Terrorizmi në Kosovë dhe hajmalia e Bajram Rexhepit
Me 8 prill ndodhi një akt i rëndë terrorizmi në Kosovë. U vra me eksploziv të hedhur në banesën e tij ku po flinte me gruan e 4 fëmijët e tij, qytetari i Kosovës Selver Haradinaj. Akt brutal i terrorizmit klasik. Përkatësia etnike, fetare, politike, sociale e kulturore e viktimës nuk janë me rëndësi për momentin. Nuk është me rëndësi as përkatësia etnike e terroristit/terroristëve.
Fakti i përkatësisë së ndryshme etnike mes terroristëve dhe viktimave të tyre nuk e zbehë as nuk e rëndon fare këtë fenomen. Terrorizmi është terrorizëm dhe shoqëria duhet të zhvillojë mekanizma kundër tij.
Nesër pasnesër Kosova si aleate e vogël e SHBA mund të ndodhë të angazhojë forca sigurie në vatra krize. Në një situatë të tillë është pritshme që qytetet dhe qytetarët e Kosovës të jenë target i sulmeve terroriste. Nuk është e thënë që terroristët të vijnë nga fundi i botës, ata mund të rekrutohen edhe nga mesi ynë nëse shoqëria dhe shteti nuk ndërtojnë mekanizma mbrojtës.
Mekanizmat që u treguan në rastin e 8 prillit janë shumë shqetësues dhe e bëjnë Kosovën truall të përshtatshëm për terrorizëm.
Institucionet e Kosovës reaguan vetëm në mënyrë deklarative. Autorët mbetën të panjohur. Më e keqja është se institucionet nuk folën me një gjuhë, gjë që tregon konfuzitetin e shoqërisë kosovare. Presidentja e konsideroi këtë si një “akt të dhunshëm”. Qeveria e konsideroi si “akt kriminal e terrorist”. Kryetari i Parlamentit e quajti “akt kriminal dhe i shëmtuar“. Për ministrin e brendshëm ky ishe një “sulm’. Për policinë ky ishte një “sulm ku nuk përjashtohen motivet etnike”.
Ja pra se si institucionet lëshohen në vlerësime pa pasur kurrfarë koordinimi mes vete, thua se nuk janë institucione të të njëjtit shtet.
Edhe partitë politike kosovare e cilësuan ndryshe-ndryshe, por të paktën në rastin e partive kjo është normale. AAK e cilësoi si “sulm kriminal”. Njësoj si AAK e cilësoi edhe LDK. Vetëvendosje e cilësoi si “një sulm terrorist dhe veprimtari të organizuar të strukturave kriminale të Beogradit”. Sidoqoftë, “Vetëvendosja” ishte e vetmja qe solli kurorë në varrin e Selver Haradinajt, gjatë varrimit ku morën pjesë fare pak qytetarë.
Këtë pjesëmarrje të vakët në varrimin e viktimës së terrorizmit në Kosovë ma sqaroi një biznesmen mitrovicas. E takova rastësisht dhe më ftoi për kafe. “Jo se po shkoj në varrimin e Selver Haradinajt, eja shkojmë bashkë”, i thash. Nuk deshi. U interesova perse nuk vjen. I thash që turp është që të na sheh kush në lokal e të mungojmë në varrimin e njeriut vdekja e të cilit ka shqetësuar gjithë Kosovën. Më tha se i dhimbset në shpirt ky fatkeq i ndershëm e i përvuajtur por , tha biznesmeni mitrovicas, “nuk guxoj ta rrezikoj biznesin pasi pushteti nuk po ka dëshirë me e ba t’madhe vdekjen e Selver Haradinajt. Nëse marr pjesë në varrim, ma marrin inati ma shumë se me dalë e me piskatë në kallabllak ‘Poshtë Qeveria’, pasi pushteti s’po do me e ba t’madhe këtë punë”.
Arsyeja pse pushteti u mjaftua me ngushëllime familjes e me deklarata se e dënon këtë akt duket se ka të bëjë me rrenat e Qeverisë se aksioni i 25 Korrikut 2011 “pati sukses” dhe se në kërkesat e banorëve të veriut për stacione shtesë të policisë Bajram Rexhepi pat thënë se kush ka frikë le të shkojë tek hoxha për hajmali. Tani doli në shesh se siguria në veri të Mitrovicës nuk është askund. Në vend se komandanti i policisë dhe ministri i brendshëm të japin dorëheqje apo të shkarkohen., duhet bërë e kundërta: duhet të injorohet tragjedia e familjes së Selver Haradinajt, e për këtë të mos i shkohet as edhe në ceremoninë e varrimit!
Edhe sikur ky akt i terrorizmit të kishte ndodhur në Prishtinë, ku terroristi do t’ishte shqiptar e viktima shqiptar apo terroristi shqiptar e viktima serb, reagimi i shoqërisë duhet të jetë i ashpër. Vrasja e Selverit është vërtetë akt i rëndë terrorizmi, por akte më të lehta terrorizmi në Kosovë e Shqipëri ndodhin shpesh.
Akt terrorizmi është edhe kur e nget veturën 100km/h në qytet ku lejohet vetëm 20 km/h, pavarësisht a shkakton aksident të drejtpërdrejtë apo jo. Akt terrorist është edhe kur gjuan me armë zjarri në mes të pazarit. Akte terroriste janë edhe ato në plazhin e Durrësit, kur rojat e përgjakin apo thyejnë gjymtyrët e ndonjërit duke e goditur me shkopinj druri në sytë të gjithë plazhistve. Edhe pse ndokush mund ta ketë merituar një dajak të tillë, pushuesit e pafajshëm nuk meritojnë të shohin skena të tilla. Por, si duket as ligjet e Kosovës as ato të Shqipërisë nuk i trajtojnë këto akte si terror, apo të paktën prokuroret e injorojnë këtë segment në hetimet e tyre.
I habitur që pas terrorit te “tre rrokaqiejt” askush nuk organizoi protestë, asnjë parti politike, asnjë OJQ, asnjë bashkësi fetare, mora përsipër të organizoj një protestë 1 orëshe në Prishtinë me vetmen parullë: “Stop terrorizmit”. Por, menjëherë hasa në probleme dhe u akuzova se po dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’u promovuar politikisht.
Pikërisht ky mentalitet është vrastar për vlerat morale të shoqërisë sonë. Çka ka lidhje se kush promovohet në akte qytetare?! Qytetarët duhet ta përkrahin apo jo, varësisht prej asaj se a është ai veprim në interes të shoqërisë apo jo, dhe kush e bënë atë dhe a ka dëshirë të promovohet politikisht apo jo.
Një protestë e tillë në Prishtinë ku kishin me marrë pjesë 200.000 qytetarë nga e gjithë Kosova kish për ta parandaluar të keqën që po e pret Kosovën. Një protestë të tillë nuk mund ta organizojë vetëm një individ, OJQ apo parti, por shumë sish së bashku.
Në të kundërtën, Kosovës nuk i mbetet gjë pos hajmalia e Bajram Rexhepit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInjorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama