LAJMI I FUNDIT:

Të prishej, a të mos prishej koalicioni…

Nuk ishte hamletiane, por vetëm politike. Asgjë më shumë, asgjë tragjike.

Ndërtimi, si dhe prishja e koalicioneve qeverisëse, në politikë, asnjëherë nuk janë emocionale, por vetëm funksionale.

Është edukatë elementare politike, të mësohemi me mundësinë e ndërtimit dhe të prishjes së koalicioneve qeverisëse, saherë që e kërkon funksionimi institucional i një vendi demokratik.


Ishte “terrorizuese” përhapja alarmuese e një lajmi, si fundi i një bote të paprovuar, për mundësinë e prishjes, a të mosprishjes së një koalicioni qeverisës.

Ne vend se te trajtohej si dicka demokratike dhe fare normale, sepse mentalitetet dhe edukata e trajtimit dhe e te menduarit pa alternative, ne politike na kujton njellojshmerin e te menduarit totalitar skematik, te tejkaluar me sakrifice, si qeveri dhe si qeverisje te paprekshme te tipit absolutist.

Mbi bazën e interesave të subjekteve politike dhe në shërbim të ndërtimit të institucioneve, për të cilat janë votuar, ndërtohen marrëveshje e subjekteve politike për të qeverisur dhe sa herë që baza e këtij parimi lëvizet në drejtim të kundërt, edhe koalicionet rivlerësohen, rivendosen, ose edhe prishen dhe rivotohen.

Kjo qeveri dhe qeverisje na ka mësuar ta ndjejmë ndryshimin jo vetëm në qeverisje, por edhe në të menduarit ndryshe.

Demokracia është mundësi e alternativeve institucionalisht qeverisëse, ekonomikisht avancuese dhe përformancës politikisht të pranueshme, në shërbim të mirëqenies dhe lirisë së qytetarëve që i mandatojnë.

Ishte një alarme i rremë!
Një bombe e mediatizuar skajshmërisht!
Një furtunë e ngritur në një gotë, që dikush mund ta pijë thjeshtë për atraksion, apo edhe për qef, por aq e pafajshme sa nuk do të mund të mbytet asnjë buburrec!

Diçka e shëndetshme pilitikisht për një fushate, kur luftohet për votë, qoftë dhe duke bërë cunamin në një gotë!

E mira e gjithë kësaj qëndron përmbyllshëm, si me Gëzuar dhe puna vazhdon!

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori