LAJMI I FUNDIT:

Të vendosim të jetojmë pa politikë!

Duroi shqiptari tirani e padrejtësi, e duroi edhe Serbinë dhe përrallën e saj “Kosovo je kolevka…” (Kosova është djep…), e kur u mbush kupa ia “theu djepin” copë e grimë si bombë NATO-je.

Por, Serbia s’ndaloj as sot e kësaj dite. Mëmë Evropa e “zonja e hekurt” vendosën t’ia blejnë tjetër e ta vendosin më në veri. Derisa zonja jonë bënte hyrje triumfale me pallto ngjyra-ngjyra, topa-topa, thoshte se ato janë çështje teknike. Ato dolën se ishin “politeknike”.

Si shtet në tranzicion pësuam ndryshime, gjë që u pasqyrua edhe në fjalorin tonë. U “begatua” me shumë fjalë e sinonime. Kur erdhi fjala KFOR, u gëzuam shumë: na ëmbëlsoi me çokollata! Mirëpo, siç po shihet, do të vijë koha t’i vjellim ato. Për ta mirëpritur fjalën “standard”, duhej të plotësohen disa kushte, pastaj erdhi “pakoja e Ahtisaarit”.


Kishim dëgjuar për pako të cigareve, pako të këpucëve, por këtë jo. Kjo fjalë në praktikë u kuptua si “kapuçi i magjistarit”, sepse po ta fusje dorën brenda mund të nxirrje çfarëdo magjie. Apo “thesi i Babadimrit”, sepse Serbia ende po mundohet të nxjerr ndonjë dhuratë për vete nga ky thes. Ankthi tjetër i shqiptarëve është fjala “fizibilitet”, që për ta kuptuar “duhet punë”, shumë vite dhe atëherë kur në raportet botërore jemi diku kah mesi.

Derisa rilindësit dhe atdhetarët e vjetër thonë: “Mos përdorni barbarizma po në vend të tyre fjalë të bukura shqipe”, tani sikur vlen “rregulli”:’ sa më shumë që përdor fjalë të huaja, dukesh më i mençur!

Në matematikë ana e majtë është çdoherë baras me anën e djathtë. Te politikanët është ndryshe: flasin e flasin e në fund barazimi del zero (nuk thonë asgjë).Kjo ndodh sidomos kur i pyet sa kushtoi autostrada? Çka biseduat në Bruksel? Apo edhe pyetjen më të thjesht: sa është ora? Ata do të fillojnë: “Po shikoni… Bashkimi evropian… integrimet euroatlantike etj.”! Sepse janë mësuar të bëjnë parodi të pakuptimtë fjalësh. Siç thoshte një plak pasi dëgjonte lajmet mbrëmjes: “Diçka than’ po çka s’e di”!

Aristoteli e quajti njeriun “kafshë politikane” apo kjo kafshë evoluoi në “alien” që merr forma e trajta të ndryshme. P.sh gjatë zgjedhjeve ndonjë formë të butë, të mirë, e kur t’i fitojnë zgjedhjet transformohen në formë më të egër, më të fort!

Por, ndryshime nuk po bëjmë vetëm ne. Edhe Haga ndryshoi vendimin e saj: nga 27 vjet dënim zbriti në zero (për ish komandantin e ushtrisë jugosllave) . “Për një kile dukat na s’e kemi këqyrë”, thoshin përpara për Trepçën. E, në këtë rast, pritjet e të gjithëve janë se gjyqësori ndanë drejtësi, por problemi qëndron në faktin se gjyqësori nuk ndan drejtësi, por zbaton ligjshmëri.

Po më kujtohet slogani ”Shqipëria po ndryshon”. Unë do të thosha: “historia po ndryshon”, se Perandoria Osmane nuk kishte prerë kurrë koka të shqiptarëve!

Ndryshime po ndodhin edhe në mënyrën e jetës. Para disa ditë lexova se si një i ri gjerman 29 vjeçar kishte vendosur të jetojë pa para dhe ia dilte mbanë. Sa mirë do të ishte sikur ne të vendosnim të jetonim pa politikë. Sigurisht se do t’ia dilnim për mrekulli, e gjithsesi më mirë se tash.

Në trend

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Kalo në kategori