Teleferiku fetar i një frustrimi nacionalromantik
Nëse qytetarët kanë patur dilemën madhore deri sot, se si do të munden më lehtë të shkojnë deri te Kryqi i Mileniumit në Vodno, këtë prej dje kryeministri ua zgjidhi. Mirëpo, është interesant që të gjitha zgjidhjet solomonike të kryeministrit janë të shtrenjta dhe të gjitha paguhen me para publike. Kryeministri, rejtiungun e tij fetar e politik po e forcon me paratë tona dhe tash së fundi, madje ka vendosur që këtë rejting ta hipë edhe në teleferik
Harxhimi i parave publike për projekte krejt banale, nuk mund të quhet rrëfim i suksesshëm për ekonominë e rraskapitur të një vendi. Një politikë që ngulfat ekonominë është e destinuar të zhvishet nga qëllimi primar që ka pasur në fillim të mandatit qeverisës – që të krijojë të mira publike për gjithë komunitetin, dhe të rrëshqasë në zonat gri të autokracisë njëpartiake.
Tash së fundi, kryeministri inauguroi një projekt luksoz, që mund t’u kushtojë xhepave të varfër të qytetarëve të këtij shteti, hiç më pak se 6 milion euro. Destinimi i fundit i këtij projekti që quhet teleferik, do të jetë i ashtuquajturi Kryqi i Mileniumit – edhe ky një objekt fetar i financuar nga paratë publike.
“Me teleferik, më afër kryqit”, kështu disi mund të tingëllojë motoja e këtij aksioni qeveritar për të ofruar tek qytetari simbolin fetar të ortodoksisë. Nëse qytetarët kanë patur dilemën madhore deri sot, se si do të munden më lehtë të shkojnë deri te Kryqi i Mileniumit, këtë prej dje kryeministri ua zgjidhi. Mirëpo, është interesant që të gjitha zgjidhjet solomonike të kryeministrit janë të shtrenjta dhe të gjitha paguhen me para publike. Kryeministri, rejtiungun e tij fetar e politik po e forcon me paratë tona dhe tash së fundi, madje ka vendosur që këtë rejting ta hipë edhe në teleferik.
Por, ajo çka pretendon kryeministri dhe ajo çka kërkohet si detyrë shtëpie nga Maqedonia si shtet, janë dy pole diametralisht të vendosura në kahe të kundërt.
Ambasadori i Komisionit Evropian në Shkup, Ervan Fuere, në një intervistë për të përditshmen “Dnevnik”, duke folur për klimën që po i paraprinë raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian për Maqedoninë nënvizoi se zyra e tij vazhdon të pranojë ankesa nga kompanitë, të cilat ballafaqohen me pengesa të natyrave të ndryshme në biznes, në marrjen e lejeve të ndërtimit, në prodhimtari, procedura gjyqësore, tenderë publikë, ku ka përzierje nga jashtë etj.
Me fjalorin diplomatik të një ndërkombëtari, këto vërejtje drejtuar kreut të qeverisë, ndryshe mund të përkthehen edhe si brengosje serioze e Brukselit për ecurinë e zhvillimeve politike në Maqedoni. Dialogu i munguar politik, tash edhe me konotacione të acarimeve fetare e etnike, përjashtimi i vendimmarrjes koncensuale në institucionet më vitale të shtetit, ku partneri shqiptar informohet për disa vendime të rëndësishme përmes shtypit, mungesa e theksuar e sensit për të dëgjuar ankesat e njerëzve të pakënaqur me situatën e tyre ekonomike e sociale, mosgjetja e një zgjidhjeje adekuate të kontestit me Greqinë etj. Mund të jenë disa nga arsyet e Brukselit për ta prolonguar dhe për një afat të pacaktuar ftesën e Maqedonisë për në BE.
Por, kujt i bën përshtypje kjo? Në Maqedoni, fitohet përshtypja se më të zhurmshëm në afirmimin e optimizmit evropian janë gazetarët, mendimtarët e lirë, studentët etj. Në anën tjetër, Kryeministri Gruevski, konturat e Evropës vazhdon t’i shohë brenda mureve mistike të një labirinthi, brenda të cilit po mundohet t’i fusë të gjithë. Ky politikan nuk ka projekt evropian, por ama ka projekt prefekt manipulues për të shtuar jetëgjatësinë e mandatit të tij. I dashuruar fortë pas projekteve bizantine dhe pseudoantike, ai po rikthen në skenë klishetë e manipulimit publik me ndjenjat fetare, duke ua imponuar bashkëkombësve të tij kryqin dhe kishën si alternativë të BE-së. Ndryshe nuk do të kish te logjikë kjo ngjizje kaq vulgare e patosit sakralo-fetar me donkishotizmin politik, që si rezultat ka karikaturën e politikanit pa vizion dhe pa kondicion për të ndjekur trendet moderne të civilizimit.
Ajo çka është pozitive në krejt këtë rrëfim të zymtë për Maqedoninë, është përgjegjësia e shqiptarëve për të mos kopjuar klishetë me çmim të lirë që vinë nga pazari i matrapazllëqeve politike të Gruevskit. Shqiptarët mund të kenë një mijë e një arsye të tregojnë veprim më aktiv civil e politik, por ata, megjithatë, po tregohen më dinjitoz në refuzimin kategorik të modeleve që mund t’i largojnë nga civilizimi Perëndimor.
Shqiptarët definitivisht nuk kanë arsye t’i transportojnë frustrimet e tyre me teleferik dhe më së paku t’ua zënë diellin të tjerëve me simbolet e tyre kombëtare e fetare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime