LAJMI I FUNDIT:

Të tejkalojmë “gogolët” e hijet së dijes!

Platoni thotë se në procesin e zbulimit të dijes së vërtetë, mendja kalon nëpër katër etapa zhvillimi. Në secilin etapë, ka një krahasim midis llojit të objektit, që i paraqiten mendjes dhe llojit të mendimit që ky objekt bënë të mundur. Janë tre mënyra të së perceptuarit: të imagjinuarit, të besuarit dhe të analizuarit.

Të imagjinuarit,kjo është forma më sipërfaqësore e aktivitetit mendor. Këtu mendja ndeshet me imazhet ose me nivelin më të ulët të realitetit. Fjala imagjinatë mund të ketë kuptimin e aktivitetit, për të depërtuar tej dukjes së sendeve në thellësinë e realitetit të tyre. Por, këtu, Platoni me imagjinatë kupton thjesht eksperiencën ndijesore të dukjes, kur kjo dukje merret si realitet i vërtetë. Një shembull i qartë është hija e cila mund të ngatërrohet me diçka reale. Në të vërtetë, hija është diçka reale; ajo është një hije reale. Por, ajo që e bën të imagjinuarit formën më të ulët të njohjes, është fakti se në këtë etapë mendja nuk e di se çfarë është një hije ose një imazh që ajo ndesh.

Të besuarit është gjendja e mendjes që krijohet nga objektet e dukshëm, sepse sendet aktuale zotërojnë më shumë realitet se sa hijet e tyre. Ato, megjithatë, nuk mund të na japin nga vetvetja dije, të cilat ne duam t’i kemi prej tyre. Dallimi midis të besuarit dhe të menduarit është fakti se me anë të të besuarit nuk krijohen analiza teorike të rrethanave të caktuara, por vetëm opinione, të cilat mund apo jo të jenë të përputhshme me realitetin


Të menduarit… Kur një person lëvizë nga të besuarit tek te menduarit, ai lëvizë nga bota e dukshme në botën e kuptueshme, nga realiteti i opinioneve në realitetin e dijes. Gjendjen e mendjes që Platoni e quan të menduarit, është veçanërisht karakteristike për shkencëtarët. Shkencëtarët merren me botën e dukshme, por jo thjesht me vizionin e saj, duke u marrë me aktin e abstraksionit.

Këto teoretizime platoniane janë të rëndësishme për çështjen kombëtare shqiptare. Disa njerëz jetojnë në botën e hijeve dhe përdorin vetëm të imagjinuarit. Ata mendojnë p.sh. se nuk varet nga ne, populli, nëse do të ribashkohet kombi shqiptar apo jo, por nga bashkësia ndërkombëtare dhe kështu që nuk duhet të lodhemi së punuari për ribashkim, sepse çdo përpjekje është e kot. Një gogol tjetër dezinformativ qarkullon kur disa thonë se duhet të integrohemi në BE dhe kështu do të ribashkohemi. Apo, kam hasur në debate edhe një fantazi më të zhvilluar se nëse krijohen principata shqiptare (Shqipëria shtet, Kosova shtet, Ilirida shtet etj.) dhe këta hyjnë në BE, atëherë shqiptarët do të jenë një superfuqi në Ballkan.

Ata harrojnë logjikën e racionalitetin, duke mos u vënë vetes një pyetje të thjesht: Si mund të bëhemi superfuqi në Ballkan duke qenë copa-copa?! Këto mendime në dukje janë imazhe të përfytyruara nga mendjet e njerëzve që nuk kanë asgjë me realitetin politik.

Shumica e popullit ka koncepte reale për objektet të dukshme që përbëjnë çështjen kombëtare shqiptare. Ata nuk janë shkencëtarë dhe nuk krijojnë koncepte abstrakte të realitetit. Duhet të tejkalojmë hijet e gabueshme të përshtypjeve lidhur me situatën aktuale në trojet shqiptare dhe të ardhmen e kombit shqiptar, të merremi me realitetin, duke krijuar një mënyrë shkencore të të menduarit rreth çështjes kombëtare shqiptare, në disa etapa: etapa e analizës historiko-politike të çështjes shqiptare, të realitetit aktual në trojet shqiptare, të masave që duhen marrë për realizimin e ribashkimit kombëtar shqiptar, pra të rrugëve politiko-diplomatike të bazuara në të drejtën pozitive ndërkombëtare, në të drejtën e vetëvendosjes dhe dekolonizimit të kombit shqiptar në Ballkan.
Teoretizimi i çështjes kombëtare shqiptare në nivel shkencor është një domosdoshmëri, sepse nga filozofia politike e saj nis praktika e shëndoshë kombëtare që do të çojë rreth zgjidhjes përfundimtare të problemeve mbarëshqiptare në Ballkan: ribashkimi kombëtar shqiptar!

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori