LAJMI I FUNDIT:

Telefonat e mençur më të dëshiruar se seksi

Telefonat e mençur më të dëshiruar se seksi

Askush nuk e ka të qartë se kur ka ndodhur kjo, por është fakt që ka ndodhur- njerëzve pajisjet teknologjike iu janë bërë më të dashura se seksi.

Një studim i ri i amerikan ka zbuluar se 33 për qind e njerëzve më shumë i pëlqejnë telefonat e tyre celularë dhe pajisjet tjera, sesa seksin.

Në studim janë përfshirë 500 njerëz, ndërsa nga ata është kërkuar që të tregojnë se pa çka mund të jetojnë një javë.

Një e treta e participantëve kanë deklaruar se më lehtë heqin dorë nga seksi se telefonat e tyre të mençur. Ndërsa është interesante se grupi që e ka deklaruar këtë, dominohej nga femrat.


Çdo i pesti participant do të kishte hequr dorë nga telefoni i mençur’ (smartphone), por jo edhe nga kompjuteri. /Telegrafi/