Ditën kur shumëkush mund të jetë zgjuar në mëngjes me idenë se si ta gënjej dikë e më pas t’i qesh me një Aprilili, në recepcionin e Gjykatës Kushtetuese qe dorëzuar një zarf. Më 1 prill të sivjetmë bëhen plotë pesë vjet nga ajo ditë. Por, zarfi që i ishte lënë gardianit të Kushtetutës, nuk ishte punë shakaje. Ai bartte në vete një kërkesë për sqarimin e një çështjeje shumë madhore. Vetëm një ditë më herët, po për të njëjtën gjë, kishin mbërritur edhe dy zarfe të tjera. Të tria mbanin mbishkrimet e tri figurave kryesore të shtetit asokohe: Jakup Krasniqit si kryetar i Kuvendit, Behgjet Pacollit si president i dorëhequr dhe Hashim Thaçi si kryeministër.
I pari donte të dinte nëse vendi do duhej të shkonte në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së Pacollit, vet Pacolli, si i dyti, donte të dinte nëse dorëheqja e tij kishte lënë vakum institucional, ndërsa i treti kishte një hall tjetër. Sikur ta dinte se pas vjetësh do të ngriheshin dilema rreth mënyrës së zgjedhjes së kreut të shtetit, e subjekt i debatit do të ishte vet ai, Thaçi kishte kërkuar sqarime se si duhej vepruar në rrethana të caktuara për të qenë e ligjshme zgjedhja e presidentit.
Ish-kryeministri atëbotë e dinte se zgjedhja e të parit të shtetit, në dy raundet e para duhej të bëhej me shumicën prej dy te tretave te votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, që rrjedhimisht i bie me 80 vota, por një tjetër gjë nuk e kishte të qartë, prandaj edhe kishte pyetur: A kërkon Neni 86 prezencën e se paku 80 deputetëve gjatë votimit apo duhet që të gjithë 120 deputetët të jenë prezent gjate votimit? Me fjalë e tjera, a kërkon Neni 86 kuorum prej 80 apo 120 deputetëve për të filluar votimi në dy raundet e para të zgjedhjes së Presidentit?
Çka është më esenciale, ai kishte adresuar pikërisht pyetjen, në përgjigje të së cilës sot shumë juristë, japin interpretime dualiste.
Nëse Presidenti nuk zgjidhet në dy raundet e para, çfarë kuorumi kërkohet për raundin e tretë?
Për t’u siguruar edhe më mirë, ai kishte parashtruar edhe pyetjen që pakkujt do të mund t’i vinte në mëndje: Nëse një deputet është prezent dhe nuk voton, a llogaritet prezenca e tij/saj në kuadër të kuorumit të nevojshëm?
E, përgjigjja e marr nga Gjykata Kushtetuese, që atëbotë drejtohej nga Enver Hasani, i njohur si “Baba”, nuk ishte e gjatë, e aq më pak e favorshme për rrethanat e krijuara në ditët e sotme. Gjykata Kushtetuese vetëm kishte përkujtuar se ajo u referohet gjetjeve te veta në një aktgjykim që e kishte nxjerr më herët lidhur me këtë çështje, përkatësisht në rastin “Pacolli”. E, në atë aktgjykim në mënyrë eksplicite kishte qartësuar se: Të gjithë 120 deputetët duhet të votojnë, minus ata deputetë të cilët kane marre leje nga kryetari i Kuvendit.
Lideri i partisë më të madhe në vend, nuk ishte mjaftuar me kaq, por kishte shtruar edhe pyetje tjera. Ai kishte pyetur nëse mund të shkohet drejtpërdrejtë në raundin e tretë të votimit, në rast se në dy raundet e para mungojnë më shumë se 40 deputetë, siç kishte ndodhur me rastin e zgjedhjes së Pacollit. Por, Gjykata i ishte përgjigjur se situatat hipotetike janë jashtë kufirit te objektit të çështjes dhe si të tilla mund të jenë bazë për një rast te ri.
Tash, Thaçi e ka të kristalizuar situatën. Dhe, ditën kur do të vendos t’i nënshtrohet vullnetit të deputetëve, ai veç i ka parasysh tri gjëra:
– E para: që nuk duhet të pranojë të nis procesi i votimit nëse në sallë nuk janë të gjithë deputetët, përjashtuar ata që mungojnë më leje.
– E dyta: që nuk duhet të pranojë t’i nënshtrohet votimit, nëse nuk ka kundërkandidat
– Dhe, e treta: që nuk duhet të llogarisë se mund të shkojë drejtpërdrejtë në raundin e tretë për t’u bërë president.
Çështja e kuorumit nuk ishte marr parasysh kur Atifete Jahjaga qe zgjedhur presidente dhe kështu, për fatin e saj, ajo mbeti pesë vjet në krye të shtetit e zgjedhur me procedurë jokushtetuese. Por, kjo nuk i jep garanci Hashim Thaçit, se lëndën për të nuk do ta përgatisin deputetët e opozitës, pa përjashtuar ndonjë deputet/e të LDK-së, që e njeh mirë rendin juridik e që publikisht është kundër zgjedhjes së tij.
Sot, mund të kërkohen interpretime nga juristët se si duhet vepruar me rastin e zgjedhjes së presidentit dhe secili mund t’i jap komentet e tij, por mbi të gjitha ato komente qëndron sqarimi që vet Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë Hashim Thaçit.
Është fakt noter që kjo Gjykatë qëllimshëm e ka bërë të pamundur zgjedhjen e presidentit në Kuvend, për t’i hapur rrugë një marrëveshjeje politike e cila i obligonte palët nënshkruese që ta përgatisnin bazën juridike e kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm përmes votës së drejtpërdrejtë nga qytetarët. Po të ishte ndryshe, s’do të kishte nevojë për marrëveshjen e famshme të treshes Thaçi-Mustafa-Pacolli, me dorëzani të diplomatit amerikan, Chris Dell, i cili si mik i jashtëm e nxori nga zarfi edhe emrin e një oficereje policie si presidente “afatshkurtër” e vendit.
E, njëjta Gjykatë që vite më vonë e ka thyer parimin e shumicës demokratike, në vitin 2011, e ka bërë pothuajse të pamundur zgjedhjen e presidentit. Është po kjo gjykatë që, në kundërshtim me Kushtetutën, e ka zhveshur deputetin nga pavarësia që ta ushtrojë mandatin pa asnjë detyrim.
Sikur të merrej parasysh qëndrimi i gjyqtarit amerikan, Robert Carolan, dhe i portugezit Almiro Rodrigues, të cilët asokohe tërhiqnin vërejtjen se Gjykata me aktgjykimin e saj po ia mundëson pakicës që ta bllokojë vullnetin demokratik të shumicës dhe po e detyron Kuvendin që t’i nxjerr së paku dy kandidat për president, sot nuk do të ekzistonin dilemat që janë ngritur.
Carolan e Rodrigues qysh atëherë paralajmëronin se vendimi i gabuar i Gjykatës nuk mund të mos përcillet me pasoja.
Pse asokohe Gjykata kishte kushtëzuar prezencën e deputetëve në sallë (të jemi të qartë jo kuorumin e tyre në kuti të votimit), herët a vonë do të dal në shesh, por përderisa ky aktgjykim është i vetmi që shpjegon ligjshmërinë e zgjedhjes së kreut të shtetit, ai duhet respektuar. Në të kundërtën, kushdo që i nënshtrohen vullnetit të deputetëve në sallë, duke i shpërfill kriteret e përcaktuara në këtë dokument sqarues, pashmangshëm do të përfundoj në Gjykatën Kushtetuese.
Pikërisht për faktin se procedura për zgjedhjen e presidentit është komplikuar nga “Baba” me shokë, sot nuk rreshtin thirrjet e diplomatëve të jashtëm për respektimin e Kushtetutës.
“E lehtë për t’u thënë, e vështirë për t’u bërë.” E, Thaçi e di këtë!
(Autori është Drejtor i informacionit në Tribuna Media Group)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës