Radu Magdin
Vetëpërmbajtja është një virtyt evropian. Por, vini re: Sot bota e ka humbur ekuilibrin, të paktën matur me standardet e 30 viteve të fundit; aleatët përcaktohen si armiq; gjithkush e shkruan diversifikimin me germa të mëdha, e në botë rri pezull një ndjesi pasigurie. Në Bruksel e kryeqytete të tjera evropiane flitet gjithnjë e më shumë për kompetencat e zgjeruara evropiane dhe sovranitetin. Rrallë ka pasur provokime të tilla kundrejt projektit evropian me inkurajimin që Donald Trumpi i dha daljes nga BE dhe paralajmërimit të Steve Bannonit se do të themelojë një fondacion në Evropë nga ku shpreson shpërndarjen e populizmit.
Për evropianët dhe politikanët e BE-së ka ardhur koha të ndihmojnë Evropën të kujtojë madhështinë e saj – “Make Europe Great Again”. Ata duhet ta rimarrin kontinentin, para se ta bëjë Steve Bannon. Partitë kryesore politike, partitë popullore konservatore, ato socialdemokrate evropiane dhe aleanca e liberalëve dhe demokratëve ndodhen para zgjedhjeve në maj 2019.
Evropa duhet të pozicionohet qartë: Jemi mbrojtës apo reformues të rendit botëror që kërcënohet nga Trumpi, Putini dhe vende të tjera? Fjalët e shkrimtarit Giuseppe Tomasi di Lampedusa nga romani “Leopardi” janë të qarta: “Nëse duam që gjërat të mbesin siç janë, kemi nevojë për ndryshime.” Pra, reformat janë të domosdoshme.
Akterët kryesorë të politikës botërore duhet të rifreskojnë aftësitë e tyre të drejtimit të narrativit evropian. Për këtë kemi nevojë për një strategji të përgjithshme, që mbështetet në principe. Rindërtim, riinterpretim dhe riformulim. Kjo kërkon fantazi dhe guxim, një strategji të zgjuar për të reduktuar suksesin e përfaqësuesve nga periferitë e spektrit politik.
Partitë evropiane duhet të kuptojnë se marrëveshja aktuale shoqërore dhe modeli shoqëror duhet të verifikohen. Këto rinovime duhet të kalojnë në masa të politikës. Duhet të pyesim veten se si i kuptojnë demokracitë tona reagimet e qytetarëve. Votuesit janë të pakënaqur me shpërndarjen e përfitimeve të globalizmit dhe rënien e rrjetit të sigurisë nën kushtet e internacionalizimit dhe lëvizjes së lirë të kapitalit.
Pabarazia nuk është fjalë boshe, por realitet. Kush e injoron atë në nivelin politik, do të paguajë një çmim të lartë. Hapi i parë dhe kryesor për rindërtimin e “politikës mainstream”, të partive kryesore është t’u vihet kufiri mekanizmave të neoliberalizmit dhe të gjendet një ekuilibër funksional mes fuqive të tregut dhe shoqërisë. Temat që prekin njerëzit duhet të shqiptohen: Si mund t’ia dalim që globalizimi të funksionojë për të gjithë? Si mundet që një politikë më e mirë migrimi të zbusë frikën ekonomike dhe kulturore të njerëzve? Kemi nevojë për një kontratë të re shoqërore. Refreni “një Evropë që mbron” mund të funksionojë, po të mendojmë, se sulmet ndaj periferive të spektrit politik janë strategjia më e mirë. Të mos bësh asgjë do të thotë që t’ua lësh populistëve “fortesën” Evropë.
Bëhet fjalë t’ua shkulësh dhëmbin përgjigjeve të thjeshta të partive radikale për problemet e sotme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka shumë pak dallime mes të majtëve dhe të djathtëve të konsoliduar. Konkurrenca politike ofron shumë pak hapësirë, partitë e konsoliduara nuk ia dalin të bëjnë për vete me narrativin e tyre njerëzit. Politika e ka lënë hapësirën publike dhe është fshehur pas dyerve. Ajo është teknike, pa frymëzim, e ftohtë.
Një nga leksionet më të rëndësishme të dy dekadave të fundit: Politika duhet të rifitojë rëndësinë në sytë e qytetarëve. Kjo mund të bëhet, vetëm nëse partitë popullore e lënë zonën e rehatisë të dikurshme dhe sjellin vizione që i bëjnë qartësisht të dallueshme nga partitë e tjera. Kemi nevojë për një politikë që të mbështetet në masë të madhe në parime dhe vlera. Nuk është e thjeshtë të ripolitizosh temat që u jepen ekspertëve, dhe në të njëjtën kohë të kujdesesh që të mos e prishësh konsesusin minimal që kemi nevojë si shoqëri demokratike. Nëse kjo strategji funksionon, partitë populiste dhe nacionaliste do mund të izolohen, dhe vëmendja e qytetarëve do të drejtohet tek një qendër e re. Qëllimi i partive të konsoliduara duhet të jetë të bëhen “popullore” pa qenë populiste.
Një politikë e re nuk është e plotë pa një gjuhë të re, një fjalor të ri. Duhet të tregojmë kujdes se si funksionon truri politik, sa të rëndësishme janë emocionet, mitet, historitë. Më shumë se kurrë nevojitet një akt ekuilibrues: Ne duhet të themi, se sa komplekse është bota, ku jetojmë sot, (dhe të sjellim narrativin e komplikuar dhe mënyra të reja trajtimi), por në të njëjtën kohë duhet të ruajmë parimin e vjetër KISS- Keep it short and simple -mbaje shkurt dhe thjesht.
Ky ekuilibër i ri është i mundshëm vetëm me përbërës të tjerë të rëndësishëm – emocionet, empatinë, guximin, përgjegjësinë.
Për të qenë spikatës dhe të tejkalojmë marshimin e populizmit dhe nacionalizmit, duhet që politika e “mainstream” e partive kryesore të kombinojë në harmoni substancën me imazhin dhe stilin. Shumë do ta mbyllnin me gjetjen e zgjidhjeve politike për probleme, që kanë çuar në tensione dhe trazira tek votuesit. Por kjo nuk mjafton. Nëse joshja dhe shpresa nuk bëhen pjesë e recetës (kësaj ia doli Emmanuel Macron), do të fitojë politika e frikës. Me siguri ka edhe një rrugë tjetër që të rigjallërohet marrëdhënia mes politikës së konsoliduar dhe votuesve. Zgjedhjet për Evropën do të jenë në këtë kuptim një fushëbetejë qendrore. Partitë popullore evropiane, EVP, SPE, ALDE duhet të qartësojnë vetveten nëse duan të mbeten parti drejtuese në Evropë.
(Autori është analist rumun dhe këshilltar politik. Ndër të tjera ka këshilluar kryeministrin rumun në vitet 2014-2015 dhe atë moldav në vitet 2016-2017. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 punoi në Bruksel për Parlamentin Evropian, EurActiv dhe Google)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri