LAJMI I FUNDIT:

Të puthësh mirë është një art

Të puthësh mirë është një art

Puthja na duket kaq e këndshme dhe emocionuese, sepse na bën të ndjejmë dashurinë dhe sigurinë që kemi provuar në krahët e nënës.

Puthës të mirë lindim apo bëhemi? Një gjë është e sigurt: jemi të prirë për të puthur qysh në fëmijëri dhe dimë të puthim qysh kur jemi ende në mitrën e nënës, por ama ushtrimi dhe stërvitja mund të na transformojë në profesionistë të vërtetë.

Teknikat janë të shumta. Kama Sutra përshembull përfshin rreth 30 tipa të puthurash, të klasifikuara në 4 kategori: të moderuar, të kufizuar, të kujdesshëm dhe të butë, secili i përshtatshëm me pjesët e ndryshme të trupit.

Ndërsa seksologët tentojnë t’i ndajnë puthjet në 2 grupe: të thella, ku gjuha luan një rol thelbësor dhe sipërfaqësore, që përfshin thjeshtë një puthitje (jo medoemos e pafajshme). /Telegrafi/