LAJMI I FUNDIT:

Të rriturit konsumojnë më shumë pemë dhe perime

Të rriturit konsumojnë më shumë pemë dhe perime

Në raport me të rinjtë, të rriturit konsumojnë sasi më të mëdha të karotenoideve, flavonoideve dhe fitonutricientëve të tjerë, të cilët janë të pranishëm në pemë dhe në perime.

Nëse bëhet krahasimi në ushqimin e të rriturve dhe të rinjve, prania e karotenoideve në ushqimin e të rriturve është 20 për qind më e lartë sesa tek të rinjtë. Po ashtu, konsumimi i flavonoideve për 40 për qind është më i lartë, ndërsa marrja e acidit ellagjik është për 80 për qind më e lartë tek të rriturit.

Fitonutricientët janë komponentë bimorë që kanë efekt mbrojtës në shëndet.

Kështu, karotenoidet, sikurse beta-karoteni ose glikopeni, mund të ofrojnë mbrojtje nga kanceri i gjirit, ovariumeve dhe prostatës; flavonoidet, si kvercetina dhe antocianidi, mund ta mbrojnë trurin; ndërsa acidi ellagjik, që gjendet në dredhëza dhe në arra, mund të ndihmojë në luftën kundër disa formave të karcinomës, duke përfshirë edhe karcinomën e prostatës dhe të gjirit. /Telegrafi/