LAJMI I FUNDIT:

Tendenca ruse për shtrirje në Ballkan dhe shqiptarët si armiq të pansllavizmit

Tendenca ruse për shtrirje në Ballkan dhe shqiptarët si armiq të pansllavizmit

Lora Aleksandrovna Gerd është historiane e njohur ruse, kurse specializimi i saj është historia e Kishës Ortodokse të Rusisë. Ajo është udhëheqëse e institutit të njohur të historisë të Shën Petersburgut të Rusisë.

Libri i saj ‘Russian Policy in the Orthodox East: The Patriarchate of Constantinople 1878-1914 (Politika Ruse në Lindjen Ortodokse: Patriarkati i Stambollit 1878-1914), është botuar në anglisht në vitin 2014. Studime të kësaj natyre nga historianët rusë ka me shumicë, por ky është i veçantë dhe mjaft i lexuar dhe i cituar në rrethet akademike botërore. Libri është i shpërndarë gjithkah, por edhe pse i botuar së voni, gjendet për t’u lexuar falas në internet ku është vendosur nga instituti dhe nga vetë autorja.

Libri, i bazuar në materiale të arkivave të ndryshme, përmban një analizë sistematike të periudhës në fjalë (1878-1914) ku paraqitet lindja dhe zhvillimi i politikës ruse e cila në formë të pansllavizmit dhe rusofilisë ka ushtruar ndikim në Ballkan dhe territoret tjera otomane që më vonë kaluan nën sovranitet rus apo sovjetik.


Thënë shkurt, autorja paraqet tendencën e politikës shoveniste ruse të mbështjellë me pansllavizmin që kishte për qëllim ngritjen e Rusisë në një fuqi ushtarake e cila ka mëtuar që territoret e Perandorisë Bizantine, më vonë asaj Otomane, t’i vinte nën sundim të saj. Kjo tendencë, siç thotë edhe autorja, ka qenë e vështirë për shkak që shteti rus, nën ndikim religjioz, mundohej që nën flamurin e ortodoksisë ta zhdukte multi-etnicitetin të cilin e kishte lejuar Bizanti e më vonë edhe Perandoria Otomane.

Në kapitullin e parë të librit, çështja shqiptare injorohet tërësisht. Është injoruar me qëllim për shkak se në territor të shqiptarëve duhej të shtrihej ndonjë shtet sllav ortodoks pas të cilit do të qëndronte Rusia dhe me këtë do të sigurohej dalja në Adriatik. Në tërë librin prej 144 faqeve, shqiptarët përmendet katër herë dhe atë si të dashurit e Perandorisë Otomane, persekutues të të krishterëve ose si shkatërrues të manastireve ortodokse serbe. Pra, në mënyrë indirekte, shqiptarët paraqiten si pengesë agresive e pansllavizmit.

Por, libri përmban detaje mbresëlënëse studiuese që bëjnë me dije për organizimin dhe shtrirjen e ndikimit pansllav në Ballkan dhe gjetiu. Armiq të kësaj shtrirje ishin otomanët, shqiptarët dhe pjesërisht edhe grekët të cilët edhe pse ishin ortodoksë, nuk e duronin pansllavizmin sepse ua rrezikonte pan-helenizmin. Këtu, në fakt shohim një rivalitet në mes pan-sllavizmit dhe panhelenizmit për zëvendësimin e pushtetit otoman në të cilin territor pastaj do të ringjallej jeta dhe kultura bizantine. Pra, që të dy palët pretendonin se ishin trashëgimtarë të Bizantit: rusët për shkak të religjionit kurse grekët po ashtu për shkak të religjionit por edhe kulturës, origjinës dhe shtrirjes gjeografike. Këtu grekët kishin përparësi, mirëpo u mungonte fuqia që e kishin rusët.

Detajet tjera interesante të librit bëjnë me dije për një arsenal veprimesh strategjike të rusëve që gjatë dy shekujve të fundit kishin ndërmarrë për ta dobësuar Perandorinë Otomane jo vetëm ushtarakisht, por edhe më anë të metodave sabotuese dhe korruptive.

Sidoqoftë, libri është në nivel akademik. Është i argumentuar mirë dhe zgjon kureshtjen e lexuesit, sidomos studiuesit të kësaj fushe, edhe pse pikëpamja është tërësisht nga këndi rus. Ky është edhe qëllimi i librit dhe kjo nuk është propagandë, por është shkencë.

Por, kur lexohen këto libra, duhet gjithmonë ta bëjmë një pyetje të paevitueshme: pse shqiptarët nuk kanë libra të këtillë? Çka bëjnë institutet e historisë që shqiptarët i kanë në Tiranë, Prishtinë e Shkup? Me çka merren këto institute, nëse jo me këtë temë shumë të rëndësishme?

Në trend

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Kalo në kategori