LAJMI I FUNDIT:

Tempulli i krimit

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, ka festuar më 19.11.2011 jubileun e themelimit: 170 vjetorin e saj. Për shoqëritë dhe popujt, jubiletë e këtilla vërtetë duhet të trajtohen si ngjarje të lakmueshëm nga pikëpamja historike nacionale e zhvillmit dhe e emancipimit kulturo-shkencorë dhe më gjerë. Fatkeqësishtë, m’u historia ka treguar që njerëz të dijeve të larta kulturo-shkencore dhe institucione me rëndësi të veçanta shoqërore e shtetrore, janë vënë disa herë në shërbim të politikave ditore nacionaliste-raciste, por edhe në shërbim të politikave afatgjata hegjemoniste-pushtuese. Dhe, s’ka pasur kurrë një përgjigje të saktë në këtë drejtim: i tërheqë shteti dhe pushteti në këtë udhë njerëzit e dijeve të larta kulturo-shkencore dhe institucionet me rëndësi të veqanta shoqërore e shtetrore, apo yshtja ideologjike, frika, interesi etj. Unë mendoj që në këtë udhë të frustrimit, të nacionalizmit, të racizmit të cilitdo lloji, e që të gjitha këto nënkuptojnë dhunën dhe të keqën universale, më shumë se sa ndjenja e lirisë dhe e dashurisë së zhvillimit dhe e emancipimit kulturo-shkencor, njerëzit dhe institucionet e këtilla, i tërheqë egoja e yshtjeve ideologjike, sfinga e karrierës, interesi etj. Pra, te disa shoqëri dhe kombe, historikisht njerëzit e dijeve të larta kulturo-shkencore dhe institucionet e po këtyre domeneve, shndërrohen me kohë në një “katakomb” brenda të cilit, në vend të dijes dhe emancipimit, grumbullohet si një uragan interesi dhe pushteti.

Në të kaluarën dhe sot, fuqia si instrument dhe shteti si mekanizëm kanë krijuar kasta të ndryshme dijetarësh që duke e komanduar mendjen dhe dijen e tyre inteligjente, kanë arritur të prodhojnë një lloj “arme njerëzore”, si mundësi për projektim të strategjive politiko-ushtarake për ti shkatrruar të tjerët. Pa hyrë në një analizë më të thellë filozofiko-politike, jo vetëm në këto tri dekadat e fundit por qysh se është themeluar, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë më shumë se sa dije dhe shkencë të mirëfilltë, më shumë se sa arsim dhe kulturë ka prodhuar politika dhe strategji serbomadhe (shumë politikë dhe shumë strategji serbomadhe), fillim e fund! Ky zanat i mjerë i ASHAS-së, ka qenë dhe vazhdon të mbetet sa nacionalist dhe hegjemonist, po kaq edhe shpifëse-urrejtëse. Mbi të gjitha: racist ! Një batalion figurash të njohura dhe të panjohura arsimore, kulturo-shkencore, fetare, letrare, historike dhe të segmenteve të tjera të jetës publike-shtetrore në Serbi, historikishtë është ngritur mbi “tempullin” e ideve dhe të projekteve morbide, të atilla projekte nga pikëpamja e thelbit shkatrrues-rrënues që, realishtë di t’i prodhojë vetëm mendja njerëzore. Një batalion figurash të njohura dhe të panjohura arsimore, kulturo-shkencore, fetare, letrare, historike dhe të segmenteve të tjera të jetës publike-shtetrore në Serbi, historikisht është ngritur mbi “kupollën” e teknikave dhe të veprave kriminale të realizuara nga shoqëria dhe shteti serbë.

Askush nuk mund ta llogarisë cilësinë dhe sasinë e krimit të bërë serbë, gjithandej nëpër krahina të ndryshme të Ballkanit në këto 170 vjet: pra, që prejse është themeluar ASHAS! Nëse i kujtojmë luftërat serbe kundër perandorisë Osmane, kundër Austro-Hungarezëve, luftërat Ballkanike, dy luftërat Botërore ( e para u nisë madje, nga provokimi serbë në Sarajevë më 1914), e kuptojmë të vërtetën se pse gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, Serbia jo vetëm që i realizoi tri luftëra (në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë) por, ajo pati tendenca të shkaktoj luftë Ballkanike, dhe seriozisht ta rrezikojë paqen në Evropë. Pra, natyrshëm institucioni serbë ASHAS, ka qëndruar pararojë në edukimin dhe emancipimin vulgar dhe agresiv të shoqërisë dhe të popullit serbë, bazuar sipas mësimeve që prodhojnë urrejtje dhe luftë në këmbim të politikave nacionaliste-hegjemoniste. Ky institucion, ka qëndruar në themel të përhapjes së politikave shpifëse dhe urrejtëse, duke influencuar drejtpërdrejtë te shoqëria dhe populli serbë që këta të edukohen në frymën narcisoide, në frymën egoiste, në frymën nacionaliste, në frymën fashiste me qëllim të kultivimit dhe përhapjes së klimës politike hegjemoniste, si një rrugë dhe kulturë që përhap në vazhdimësi turma vrasëse të disciplinuara, që krijon shtet me mekanizma të kontrolluar që përtej të gjithave, kur e do puna zbatojn pa problem politika luftënxitëse-pushtuese.


ASHAS, për rrafsh 170 vite, nuk është tallur asnjëherë: ajo, ka paraqitur në mënyrë shumë serioze-zyrtare llozhen e skicimit dhe të përhapjes së filozofive urrejtëse-luftënxitëse, duke përfaqësuar edhe gjithë filozofinë serbofile në prodhim të kulurave që si parim, kanë nacionalizmin dhe teknologjinë e krimit. Nuk ka asgjë për këto 170 vite që vlenë të shpifet apo të falcifikohet, përkundrazi Serbia vazhdon të mbahet në këmb piëkrisht nga kultura dhe politika nacionaliste, bazë e të cilave është filozofia që vjen prej ASHAS-së. Vetëm në raport me shqiptarët apo në raport me armiqësinë serbe ndaj shqiptarëve, janë skicuar dhe përhapur për këto 170 vite mbi 26 projekte dhe programe të cilat, me shifër apo pa shifër e kanë burimin piëkrisht nga labirinthet e ASHAS-së. Kur është formuar ky institucion, Serbia ka qenë një territor brenda perandorisë Osmane me statusin e pashallëkut, dhe ka qenë një komunitet i përzier banorësh nga popuj të ndryshëm, përfshirë edhe shqiptarët në numër gjithsesi, jo të vogël. Pra, pothuajse që prej vitit 1841 ( koha, kur thuhet të jetë formuar ASHAS), ky institucion është synuar që të shndërrohet në një fabrikë që prodhon jo ide dhe libra që i shërbejnë prosperitetit, zhvillimit, paqes, fqinjësisë por ide dhe libra që i shërbejnë politikës së keqe, nacionalizmit, racizmit etj.

ASHAS, e ka ndihmuar pashkëputshëm zhvillimin e shoqërisë dhe të shtetit serbë me plane dhe politika që synim kanë pasur kultivimin e ideologjisë nacionaliste dhe hegjemoniste, duke e shndërruar Serbinë nga një pashallëk, në një shtet relativisht të madhë për rrethanat ballkanike. Në kondita të këtilla fashizoide, në një ditë të ngrysur të shekullit XIX-të, ASHAS ka prodhuar ëndërren për krijimin e “Serbinë së madhe-mbretërore”, dhe ëndërren për “Serbinë perandorake”. Hija e kësaj të fundit, ka arritur deri te dita e Fushëkosovës ( dita e 28 qershorit të vitit 1989), në të cilën ditë në Fushë Kosovë rreth 1 milion serbë, kanë klithur parulla për perandorinë e Car Dushanit. Pjellë e gjithë kësaj ëndërre luftënxitëse dhe luftëbërëse që pati përfshirë një pjesë të madhe të Ballkanit, ka qenë pikërisht ASHAS. Në këtë kohë, ASHAS i kishte mbushur 150 vjet. Porse, çfarë po bënë ASHAS, në këtë jubile të 170 vjetorit të themelimit ? Mendoj që po hamendet për të vendosur disi që ta korigjoj vetëveten: gjithsesi, jo duke e gjykaur vetëvetën për moshën e saj të përbërë nga biografitë e turpshme-kriminale por, po hamendet që të vendos se çfarë strategjie-çfarë kursi të ardhshëm të veprimit të ndjekë…!

Në shënim të 170 vjetorit të themelimit, nuk u pa dhe as nuk u dëgjua të kishte ndryshim të kursit veprues të ASHAS-së, nuk u dëgjua të kishte vetëkritikë, të kishte pendim, kërkimfalje. Pse? Struktura e këtij institucioni, ashtu si edhe politika e ASHAS-së mbeten jo vetëm me pedigre ortodokse-nacionaliste, por edhe me ide dhe disponim për ta vazhduar kursin e djeshëm dhe të sotshëm: atë të mos heqjes dorë nga parimet dhe programet nacionaliste-raciste. Fillim e fund…

Në trend

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Magazina
​“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”

​“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”

Ekonomi
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Magazina
Kalo në kategori