Makthi si instrument ndikimi në publik ka kohë që është vënë në lëvizje për t’u mbushur mendjen njerëzve se fillimi i një lufte të re botërore është ndoshta çështje ditësh.
Kështu u tha kur Rusia pushtonte Krimenë, e po kështu paniku pushtoi botën së bashku me inkursionet ruse për copëtimin e Ukrainës.
Sot sa s’po shndërrohet në hatá rrëzimi i aeroplanit luftarak rus “Sukhoi-24”, që shkeli hapësirën ajrore të Turqisë. Jo çuditërisht, i gjithë ky panik lidhet me një aktor të vetëm: Rusinë. Në mbështetje të zhvillimeve në terren, makthin e përhapin edhe politika e mediat ruse.
Politikani Zhirinovski sugjeroi kohët e fundit në një fjalim në Duma se Parisi e Berlini duhet të digjen. Pas rrëzimit të avionit rus nga forcat e armatosura turke, ai rekomandon se duhet të shpërthehet një bombë bërthamore në Bosfor për të krijuar një cunam 10 metra të lartë, i cili do të fshinte nga faqja e dheut të nëntë milionë banorët e Stambollit! Në mbështetje të makthit lëshohet madje edhe grupi i mirënjohur muzikor rus Va-Bank me videon “Dhe pastaj Berlini”.
Që ka një situatë të nxehtë botërore, kjo është evidente. “Globalsecurity.org” vlerëson se sot në botë janë në zhvillim e sipër 30 luftëra dhe 22 konflikte, ku pleksen rreth 52 shtete, pa përmendur organizatat terroriste, të cilat ndërlikojnë rreth 65 e më shumë shtete.
Në Luftën e Dytë Botërore u pleksën vetëm 61 shtete. Një prani e pazakontë fuqish e superfuqish është instaluar tashmë ushtarakisht në një rajon fort të ngushtë, siç është Siria. Korpusit ushtarak të SHBA-së, Rusisë e Francës i ndajshtohet shumë më gjerë prania e Turqisë, e pse jo edhe Kinës, së cilës i duhet të bëjë rojën e investimeve gjigande të saj në Rrugën e Mëndafshit.
Paralelisht, një krijesë artificiale, “supershtet”, apo kalifat siç pretendon ISIS, shpall luftë të hapur, madje të institucionalizuar kundër Evropës e Perëndimit në tërësi. Ndoshta për shumë arsye si këto, Papa Françesku do ta cilësonte gjendjen e sotme globale si “pjesërisht luftë e tretë botërore”.
Në fakt, ka nisur një luftë e gjatë botërore për një rajon nevralgjik, kryesisht të Azisë Perëndimore, e cila ka filluar plot 36 vjet më parë, në 1979 me inkursionin dhjetëvjeçar të ish-Bashkimit Sovjetik në Afganistan për ta komunistizuar këtë vend. Në 1991, botës iu desh të mbrojë Kuvajtin nga pushtimi i Sadamit.
Në 2001, botës iu desh përsëri të ndëshkojë Afganistanin për strehim dhe mbështetje ndaj Al-Kaedës, e pastaj të Irakun në 2003. Ekuacionin e kësaj lufte duket se e plotëson angazhimi për zgjidhjen e krizës në Siri: perëndimi për ta ndëshkuar ose për ta mbajtur në pushtet një vrasës gjakftohtë të popullatës së këtij vendi. Kësisoj, në një rajon sa gjysma e Evropës në sipërfaqe e në popullsi janë pleksur në operacione pothuajse të gjitha fuqitë që bënë Luftën e Parë e të Dytë Botërore.
Si për të vërtetuar se nuk ka qenë thjesht një legjendë akti i Aleksandrit të Madh, Siria duket se përbën nyjën gordiane të kësaj pleksjeje: një arsenal domethënës ushtarak e shërbimesh inteligjente të fuqive më të mëdha është instaluar përreth kësaj nyjeje, ku mjafton një artific politik apo ushtarak, një përdhunim simboli kombëtar, një incident apo një gabim njerëzor dhe situata mund të degjenerojë në një konfrontim shumë më të madh. Deri këtu jemi me të vërtetë përpara një përplasjeje të mundshme.
Por a janë të mjaftueshme kushtet që situata të degjenerojë deri në një luftë botërore? Së pari, një luftë botërore kërkon një kauzë. Azia Perëndimore, me pasigurinë që i sjell botës, por edhe me interesat gjeostrategjike e gjeoekonomike që ka bota në e për të, i ka shtysat për një kauzë të tillë.
Por në dallim nga dy luftërat e para botërore, ajo çka supozohet se do të quhet Lufta e Tretë Botërore po zhvillohet e gjitha jashtë territorit të fuqive të përfshira. Përkundër, Lufta e Parë Botërore u zhvillua tërësisht në territorin e palëve ndërluftuese. Në Luftën e Dytë, vetëm SHBA erdhi nga jashtë teatrit të operacioneve.
Së dyti, është e njohur që mundësia e shpërthimit të luftërave botërore lidhet me lindjen e fuqive në rritje siç ishte Gjermania përpara Luftës së Dytë Botërore, apo siç është Kina e ditëve tona, e cila natyrshëm kërkon një ekuilibër të ri të rendit botëror. Në vlerësim të kësaj teorie, profesori i Harvardit, Graham Allison, ka identifikuar se që nga viti 1500, në 11 nga 15 raste të tilla, fuqitë në rritje kanë provokuar ndryshimin e ekuilibrave rajonalë apo botërorë, gjë që ka çuar në përplasje po të këtyre niveleve.
Por në Azinë Perëndimore nuk kemi një fuqi të tillë. Kina është ende larg në kohë e hapësirë për të pretenduar këtë rol. Më tej. Vendet ku u shtri teatri i dy luftërave të para botërore kishin individualitet politik e kombëtar.
Përkundrazi, vendet ku mendohet se mund të shpërthejë Lufta e Tretë nuk kanë as individualitet politik, as individualitet kombëtar: Siria është shtet, por nuk është komb, e po kështu Afganistani, Iraku etj. Në tërë këtë rajon pleksen interesa, por pleksen akoma më shumë një konfiguracion tejet i përzier fisesh, klanesh e besimesh fetare. Kufijtë midis shteteve janë artificialë.
Kushte të tilla shndërrohen vetëm në një xhungël, ku asnjë fuqi apo aleancë nuk mund të jetë e sigurt se si do të futet e si do të dalë. Më në fund, një luftë që pretendon të shndërrohet në konflikt botëror duhet të prodhojë të paktën dy palë kundërshtare. Ky është modeli i luftërave botërore, por sot zor se mund të kemi këtë dualitet. NATO mund të jetë një palë e tillë, për shkak të bashkësisë së interesave të shumicës së vendeve anëtare, por nuk ka palë tjetër.
Rusia e vetme nuk mund të përbëjë palë, ndërkohë që një pakt i saj me Kinën, zor se do të mund të funksiononte. Kësisoj, nuk ka të ngjarë që situata e sotme, të paktën në perspektivë afatmesme, të mund të shndërrohet në një luftë të re botërore. Lufta e re botërore zien vetëm në koka të nxehta.
Dikush vuan nga makthi që situatën e sotme t’ia shesë botës si alarm për një luftë të re botërore. Është thjesht makthi i fuqive në rënie ose i autokratëve, që vuajnë për pushtet të përjetshëm, që kërkojnë të terrorizojnë botën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama