por edhe kritikët më të zëshëm duhet ta pranojnë se është njeri me vullnet të hekurt.
Albin Kurti ishte një nga udhëheqësit studentorë, që u arrestua dhe u burgos nga autoritetet serbe. U kthye në Kosovë, e nisi një lëvizje të rezistencës qytetare kundër administratës ndërkombëtare; e themeloi një parti politike dhe u arrestua prapë për disa herë. Duke përfituar nga keqqeverisja e pasluftës dhe nga korrupsioni, partia e tij doli e para në zgjedhjet e fundit parlamentare të Kosovës. U bë kryeministër dhe i bëri ballë trysnisë së jashtëzakonshme të aleatëve dhe kundërshtarëve të tij. Edhe ai mund të kritikohet për shumëçka, por prapë nuk mund të mohohet se është njeri me kurriz të hekurt.
Kjo situatë i ngjanë një force me shtytje të jashtëzakonshme (Thaçi), që përballet dhe ndeshet me një objekt të palëvizshëm (Kurti)! Për ta plotësuar mozaikun, z. Isa Mustafa, i cili e përfaqëson një parti tradicionale që karakterizohet nga maturia dhe nga toleranca, zgjodhi që të luajë rol të ngjashëm në këtë teatër të rrezikshëm politik. Mirëpo, ky mozaik politik kosovar ka edhe elementë të tjerë.
Shihet qartë që presidenti Donald Trump, nuk është si presidentët e mëhershëm të amerikanë. Përkrahësit dhe kundërshtarët e cilësojnë njësoj: ka thyer shumë norma të një presidentit konvencional. Për nga natyra dhe përvoja është drejtor ekzekutiv i cili u delegon njerëzve detyra dhe nga ta pret që të kryejnë punë. Një drejtor ekzekutiv nuk shqetësohet e as nuk përfshihet shumë në hollësi, ngaqë ato e pengojnë dhe e ngadalësojnë progresin dhe efikasitetin. “A u krye? Po? Mirë. Jo? Je i pushuar, sillmani dikë që do ta kryejë punën”. Ky mund të jetë një pasqyrim tepër i thjeshtësuar, por megjithatë është tregues i qartë i një metodologjie që është shpesh efektive për të kryer punë, sepse i mundëson Ekzekutivit që të menaxhojë më shumë projekte sesa qasja konvencionale ku personi ngatërrohet në detaje. Një qasje e këtillë është shumë efikase, por nganjëherë mund të shkaktojë plagë!
Trumpi e ka emëruar ambasadorin Richard Grenell si të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi. Grenell e ka një stil të ngjashëm të menaxhimit. Me dëshirën e tij që ta përmbyll një marrëveshje që do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të rezultonte me njohjen e ndërsjellë e që do t’ua mundësojë të dyja vendeve të përparojnë drejt së ardhmes së tyre evropiane, ka ndërmjetësuar takime të fshehta ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Fatkeqësisht, këtij procesi i ka munguar transparenca e duhur, për çka ka pasë spekulime, frikë dhe mosbesim. Kuptohet, çështjet e tilla delikate nuk mund të diskutohen haptazi, mirëpo pjesëmarrësit duhet ta dinë se me këtë jo vetëm që janë shkelur disa norma diplomatike, por janë anashkaluar edhe kërkesat e rëndësishme kushtetuese të Kosovës. Pra, ky lloj i menaxhimit është efikas, sepse mund ta përshpejtojë një proces dhe ta arrijë një zgjidhje më të shpejtë se një proces tradicional, mirëpo shkakton huti që mund të kenë pasoja më vonë.
Pra, kemi një forcë të pandalshme, një objekt të palëvizshëm dhe një proces të dyshimtë ku të gjithë këta faktorë, në mënyrën e vetë, po kontribuojnë në rritjen e frikës, të pasigurisë dhe të paqartësisë te populli i Kosovës. Ç‘është më e keqja, në vend që të përpiqen ta ulin frikën, pasigurinë dhe zemërimin te populli, palët janë duke i fryrë zjarrit.
Thirrjet fyese të presidentit në një emision të lajmeve, pos që e përkeqësojnë situatën edhe ashtu të tensionuar, janë nën nivelin dhe dinjitetin e zyrës që përfaqëson. Nga ana tjetër, ngurrimi i Kurtit që të kthejë përgjigje lidhur me atë se çfarë do të bënte nëse Gjykata Kushtetuese vendos kundër tij, dërgon mesazh të gabuar tek militantët, tek opozita dhe bashkësia ndërkombëtare që po e përcjell nga afër. Të dyja palët duhet t’i dërgojnë popullit dhe prezencës ndërkombëtare mesazhe të qarta qetësimi.
Çfarë duhet bërë pra?
Dialogu nuk duhet të jetë i nxituar, madje as të duket i nxituar. Mirëpo, ata që bëjnë thirrje për shtyrjen e dialogut, e kanë gabim. Me vite të tëra kemi kërkuar që negociatat të udhëhiqen nga ShBA-ja. Këtë e kemi sot! E kemi pra një mundësi që përfundimisht ta mbyllim kapitullin e fundit të shtetësisë së Kosovës dhe ta krijojmë një mjedis për investime, për zhvillim ekonomik, përmirësim konkret të jetës së qytetarëve, si dhe ta sigurojmë një vend që me të drejtë na takon në Evropë. Mjafton t’i shikojmë 17 shtetet që tashmë e kanë tërhequr njohjen, për të kuptuar se projekti ynë i shtetësisë nuk është i përmbyllur. Unë nuk mendoj se do ta humbim mbështetjen e ShBA-ve nëse i vonojmë bisedimet, por shtyrja e dialogut mund të bëjë që ShBA-ja të largohet nga tryeza e bisedimeve, me mundësinë që Kosova të mbetet për vite te tëra konflikt i ngrirë e me pak perspektivë për popullin e saj.
Por, si mund të vazhdojë dialogu kur ka frikë nga një “marrëveshje e fshehtë”?
Edhe pse të gjithë liderët kosovarë, përfshirë Thaçin, Kurtin, Mustafën, Veselin, Haradinajn, Limajn, Hotin, Shalën etj., tashmë e kanë bërë të qartë se nuk do ta nënshkruajnë asnjë marrëveshje që përfshin ndarjen, vazhdon mosbesimi në mesin e popullit. Madje, edhe mekanizmi kushtetues i sigurisë që kërkon ratifikimin e çfarëdo marrëveshjeje në Kuvend, nuk ofron lehtësim të madh për qytetarët të cilët frikësohen se Kuvendi do të kontrollohej nga të njëjtat parti politike që e nënshkruajnë marrëveshjen.
Njerëzit nuk mund ta lëshojnë ketë rast të volitshëm që ofrohet nga Shtetet e Bashkuara, mirëpo nuk u besojnë liderëve të tyre dhe këta liderë po bëjnë fare pak për ta zbutur frikën e për ta fituar besimin e tyre. Përkundrazi, ata po e dhunojnë popullin – në emër të popullit!
Qeveria aktuale në dorëheqje, opozita dhe Presidenca do të mund të pajtoheshin që tani se pavarësisht nga rezultati i vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 29 maj, çfarëdo qeverie që do të krijohej – qoftë qeveria e re e Avdullah Hotit (nëse Kushtetuesja e miraton dekretin e presidentit), qoftë një qeveri e re që do të krijohet si rezultat i zgjedhjeve të reja (nëse konstatohet se dekreti i Thaçit ishte antikushtetuese) ose një qeveri teknike (nëse situata nuk mund të presë zgjedhje e palët pajtohen me këtë) – do të vazhdojë me negociata dhe, pas arritjes dhe nënshkrimit të marrëveshjes, do ta njoftojë saktë popullin për të. Një pajtim i tillë do ta shtynte këtë proces të rëndësishëm përpara, do t’i ulte tensionet në mesin e qytetarëve, si dhe do ta rikthente sadopak besimin në udhëheqësi dhe në institucionet qeveritare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës